Vetëm pak kohë zotëri!
Zotëri më fal një nocion kohe zotëri!
Ju vini nga Franca
dhe koha atje ka dimensione të tjera
politika atje nuk ja ha kohën njerëzve
ashtu si dhe në Gjermani
dhe diku tjetër në perëndim
Zotëri ju lutem falni vetëm pak kohë dhe
mos jepni intervista këtu nëpër televizione
duke na e rrëmbyer kohën
si këta politikanët tanë
Zotëri non grata nuk ka tek ju
se atje dorëhiqen
dhe ja lejnë kohën të tjerëve me ide të reja
Tek ju nuk ndërhyjnë ambasadorët
se koha tek ju ka vlerë
dhe ata vlerën nuk e cënojnë zotëri
Tek ne më mirë të hapen ambasadat
si në nëntëdhjetën zotëri!
Zotëri ju vini nga Parisi
dhe keni përjetuar shumë politikanë
që erdhën e ikën
në këto tridhjetedy vjetë
Zotëri tek ne koha është stampuar
vetëm me tre emra zotëri!
Zotëri më falni vetëm pak kohë të lumtur
si atje në Francë
tek ju zotëri!
Helidon Keku – Gjermani











