Detajet flasin poezive
thyejn heshtjen dhe tjetërsimin
Ato flasin me dashje mburrjes
së padashjes të rëndomtës
që mundohet të fshihet
»gjelltari që gatuan dhe
tradhtohet për herë të parë…
nga gruaja që e ze shiu rrugës«
»me një Burrë më të mirë
që e pi kafenë pa sheqer
ka një kredi për të shlyer
kryen qokat dhe adetet
ndez ndonjëherë një cigare
do madje edhe kafshët«
E kaluara nuk e tradhëton dot të kaluarën
po mos ishe pjesë e saj
Detaje poezish të vetës së tretë
mastrubimit
gjatë dëgjimit nga veta e dytë
I penduari vocërrak që njeh vetëm vulgaren
dhe përtypet e tymoset historisë së lëmoshëve
çikërrimash semiotike
përplotësuese tabllos së degradimit
figurës më të pastër
që s’pati kurrë kurajo…
!!!
H.K.
Umberto Eco
Mua më mahnit gënjeshtra sepse unë jam një semiotik. Mua më tërheq shprehja dhe gjuhët.
Fuqia e shprehjes qëndron jo në të përshkruarin se ç‘ekziston, por në supozimin çfarë nuk ekziston!
Përkthim nga Gjermanishtja nga një intervistë për ARTE TV











