InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Në 3 komuna në Kalabri vendosen dy buste dhe një shtatore e Skënderbeut, Begaj-arbëreshëve: Jini ambasadorë të vlerave tuaja

5 Maj, 2024
in Të ndryshme
A A
Në 3 komuna në Kalabri vendosen dy buste dhe një shtatore e Skënderbeut, Begaj-arbëreshëve: Jini ambasadorë të vlerave tuaja


Dy buste dhe një shtatore të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri, San Sofia, San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në çdo qendër te fshatrave arbëreshe ngrihet busti i Heroit Kombëtar si simbol që mban gjallë identitetin arbëror.

Ceremonia e sotme e inaugurimit të busteve në të tre komunat bëri bashkë me Presidentin Bajram Begaj, banorët arbëreshë, autoritetet lokale, shqiptarë të Shqipërisë të ikur pas viteve ’90 si edhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Italia.

Presidenti Begaj i cili i dhuroi arbëreshëve dy buste, shprehu falënderim ndaj pjesëmarrësve duke përshëndetur në veçanti të rinjtë dhe fëmijët të pranishëm në këtë festë kombëtare.

“Kam ardhur të mbaj fjalën  që ju dhashë tetorin e kaluar, sepse për ne shqiptarët, fjala e dhënë nuk është mit, por realitet’, u shpreh Presidenti Begaj gjatë ceremonisë inauguruese të bustit të Skënderbeut.
“Është vizita e dytë në Kalabri dhe kjo vizitë më mbush me krenari për faktin që të gjitha institucionet italiane, duke filluar nga presidenti i rajonit të Kalabrisë, prefektët e këtyre komave dhe e gjithë media janë interesuar dhe kanë promovuar gjithçka në lidhje me Arbërinë.

Patjetër që projekti Arbëria dhe Shqipëria, tashmë edhe Kosova dhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi, do të kenë një bazë të shëndetshme për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre. Këto marrëdhënie nuk do të ishin në këtë ditë sot dhe nuk do të zhvilloheshin nëse ju 6 shekuj me parë do të kishit haruar nga vinit, prandaj është momenti t’ju them: faleminderit  të gjithëve ju, secilit një e nga një, dhe të gjitha komunave arbëreshe për çfarë keni bërë për të ruajtur gjuhën arbëreshe, çfarë keni bërë për të transmetuar identitetin tonë kombëtar me veshje, traditat dhe kulturën tonë”.
Kreu i shtetit theksoi se do të vijojë të japë ndihmën e tij, frymëzuar nga modeli i arbëreshëve i vlerësimit dhe promovimit të historisë aq të rëndësishme për ruajtjen e identitetit përballë sfidave te kohës.

“Arbëreshët vërtet ikën nga vendlindja e tyre, po erdhën këtu në vendlindjen e re ne Itali. Erdhën këtu dhe ruajtën e mbajtën me vete gjuhën, veshjet, kulturën, traditën, këngën dhe vallen, morën me vete kujtimin e tyre për Skënderbeun, identitetin e tyre kombëtar. Nga sot Skënderbeu në këtë shesh nuk do të jetë më një kujtim, por do të jetë gjithmonë një jetesë së bashku me ju.  Çdo ditë ju do të shikoni monumentin e tij kaq të lartësuar në këtë vepër kaq të realizuar”, u shpreh Presidenti Begaj i cili këshilloi brezat e rinj, shkollat tona, mësuesit tanë dhe shkrimtarët të jenë promovues të vlerave kombëtare.
Duke vlerësuar figurën e Skënderbeut, si strateg të përbashkimit që përcaktoi të ardhmen e popullit tonë drejt Evropës, Presidenti Begaj u shpreh se edhe sot ai është simbol për të gjithë shqiptarët kudo janë, në atdhe apo Diasporë.

Ndërkohë në San Basile, ceremonia u shoqërua dhe me një ekspozitë  fotografike të artistit Vlasov Sulaj mbi rrugëtimin na Shqipërinë Kalabri të monumentit të punuar nga skulptori Ardian Pepa.

Nga Zangarona, pas inaugurimit të bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, kreu i shtetit ftoi të rinjtë arbëreshë të shndërrohen në ambasadorë të vlerave historike, kulturore, identitare të Arbërisë.

“Dua t’ju inkurajoj të vazhdoni të jeni ambasadorë të vlerave tuaja. Përdorni çdo mjet që keni në dispozicion, nga teknologjia, deri te mediat sociale, për të treguar historinë tuaj unike dhe për të ndikuar pozitivisht në komunitetin tuaj emë gjerë. Jini krenarë për atë që jeni dhe atë që përfaqësoni!

Tregojuni botës për thesaret e këtushme, bukurinë e veshjeve, për argjendarinë dhe zbukurimet e kostumeve tuaja karakteristike, qëprodhohen në mënyrë artizanale nga rrobaqepës duarartë. Ekspozoni artin e mrekullueshëm tëpikturës së shprehur gjatë gjashtë shekujshhistorie. Përhapni meloditë e këngëve dhe motivet e valleve të gëzueshme.

Në këtë rrugëtim do të na keni në krah!”- u shpreh Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com