Një ditë pas votimit në Parlament, ministrat e rinj do të votohen sot në Presidencë.
Seanca e jashtëzakonshme dje u shoqërua me debate dhe tensione pasi deputetë të opozitës krijuan zhurmë duke goditur tavolinat teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi pikat e diskutimit.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi insistoi disa herë që të marrë fjalën për procedurë, por kërkesës së tij Nikolla iu përgjigj duke i thënë se ai është përjashtuar nga seanca.
Mes tensioneve, Kuvendi miratoi ndryshimet në qeveri. Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm me 76 vota pro. Petrit Malaj u emërua ministër i Financave me 77 vota pro.
Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes me 77 vota pro. Ndërsa Taulant Balla u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 78 vota pro.
Bledi Çuçi mori 77 vota pro për të zëvendësuar si nënkryetar i Kuvendit Ermonela Felajn. Gjatë miratimit të ministrave të rinj.











