InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
in Opinione
A A
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

Të dashur prindër, kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj.

Këtë shtator reflektoni sepse koha me ta nuk blihet me para. Fokusohuni të rrisni breza të denjë, qytetarë, humanë dhe profesionistë. Ndiqini ëndrrat e fëmijëve, lejojini të eksplorojnë, eksperimentojnë derisa të gjejnë veten. Do luteni t’i keni në gjirin tuaj më vonë dhe do të jetë vonë.

Mos u bëni egoistë, krijoni një ambjent të ngrohtë familjar, që fëmijët ta besojnë dhe ta jetojnë ‘familjen e shenjtë’. Jepuni dashuri, kuptojeni rrebelizmin e tyre, komunikoni me ta, bëjini shokë dhe mbi të gjitha bëjini të besojnë se ata janë më të mirët e botës.

Mos i krahasoni fëmijët tuaj me fëmijët e tjerë por bëjini ata të besojnë se janë më të mirët, që mund t’ja dalin, që duhet të provojnë dhe të mos dorëzohen.

Mësojuni fëmijëve tuaj që nuk ka dështime por vetëm mësime.

Mos shfryni, gjejeni kohën dhe riktheni në ‘trend’ gjërat e thjeshta të cilat lënë gjurmë.
Lërini anash pajisjet teknologjike, rrjetet sociale. Një shëtitje në park, leximi para gjumit, të parit një film së bashku, të gatuarit një vakt a ëmbëlsirë të preferuar, të qeshurit, sjellin më shumë dobi se like-t dhe televizori.

Bëhuni të butë, të ndjeshëm, të qetë dhe mos lejoni që streset e përditshme t’iu mposhtin se pa ditur, pa dashje e reflektoni te fëmijët tuaj.
Ata ecin në gjurmët tuaja, ata bëhen ajo çka shohin çdo ditë te ju, në shtëpinë tuaj, në komunikimin tuaj me të tjerët, në mënyrën se si ju trajtoni më të dobëtin.

Vishini’ fëmijës përgjegjësi, jepini detyra (sigurisht të drejta për moshën dhe kapacitetin e tyre), kërkojuni mendime, lërini të shprehen, bëjini të ndihen të rëndësishëm por mbi të gjitha të dashur.
Bota po humb sensin, bëhuni ju sensi dhe kuptimi i botës.

Edukoni breza pa trauma, breza të lirë, me qëllime, me mundësi të reja, me horizont largpamës dhe mbi të gjitha breza që gjithçka e bëjnë me gjuhën e dashurisë.

Të nderuar prindër, ju keni në dorë të ardhmen, mos lejoni që ajo të jetë robotike, pa emocion, e zhytur mes kaosit dhe bullizimit.

Mos rrisni fëmijë të etur për pushtet e para por rrisni fëmijë të etur për dije dhe dashuri! (E. D/infopressalbania)

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com