InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
in Opinione
A A
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

Nga Ermal Spahiu

I kam përpara syve kujtimet e vjetra kur shqiptarët zgjodhën të braktisin njëherë e mirë një vend të pushtuar nga mllefi komunist ku çdo e drejtë demokratike përbuzej si një mall pa zot. Janë ende të freskëta, si një film dramatik: në portin e Durrësit, një mal me shqiptarë u dendën drejt anijes për të shpëtuar jetët e tyre drejt mundësive të reja. Pamjet e korrikut të vitit 1991, me “Vlora”-n e mbushur përtej çdo limiti, u bënë simbol i një populli që kërkonte dritë përtej kufijve.

Rreth 1.7 milionë shqiptarë sot jetojnë jashtë kufijve, në vendet më të mira të botës, në një tokë që u premtoi mirëqenie, siguri dhe të ardhme më të mirë – gjithçka që toka shqiptare nuk ua ofroi kurrë. Kështu u formua diaspora, e cila pavarësisht plagëve të vjetra të regjimit, zgjedh të ushqejë dashuri për Shqipërinë. Sot, remitancat e saj përbëjnë mbi 9% të PBB-së, sipas të dhënave që publikuara nga Bankës së Shqipërisë, në vitin 2023, duke mbajtur gjallë ekonominë e brishtë vendase.

Filmimet e eksodit shqiptarë jetojnë edhe sot, edhe pse jo në të njëjtën masë. Mjafton t’u drejtohesh rrugëve të ambasadave, ku qytetarë shqiptarë presin me orë të tëra për një zgjidhje të menjëhershme. Viza, dokumentacione, leje largimi. Këto janë fjalët që dëgjon shpesh prej tyre nëse ulesh me ta, kur i pyet se ku e shohin veten në një të ardhme të afërt. Shumë e dhimbshme kur e dëgjon. Fshatrat janë gati të boshatisur. Qytetet, sa në veri e sa në jug, pa lënë mënjanë Shqipërinë e Mesme, ndjejnë një thatësirë njerëzore, të cilën s’ka premtim elektoral që mund ta mbyllë si plagë.

Sot, më 2025-ën, saktësisht 11 vite pasi Bashkimi Europian “u zgjua” për t’i hedhur sytë drejt një vendi të vogël të Ballkanit siç është Shqipëria – që mori statusin kandidat në vitin 2014 dhe nisi negociatat në korrik 2022 – me të njëjtën qeveri në pushtet, sado emra kanë ndryshuar në radhët e saj, një tjetër ëndërr vazhdon. Këtë herë për Shqipërinë, jo shqiptarët: hapja e kapitujve. Janë 35 të tillë, nga drejtësia tek mjedisi, nga arsimi tek ekonomia. Në këto kapitull shënohen të gjitha dhe s’ka vend për gabime. Por, sa sinqeritet ka në këto kapituj? Sa mund t’i përmbushim me ndershmëri dhe profesionalizëm, kur në kahun tjetër, po kjo qeveri ka një mal me probleme të pazgjidhura? Pyetje që vazhdojnë të kërkojnë një përgjigje.

E duam turizmin, e në kahun tjetër shohim konflikte fizike, sjellje të turpshme të turistëve, dhe ngritje çmimesh në stratosferë.
E duam shëndetësinë, e në kahun tjetër njerëzit torturohen spitaleve, vdekja shëtit korridoreve, infermierët mbushin xhepa dhe sëmundjet sa vijnë e shtohen brenda një godine ku pastërtia nuk ekziston.
E duam arsimin, e në kahun tjetër nxisim konkurrencë të pabarabartë mes universiteteve, studentë të pakënaqur dhe një treg të mbipopulluar e të paorganizuar, ndërsa investimet shkencore bien çdo vit.
E duam sigurinë, e në kahun tjetër nxisim pasigurinë. Vrasjet dominojnë në çdo cep të rrugës, aksidentet janë bërë formalitet dhe jetën e ke pikëpyetje në çdo rrugë ku shkel.
I duam të rinjtë, e në kahun tjetër i bëjmë të rivalizojnë njëri-tjetrin duke u mbjellë urrejtje.
E duam kulturën e artin, por shkatërrojmë teatro e çdo godinat historike. I ulim vlerën librave dhe ngremë në piedestal rrjetet sociale.
E duam sportin, e në kahun tjetër sponsorizimet dhe favorizimet bëjnë kërdinë. Në fushë luhet me top, e në tribuna luajnë “paratë”.
I duam shërbimet online, e në kahun tjetër na detyrojnë sërish të sorollatemi në terren për një vulë.
E duam drejtësinë, e në kahun tjetër shtojmë ligje, formulojmë nene duke i kaluar në draft për miratim, pa vënë asgjë në funksion të interesave të qytetarëve që rropaten gjyqeve.

Populli i do të gjitha pasi sovrani është ai që zotëron pushtetin më të madh për të vendosur norma dhe rregulla drejt një jetese normale. Por gabon duke emëruar një qeveri e cila gjënë e vetme të cilën kërkon është karrigia e pushtetit.
Dhe kur një qeveri i rrëzon të gjitha këto norma dhe rregulla, vlera dhe atribute, në këmbim të një dashurie të vjetër që po zgjat gati 11 vite, është me vend të themi: më mirë syri se nami.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane
Aktualitet

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

9 Maj, 2026

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…
Show Biz

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

9 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com