InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Show Biz

Nga ikonë e muzikës, në e pastrehë, rrëfehet Mira Konçi: Historia e Parashqevi Simakut më ka tronditur! E kam njohur nga afër dhe…

23 Dhjetor, 2024
in Show Biz
A A
Nga ikonë e muzikës, në e pastrehë, rrëfehet Mira Konçi: Historia e Parashqevi Simakut më ka tronditur! E kam njohur nga afër dhe…

Jeta e Parashqevi Simakut ka qenë kryefjalë e mediave, prej më shumë sesa 10 ditësh. Këngëtarja e njohur, e cila ishte zhdukur nga sytë e publikut prej shumë vitesh, u rikthye sërish, këtë herë si e pastrehë.

Por jeta e saj ndryshoi tërësisht brenda këtyre dy javëve, duke u shndërruar në një ‘përrallë të kohëve moderne’. Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Ilirjani dhe ndërhyrjes nga shteti shqiptar, tashmë për Parashqevinë po mendohet edhe rikthimi në Shqipëri.

Përgjatë këtyre ditëve shumë kolegë e miq të këngëtares, si në vendin tonë, ashtu edhe në SHBA kanë folur për këtë ngjarje. Lidhur me këtë ka folur dhe këngëtarja Mira Konçi, e cila e ka njohur nga afër Parashqevinë që në Tiranë dhe më pas një njohje edhe më të ngushtë kanë pasur të dyja në SHBA.

Në prononcimin e dhënë për “Panorama”, Mira Konçi shprehet se ndihma që i është dhënë Parashqevisë, të paktën nga ana e saj ka qenë tërësisht private, duke mos dashur që të flasë konkretisht se për çfarë ndihme e ka pasur fjalën. Konçi është shprehur se të paktën njerëzit që e kanë njohur nga afër Parashqevinë, nuk duhet të hamendësojnë nëse gjithçka ndodhi ishte e përgatitur, apo një rastësi e bukur.

“Gjykoj se askush, akoma më shumë ne që e kemi njohur në jetë të mrekullueshmen Parashqevi, nuk mendoj se kemi të drejtë t’i japim vetes tagrin për të hamendësuar lidhur me sa pyesni. Historia e saj personalisht më ka tronditur shumë, si grua në radhë të parë dhe padyshim edhe si dikush që e ka njohur nga afër, ashtu si shumicën e shqiptarëve besoj për artisten e tyre. 

Ndaj, lutem pranoni shumë miqësisht e modestisht ftesën time për të mos stimuluar që dyshimet që mund të ekzistojnë nga kushdo për rrethanat e saj familjare, të zëvendësojnë ndjeshmërinë që duhet të tregojmë karshi një situate kaq komplekse për të. Sigurisht, secili duke e bërë këtë brenda kornizës profesionale apo në privatësi e në mënyrën e vet, siç është rasti im”, është shprehur këngëtarja Mira Konçi.

Të Lidhura

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…
Show Biz

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

9 Maj, 2026
15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!
Show Biz

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!

18 Prill, 2026
Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026
Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026
Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026
U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

TË FUNDIT

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”
Kulturë

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”

2 Qershor, 2026

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar
Aktualitet

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar

31 Maj, 2026

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar
Aktualitet

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar

31 Maj, 2026

Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec
Aktualitet

Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec

31 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com