InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Show Biz

Pas planeve për biznes e fëmijë, ndahen Ilnisa dhe Meritoni? Gazetarja nuk u pranua kurrë nga familja e këngëtarit

27 Tetor, 2024
in Show Biz
A A
Pas planeve për biznes e fëmijë, ndahen Ilnisa dhe Meritoni? Gazetarja nuk u pranua kurrë nga familja e këngëtarit

Vetëm javën e shkuar, shkruam për marrëdhënien e vështirë që Ilnisa dhe Meritoni kishin hasur me familjarët e këtij të fundit. Por teksa prisnim që raportet të sistemoheshin, duket se problemet kanë nisur edhe për vetë çiftin.

Ajo që ditët e fundit po vihet re gjithmonë e më shumë është pikërisht mungesa e këtij çifti në praninë e njëri-tjetrit. Thuhet se dyshja është duke kaluar një periudhë krize, ku gjithnjë e më shpesh po përflitet për një ndarje.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, prej shumë ditësh tashmë, asnjëri prej të dyve nuk poston më foto e video në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kujtojmë këtu, që pas përfundimit të “Big Brother”, çifti ishte ndër ata që më së shumti publikon së bashku, duke folur publikisht për dashurinë e tyre. Por u bënë disa javë, që këto postime tashmë po mungojnë. Ndonëse që të dy vijojnë të jenë aktiv në Instagram, pozat së bashku nuk janë publikuar më. Megjithatë, Ilnisa dhe Meritoni vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale.

Pas planeve për biznes e fëmijë, ndahen Ilnisa dhe Meritoni?

Miqtë e afërt nuk dinë të thonë se çfarë ka ndodhur mes këtij çifti, duke ngritur dyshimet se, në fakt, edhe dyshja është duke bërë gjithçka për famë, ashtu si edhe përflitet se ka ndodhur me Heidin dhe Romeon.

Megjithatë, fakt është që prej kohësh Meritoni nuk është parë në Tiranë, ndonëse u tha se do të moderonte një emision në vendin tonë. Nga ana tjetër Ilnisa ka publikuar foto e video nga eventet e ndryshme ku edhe merr pjesë, por këtë herë e vetme, pa praninë e Meritonit. Nuk dihet nëse familjet e të dyve kanë ndikuar për këtë krisje që lidhja e tyre ka pasur, apo vetë të dy kanë ndeshur problemet e para.

Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit.

Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

Pas planeve për biznes e fëmijë, ndahen Ilnisa dhe Meritoni?

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’. Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë./Marrë me shkurtime nga Panorama Plus

Të Lidhura

35 pilula në ditë për shëndetin: rutina e Kim Kardashian që po alarmon mjekët!
Show Biz

35 pilula në ditë për shëndetin: rutina e Kim Kardashian që po alarmon mjekët!

16 Qershor, 2026
“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…
Show Biz

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

9 Maj, 2026
15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!
Show Biz

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!

18 Prill, 2026
Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026
Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026
Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com