InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

PROFIL/ Gjashtëdhjetë vitet e Monica Bellucci-t

30 Shtator, 2024
in Të ndryshme
A A
PROFIL/ Gjashtëdhjetë vitet e Monica Bellucci-t

Pak kohë më parë, në një intervistë për Variety, duke folur për marrëdhënien e saj me bukurinë dhe plakjen aktorja italiane Monica Bellucci tregoi me shaka se si pas të dyzetave, femrave u ofroheshin vetëm role shtrigash.
 
Më 30 shtator, Bellucci mbush plot gjashtëdhjetë vite dhe vazhdon të jetë në kinema anembanë botës me filmin Beetlejuice Betlejuice, ku luan rolin e Delores, një zombie shpirtngrënëse me një pamje magjike. 
 
Në atë intervistë, sigurisht që Bellucci po e ekzagjeronte pak, duke qenë se kur luante në filmin “Spectre” joshësen “Bond girl” ajo ishte mbi moshën pesëmbëdhjetë vjeçare dhe në përgjithësi nuk është reshturi së cilësuari atë si përfaqësuesen par execellence të bukurisë femërore italiane, tejet sensuale dhe njëkohësisht elegante në botë. Për shkak të numrit të madh të filmave të xhiruar në Itali dhe jashtë saj, ajo është ndoshta edhe aktorja italiane më e njohur e brezit të saj ndërkombëtarisht.

PROFIL/ Gjashtëdhjetë vitet e Monica Bellucci-t

E lindur në Citta di Castello, një provincë e Perugias, karrierën e saj nisi fillimisht duke punuar si një modele në Itali dhe Francë rreth fundit të viteve 1980, për të paguar shpenzimet e studimeve. Më pas bëri prezantimin e parë televiziv, duke luajtur në një miniserial i quajtur Jeta me Fëmijët, për të kaluar shpejt në kinema si protagoniste në filmin La riffa, ku luajti rolin e një gruaje të ve në moshë të re. Në vitin 1992 luajti rolin e një vampiri në filmin britanik të Francis Ford Coppola, Bram Stoker’s Dracula, një nga rolet që ajo e kujton ende sot si më vendimtarin në karrierën e saj; dhe në vitin 1996 u nominua për çmimin Cesar për rolin e saj në filmin francez The Apartment. 
 
Në këtë film ajo u takua me aktorin Vincent Cassel, me të cilin, më vonë edhe u martua. Nga martesa me të, Bellucci ka dy vajza. Me Cassel luajti edhe në dy filma të tjerë mes viteve 1990-2000, të cilët edhe u kritikuan, por edhe u lavdëruan njëkohësisht, veçanërisht për skenat e tyre të vrazhda të dhunës. Filmi i titulluar Doberman, ku Bellucci luan rolin e një grua shurdhmemeceje dhe Irreversible që shkaktoi debate për një skenë të gjatë përdhunimi, ku ajo luante viktimën.

Fama e Bellucci-t mori me të vërtetë dhenë në të gjithë botën në vitin 2000, falë rolit kryesor në filmin Malena të Giuseppe Tornatore, ku ajo luajti rolin e një gruaje të karakterizuar mbi të gjitha nga bukuria e saj, që përgojohet pas Luftës së Dytë Botërore. Në të njëjtin vit, ajo luajti në filmin Under Suspicion të Stephen Hopkins, i cili u prezantua në festivalin e Kanes. 
 
Duke filluar nga viti 2002 e në vazhdim Belluçi filloi të punonte më shpesh në Shtetet e Bashkuara, ku revista Maxim e radhiti në vend të 9-të në listën e 100 femrave më seksi në botë. Ajo luajti në filma si The Last Dawn, The Matrix Reloaded dhe Matrix Revolutions, The Passion of the Christ i Mel Gibson dhe She Hates Me të Spike Lee. Megjithatë, ajo vazhdoi të luante në filmaedhe në Itali, duke filluar nga regjisorët Gabriele Muçino te Paolo Virzì, nga Marco Tullio Giordana te Alice Rohrwacher. Në vitin 2007, skena e seksit në filmin Manual d’amore 2 midis Bellucci, ecila luante rolin e një fizioterapisteje dhe Riccardo Scamarcio, një i ri që qëndronte në karrige me rrota, shkaktoi një sensacion të madh në Itali.

PROFIL/ Gjashtëdhjetë vitet e Monica Bellucci-t

Që nga fillimi i viteve 2000, ajo është shndërruar në një ndjekësee markave luksoze të modës si Dolce&Gabbana, e cila pëlqen tërikthejë skena tradicionale nga Italia jugore në reklamat e saj dhe Dior. Ajo u vlerësua përgjithësisht edhe për vëmendjen që i kushton modës me stilin e saj elegant dhe tipik italian, thuajse të një epoke tjetër, me fustane të gjata, me prerje klasike dhe me prerje shumë të ulët.
 
Në karrierën e saj të gjatë, Bellucci ka interpretuar pothuajse kudo, në filma të pavarur si dhe në filma më komercialë, por pothuajse gjithmonë në role dramatike, me disa përjashtime (një i fundit është ai në Mafia Mamma në 2023). E pyetur pse luajti një rol të tillë, ajo u përgjigj se nuk e dinte: “ndoshta se jam brune?”. Në vitin 2017 ajo u bë anëtare e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit (organizata e përbërë nga mijëra profesionistë të kinemasë që jep çmimet Oscar) dhe ishte e ftuara e parë italiane e Festivalit të Filmit në Kanë.
 
Që nga viti 2013 vëmendja ndaj saj ishte shumë e madhe për shkak edhe të ndarjes nga bashkëshorti i saj Vin Cassel, me të cilin prej vitesh ishte një nga çiftet më të njohur të kinomatografisë europiane. 
 
Pas disa vitesh bashkëjetesë me artistin Nicolas Lefebvre dhe një periudhe të shkurtër si single, vitin e kaluar, ajo u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Romë me regjisorin amerikan Tim Burton, të cilin e njihte prej disa kohësh./Përshtatur nga Liberale.al dhe marrë nga Il Post.it

Të Lidhura

Të ndryshme

19 Maj, 2025
Shqiptarët po bëjnë lek të paparë, 1 kg nga kjo bimë kushton plot 3 mijë euro, ja ku mund ta gjeni
Të ndryshme

Shqiptarët po bëjnë lek të paparë, 1 kg nga kjo bimë kushton plot 3 mijë euro, ja ku mund ta gjeni

17 Maj, 2025
Të ndryshme

12 Maj, 2025
“We expected a bit more intelligence and maturity from Rama so that the elections wouldn’t be manipulated like in Russia!”
Të ndryshme

“We expected a bit more intelligence and maturity from Rama so that the elections wouldn’t be manipulated like in Russia!”

12 Maj, 2025
19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën
Të ndryshme

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

11 Maj, 2025
Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë
Të ndryshme

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë

10 Maj, 2025

TË FUNDIT

Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH!
Aktualitet

Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH!

19 Maj, 2025

Të ndryshme

19 Maj, 2025

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”
Aktualitet

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”

19 Maj, 2025

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com