InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Të flesh mirë, të jetosh gjatë! – Nga Dr. Ilir Allkja

7 Tetor, 2024
in Të ndryshme
A A
Të flesh mirë, të jetosh gjatë! – Nga Dr. Ilir Allkja

Shpesh dita nis me pyetjen rutinë “si fjete?”

Gjumi dhe gjumi cilësor janë dy gjëra shumë të ndryshme. Të gjithë nuk ndjehemi mirë në qoftë se nuk kemi fjetur mjaftueshëm apo kemi fjetur keq, duke shtuar në kosto një ditë pa efektivitet e ndonjëherë rraskapitëse pune.

Të gjithë ata që nuk arrijnë të flenë si dhe sa duhet kanë 3-4 nga simptomat e mëposhtme:

➡️Nervozizëm
➡️Vështirësi në përqëndrim
➡️Lodhje gjatë ditës
➡️Dobësim të sistemit imunitar
➡️Shtim në peshë
➡️Ndryshime të papritura të humorit
➡️Tension të lartë gjaku
➡️Çrregullim të funksionit të organeve
➡️ Çrregullime hormonale, sidomos tek femrat.
➡️ Dhe më e rënda , pasoja në jetëgjatësi.

Mënyra më e mirë për të fjetur mund të ndihmohet nëse provoni dhe ndiqni disa praktika të higjienës së gjumit.
Përveç ndryshimeve të mënyrës së jetesës, ka disa ushqime që nxisin gjumin në mënyrë natyrale!

Hajni këto ushqime 2-3 orë para se të rrëshqisni mes çarçafëve:

  1. Bajamet – janë një burim natyral i melatoninës
  2. Arra – pêrveç se me melatonin, përmbajnë acide yndyrore të larta (të mira) për t’ju ndihmuar të flini më gjatë, më mirë.
  3. Çaji i kamomilit – përmban apigeninë, një antioksidant i mirë për parandalimin e pagjumësisë
  4. Frutat e kivit – të pasura me serotonin dhe antioksidantë për relaksim natyral
  5. Lëng qershie apo çaj i bishtave të saj – një filxhan i vogël ofron shumë melatonin që mund të ndihmojë nëse luftoni me pagjumësinë

Zgjidhni (nqs është e mundur pozicionin e dhomës gjumit larg zhurmave, rrugës etj.)

Mos mbani telefon, tablet, kompjuter, apo TV në dhomën tuaj të gjumit. Janë pajisje që shkatërrojnë gjumin tuaj të natës, ditën tuaj të punës, shëndetin.

Në qoftë se nuk arrini të flini pavarësisht kushteve të përmirësuara, kontaktoni me një mjek, mos lejoni që problemet tuaja të “trashen”, të kronicizohen.

Kujdesuni për veten!

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com