InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

“Disa nuk e meritojnë”/ Rama-deputetëve: Nga sot deri në zgjedhje jeni në test për një vend në listë

29 Korrik, 2024
in Politikë
A A
“Disa nuk e meritojnë”/ Rama-deputetëve: Nga sot deri në zgjedhje jeni në test për një vend në listë

Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe ministrat aktual dhe tre ministrat e rinj të propozuar ditën e djeshme në Kongresin e PS-së.

Në mbledhjen e sotme të grupit të PS-së është diskutuar për ndryshimet në Qeveri dhe në Kuvend, si dhe për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Mësohet se gjatë mbledhjes, kreu i qeverisë ka falenderuar Taulant Ballën, Niko Peleshin dhe Ervin Meten për kontributin e tyre në ministritë që drejtonin, pasi i shkarkoi ditën e djeshme.

Gjithashtu, burime për mediat bëjnë me dije se Rama ka vazhduar kritikat ndaj deputetëve të tij, njësoj si në fjalimin e mbajtur në Kongres, teksa u ka thënë se disa prej tyre nuk e kanë bërë punën siç duhet dhe se nuk e meritojnë të jenë në Kuvend.

Mësohet se Rama u ka thënë deputetëve se nga sot deri në prillin e vitit të ardhshëm ata do të jenë në test për një vend në listat e kandidatëve për deputetë.

Vlen të theksohet fakti se me kodin e ri zgjedhor, 1/3 e listës do të jetë e mbyllur, ku emrat në këtë listë do e kenë të sigurt futjen në Kuvend, nëse partia e tyre arrin të marrë rreth 30% të votave në çdo qark, ndërsa 2/3 e listës më pas do të jetë e hapur, ku edhe një votë e vetyme do të bëjë diferencën.

Kritikat e Ramës në Kongres ndaj deputetëve:

“Jeta parlamentare nuk është vetëm arena e seancave kuvendore, as nuk nis dhe mbaron në mbledhjet, në dhomat e grindjeve të komisioneve të Kuvendit. Karrigia dhe tryeza e Kuvendit janë për tu ulur për vendimmarrjen, por detyra e deputetit matet me kilometrat e bëra në këmbë, në lagjet, rrugët, shtëpitë dhe vendet ku jeton dhe punon komuniteti që i ka dhënë mandatin e përfaqësimit, atje tek zgjedhësit me komunitetin, me njerëzit më në nevojë, me grupet e interesit, tek anëtarësia, ku dora, fjala, urtësia e deputetit janë kusht për shëndetin e mirë dhe mbarëvajtjen e jetës së çdo qelize të partisë. Deputeti mund të jetë ose jo i gojës, por nuk mund të jetë asgjë tjetër përveçse shembulli i një njeriu që di të dëgjojë njerëzit, që ka dëshirën të mësojë dhe të zhvillojë dijet e veta mbi problemet me të cilat i duhet të merret, që ka ambicien të zgjidhë edhe probleme të mëdha edhe halle të vogla. Dhe të rritet, të lartësohet në sytë e njerëzve përmes punës që bën për vendin dhe për ta, pa harruar asnjëherë tua qaj hallin që s’mund tua u zgjidhë dot.

Kjo vlen për çdo deputet, pa dallim, por mbi të gjitha kjo duhet të vlejë për këdo që merr vlerësimin dhe që ka nderin të jetë deputet i partisë më të madhe, më të besuar dhe më fitimtare të shqiptarëve, të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Të jesh deputet i kësaj partie është diçka që unë personalisht e konsideroj një privilegj të pakrahasueshëm me asnjë privilegj tjetër dhe të zgjidhesh deputet nga shumica e shqiptarëve është për mua një borxh i jashtëzakonshëm i cili nuk lahet dot kurrë deri në fund.

Atyre që më pyesnin shpesh ku e gjen gjithë këtë energji dhe burim, zakonisht ua kthej me një buzëqeshje, por në fakt dua tu them që unë nuk kam sesi rri dot as një orë rehat përderisa ndër ata që mua ma kanë bërë këtë nder ka shumë që nuk janë dot rehat në atë orë. Dhe kjo nuk është çështje natyre, kjo është çështje detyre. Prandaj dhe dua tu kërkoj ndjesë sot të gjithë atyre në këtë sallë dhe jashtë saj që deputet nuk janë, por që kanë investuar mundin e tyre dhe kanë dhënë votën e tyre që një grusht njerëzish të kësaj përfaqësie të madhe të PS të jenë këtu sot si deputet. Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputet që janë këtu të ulur mes nesh, që nuk e kanë përmbushur akoma as minimumin etik të paraqitjes në kohë dhe në çdo kohë në detyrën për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve, më mirë, shumë më mirë sesa shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua kur shkoj në zonën e tyre apo që shkojnë në organizatat e partisë vetëm për të bërë një fotografi prezence kur zhvillohet një fushatë anëtarësimesh.

Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin në zyrat e shtetit për punët e tyre, të familjes tyre, të tarafit të tyre apo edhe për ata deputetë që qysh se kanë zbritur në sallë nga tryeza e qeverisë duken në foltoren e Kuvendit një herë në Hënë dhe flasin sikur kanë ardhur nga Hëna. Ndërsa takimet me njerëzit i bëjnë vetëm me njëri tjetrin, natyrisht për vatanin, por kryesisht për të rejat e fundit nga portalet e thashethemeve për qeverinë.

Një ndjesë të veçantë edhe për disa që u është bërë ves që të bëjnë komentatorin e kolegëve dhe të qajnë halle karriere më dashakeqë lloj-lloj ndaj kësaj shtëpie apo të gjuajnë brenda shtëpisë nga frëngjitë e disa pocaqi kanaleve dhe portaleve duke hedhur gurin dhe duke fshehur dorën, por duke harruar jashtë gjuhën e tyre që nuk pushon.

Ndjesë po ashtu kujtdo ndër deputetët të cilëve nuk u takojnë këto fjalë sepse fatmirësisht nuk janë të gjithë kështu, nuk janë të gjithë dembelë dhe moskokëçarës ndaj detyrave që ose e nderojnë deputetin bashkë me Partinë Socialiste në sytë e zgjedhësve ose e turpërojnë deputetin por edhe PS në sytë e gjithë njerëzve. Fatmirësisht i kemi deputetët pa të cilët nuk do kishim arritur shumëçka në këtë mandat të tretë dhe i kemi dhe deputetët të cilët nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendimet, as kur duhet tu japin këmbëve për të takuar zgjedhësit.”

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com