InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Vdekja e përgjegjësisë politike dhe degradimi i maxhorancës në një çetë bazhibozukësh

6 Prill, 2024
in Opinione
A A
Vdekja e përgjegjësisë politike dhe degradimi i maxhorancës në një çetë bazhibozukësh

NGA KLODIAN TOMORRI

Kur shpërtheu skandali i Unazës së Madhe, Edi Rama ishte në fillim të mandatit të dytë. Pusi i Rilindjes nuk ishte qelbur ende i gjithi dhe të paktën formalisht ekzistonte ende një fije e përgjegjësisë politike.

Një javë pasi Ylli Rakipi publikoi dokumentat që dëshmonin se DH Albania kishte falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit në Delaëare, Damian Gjinkuri u detyrua të udhëronte anullimin e tenderit 18 milionë euro. Praktikisht shtetit nuk iu shkaktua asnjë dëm sepse tenderi nuk u zhvillua. Por kjo nuk e shpëtoi dot as Gjiknurin dhe as vartësin e tij në ARRSH.

Edi Rama e largoi Damian Gjiknurin nga qeveria, ndërsa Belinda Balluku e nxorri me shkelma Afrim Qendron nga zyra e drejtorit të ARRSH. Dhe ky nuk ishte rasti i vetëm. Në vitin 2018, për shkak të protestave të studentëve apo skandaleve të tjera publike u largua nga detyra gati gjysma e qeverisë.

Por tashmë pusi është qelbur tërësisht dhe përgjegjësia politike ka vdekur. Pasardhëses së Damian Gjiknurit ja kapën rob drejtorin e ARRSH-së. Këtë herë, në rrafshin e përgjegjësisë, skandali ishte edhe më i rëndë se sa ai i Unazës.

Krahu i djathtë dhe njeriu më i afërt i Ballukut nuk u arrestua se një kompani i kishte falsifikuar letrat në tender. Ai tenderat ja jepte vetes dhe paratë e qytetarëve i çonte në kontot e tij private. Megjithatë politikisht nuk ndodhi asgjë. Evis Berberi u arrestua nga SPAK, ndërsa Belinda Balluku vazhdon punën si ministrja më e fuqishme e qeverisë.

Standardi ka vdekur dhe përgjegjësia politike është kallur me kohë. Por asgjësimi i llogaridhënies e shndërron të gjithë shtetin në një kënetë. Ashtu siç po ndodh.

Erion Veliaj, një nga figurat kyç të maxhorancës socialiste tashmë ngjan me Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur të Kadaresë. Thuajse të gjithë drejtorët dhe ish drejtorët e tij më të rëndësishëm gjenden në burg ose kandidatë serioz për të shkuar aty.

Por ndërsa SPAK ka dekapituar të gjithë zinxhirin komandues të Bashkisë, gjenerali vazhdon në detyrë, pa asnjë pasojë politike. Edhe pse në këtë rast përgjegjësia politike është më direkte. I gjithë grupi i drejtorëve të arrestuar janë emërime ekskluzive të Veliajt dhe tenderat që ata i kanë dhënë vetes janë prokurime me autoritet kontraktor Bashkinë e Tiranës.

Degradimi i qeverisjes dhe vdekja e standardit të llogaridhënies politike është ftesë e hapur për plaçkitje. Mesazhi që vjen nga koka është i qartë. Këtu vjedhin të gjithë dhe përgjegjësia politike e ka humbur kuptimin. Kush shpëton, mirë. Kush kapet e ka për qederin e vet.

Ndaj sot Edi Rama ngjan shumë me Sulltan Fetihun. Kur iu vërsul Konstandinopojës, Mehmeti ishte i qartë me jeniçerët e tij. “Merrni plaçkë sa të doni, mua më duhet vetëm Konstandinopoja.” Kjo është edhe filozofia e Rilindjes sot. Bazhibozukët mund të plaçkisin gjithë shtetin. Sulltanit i duhet vetëm pushteti./ Kapitali.al

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com