InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Xhaferri thirrje studentëve: Paralizoni Universitetin dhe mbushni sheshet

5 Tetor, 2024
in Të ndryshme
A A
Xhaferri thirrje studentëve: Paralizoni Universitetin dhe mbushni sheshet

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri shprehet se “studentët dhe të rinjtë janë barriera e fundit përballë autokracisë”.

Zhvatja nga qiratë, mosrespektimi i paktit për Universitetin dhe eksodi biblik i të rinjve, sipas Xhaferrit janë arsye të forta se përse në 7 Tetor të rinjtë duhet të jenë në vijën e parë të protestës kombëtare.

Ai u bëri thirrje studentëve të paralizojnë jetën në Universitete deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.

Sipas Xhaferrit, është koha që studentët të përsërisin protestat e 1990 dhe 2018 dhe ti tejkalojnë ato, duke u kujtuar se të rinjtë janë e vetmja barrier që nuk do lejojnë vendosjen e autokracisë.

“Prej 2018 kemi një dyfishim të qirave për të banuar në Tiranë, kemi një dyfishim në mos trefishim të inflacionit të  çmimeve të shportës, por nuk kemi ende një kartë studenti që sjell benefite në jetën tuaj të përditshme. Para disa ditësh vetë GRUD denoncoi për abonentë  e urbanëve që me kartën e studentit duhet të shkojnë në 7 ose 8 kioska si në radhën e qumështit dhe nëse mbaronin abonetë mund të kthehen me duar në xhepa. Në këtë fazë jemi që nga 2018 nuk kemi asnjë ndryshime.  Unë e kuptoj disa prej jush jeni në vit të 4 ose të 5 dhe mund të thoni ja hodha sakrificës. Mendoj se është koha për tu ngritur të rikthejmë një protestë të fuqishme në Universitete, për të ndaluar mësimdhënien dhe fasadën e arsimit të lartë dhe për të sjellë përsëri vëmendjen tek studentët. 

Çdo ndryshim në çdo vendet buzë diktaturës ose në diktaturë ka nisur nga studentët. Jeni të vetmit që nuk korruptoheni, të tjerët korruptohen nga frika nga intimidimi nga dhuna ose me të mira material.   

Duhet të ngriheni për vetën tuaj, ky është qëllimi kryesor I këtij takimi se jeni të gjithë koordinatorë të GRUD, anëtar të GRUD, këtë protestë do e nisim dhe  ne do e përfundojmë ne negociatën politike që do bëhet me qeverinë që është vetëm një kusht, qeveri teknike dorëheqja e Edi Ramës dhe rënia e këtij regjimi që këto vite vetëm i ka blerë njerëzit.  

Duhet të jemi një grupim sado i vogël apo i madh që nuk mposhtemi, dhe duhet të kemi një qëllim rezistenca dhe vetëm rezistenca. Është koha e guximtarëve jo e menefregistëve që thonë ç’më duhet mua. Kush dallon në këtë kohë betejë do ketë një angazhim të gjatë të jetës sociale politike dhe të çfarë do lloj fushe tjetër”- tha Xhaferri.

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com