InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

A mundë të ndërtojmë ne një shoqëri të lirë?

4 Prill, 2023
in Artikuj, InfoPress
A A
Lulet i dashuron shpirti, jo mendja/ 100 thënie nga Skender Doçi

Nga Skender DOÇI

Gjithmonë në themel të konceptit për ndërtimin e një shoqërie të lirë qëndron Individi me të drejtat, liritë dhe sigurisht detyrimet e tij. Individi është njësia bazë që përbën strukturën  e një shoqërie qoftë e vogël apo e madhe. Fizionomia që merr individi si rezultat i rrethanave historike, politike, ekonomike, social-shoqërore dhe shtetërore, përbën edhe natyrën e një shoqërie në rrethana dhe momente të caktuara përgjatë historisë e deri sot. Quhej shoqëri skllavopronare, sepse kishte shumë individ që ishin skllevër dhe disa individ që ishin pronarë të skllevërve, po kështu edhe sistemi feudal e me radhë,  deri tek sistemi demokratik i cili u shfaq me ndryshimin e madh mbi organizimin e shoqërisë, duke vendosur në qendër individin dhe nga këtu duke baraslarguar dhe vendosur në vendin apo orbitën e caktuar çdo faktor apo komponent tjetër përbërës që është prezent në ndërtimin e një shoqërie,  dhe si rezultat ka marrë emrin shoqëria demokratike, shpesh herë quhet edhe shoqëria moderne. Sigurisht edhe për ata që e kanë arritur këtë nivel shoqëror rruga nuk ka qënë e shkurtër dhe për më tepër e mbushur me sakrifica te mëdha, të papritura dhe kundërshti si brënda shoqërisë (kombit) ashtu edhe jashtë saj.

Në rrethanat e shoqërisë tonë, duhet theksuar se vështirësitë kanë qënë edhe më të mëdha, shpesh herë  rrethanat historike na kanë stopuar plotësisht zhvillimin shoqëror,  ndoshta jo pak herë na kanë kthyer edhe mbrapa, por ajo që është më e rendësishmja kemi mbijetuar, ekzistojmë si komb me territorin, popullësinë, kulturën shtetin dhe shoqërinë tonë, dhe sot në kohët moderne orvatemi për të krijuar një shoqëri të denjë dhe demokratike, ku në themel ka të drejtat, liritë e individit dhe mirëqënien ekonomike të tij.  Pra, orvatemi për të krijuar “Shtetin Demokratik të së Drejtës”, i bazuar mbi modelin dhe kulturën  perëndimore.

A kemi ecur ne përgjatë këtyre 30 viteve në rrugën e demokracisë? – Po, kemi ecur, por gjendemi larg pritshmërisë së qytetarëve tanë dhe mundësive që kemi pasur realisht për gjatë këtij harku kohor.
Arsyet janë nga më të ndryshmet. Përmes këtij shkrimi dëshiroj të shpreh mendimin tim për disa arsye shpesh herë të diskutueshme si shkaqe të ngadalësimit tonë për zhvillim shoqëror të kënaqshëm dhe të mundshëm nga ana jonë.

Shpesh disa njerëz theksojnë pushtimin turk prej gati 500 vjetësh. Mendoj se kjo është fiks ajo që thotë populli: “Të fshihesh pas gishtit” pasi janë plot 4 breza që kanë lindur, jetuar dhe vdekur pas pushtimit turk, pra i thonë një shekull e një dekadë është shumë, kur mendon se me mbrapa kësaj janë zhvilluar dy luftra botërore, ka lindur dhe shuar sistemi komunist, janë pushtuar e çliruar kombe të ndryshme, disa të tjerë kanë luftuar në mënyrë të përgjakshme dhe janë pajtuar, kanë qenë diktatura, mbretëri, junta ushtarake, e kanë dalë dhe janë vendosur në rrugën e demokracisë dhe stabilitetit ekonomik e shoqërorë të tyre, Pra  arsyeja apo me qartë justifikimi se kemi qenë 500 vjet nën pushtimin turk ështe sikur ajo, ku pas çdo paçavurje që bën vetë i bashkangjet një ëndërr të parë kohë më parë dhe thua se, -ishte e shkruar, ndërkohë që ëndrrën mund ta kesh parë se u zure me komshiun gjatë ditës por s’e ke lidhur dot të nesermen në mengjes, pasi për ty fatkeqësisht ajo zënie s’kishte rëndesi fare.

Një arsye tjetër sipas disave është sistemi komunist, kjo është një arsye me e qënë se pushtimi turk, por jo aq justifikuese sa ne të themi, kështu kanë rrjedhur ngjarjet dhe skemi çfarë të bëjmë, ose më saktë nuk ka përgjegjës, pasi u bënë 3-dekada (një brez) që ne s’jemi në sistem komunist, për më tepër kanë qenë me dhjetra shtete në diktaturë dhe kanë dal njësh me ne dhe sot janë vende të stabilizuara në çdo aspekt dhe vazhdojnë progresin ekonomik dhe shoqërorë me hapa disa herë më të shpejtë se ne, kjo edhe në disa vende rreth nesh. Pra, tani nuk po “fshihesh pas gishtit”, por po “fshihesh pas dorës”, aty-aty je prapë!

Disa të tjerë thonë se,  nuk ecëm si vendet e tjera ish-komuniste pasi në vitet 1990-1991 e shkatërruam industrinë që ishte ndërtuar për 50 vjet me partinë e punës dhe këtë kosto e kemi nga ata që mbështetën lëvizjen demokratike. Kjo është nostalgji për PP, as më shumë as më pak. Pikë së pari ajo ishte një industri jo-rentable për kohën në të cilën funksionoj, pasi vetë gjëndja ekonomike në të  cilën ishim tregon pikë së pari nivelin industrial që ke pasur. Ajo ishte një industri kryesisht sovjetike dhe kineze, ku edhe ata ishin në fillimet e industrializimit të tyre aspak rentable. Por, unë pyes sa herë është ndryshuar si në perëndim ashtu edhe në lindje teknologjia e asaj kohe qoftë deri në 1990, qoftë deri sot në 2023-shin, sikur edhe asnjë gjë të mos ishte dëmtuar ato si shërbenin askujt, përvec si vlerë godinash dhe trualli, ku duheshin pastruar sa më shpejt nga grumbujt e hekurishteve.

Shpesh dëgjojm të flasin me nota super relative për bujqësinë dhe blegtorinë në kohën e PP.
Tani të glorifikosh një sektor tejet të rëndësishëm sikurse është bujqësia dhe blegtoria është rruga më e gjetur për zhvillimin e shpejtë të këtij vendi dhe meriton përgëzime deri tek perëndia. Gjithkush që promovon, punon, investon, sponsorizon, këtë sektor jetik për njeriun dhe shoqërinë aq më tepër në rrethanat e vendit tonë, është njeri i nderuar, një atdhetarë, qytetarë, burrë-shtetas i madh për të sotmen dhe të ardhmen. Por, kurrë se si ai që flet me nota të larta për bujqësinë dhe blegtorinë në kohën e PP, nuk i ka cilësitë e më sipërme sepse nuk mundë të glorifikosh një model për të cilin u rrëzua i gjithë sistemi i kohës. Ne e dimë të gjithë se sistemi komunist u vet-rrëzua për arsye të mungesës së ushqimit qoftë më origjinë bimore apo shtazore. Edhe ato shumë pak para që kishin familjet erdhi koha që s’kishte asgjë në treg për të blerë, Pra sistemi komunist para se të falimentonte në teknologji dhe industri, falimentoj në bujqësi dhe blegtori. Kjo është e provuar, e prekshme dhe e pakontestueshme. Komunizmi në Shqipëri u rrëzua nga mungesa e ushqimit si në fshat ashtu edhe në qytet pra falimentuan tërësisht bujqësia dhe blegtoria. Pra, është një arsyetim i gabuar për të fshehur nostalgjinë për PP dhe Enverin.

Ka disa te tjerë që problemin e situatës politike dhe ekonomike e lidhin me dyndjen e shpejtë dhe të pa kontrolluar të familjeve nga zonat rurale drej qyteteve kryesore dhe përreth tyre përgjatë viteve 1991-2005 (piku).
Kjo për mendimin tim është sa komuniste aq edhe shpirt-keqe, mediokre, ky mendim i mbart gjithë të këqijat. Familjet e zonave rurale erdhën e ndërtuan shtëpitë me burimet dhe zotësitë e veta personale, secili iu dhanë jetë dhe energji qyteteve tona, populluan shkollat tregjet sollën larmishmëri kulturash dhe zakonesh, iu dhanë fuqi dhe dinamizëm të pashoq qyteteve tona i shndërruan ato në metropole të vërteteta dhe sot kemi me dhjetëra qyteza dhe njësi administrative të mir-urbanizuara ku vilat dhe gjelbërimet rreth tyre i kanë dhënë jetë dhe hijeshi qyteteve kryesore, lidhur me këtë fenomen unë besoj se ishte njëra ndër periudhat më të ndritura të historisë tonë si komb, pavarsisht vështirësive dhe sakrificave të tyre ata ribënë hartën sociale të Shqipërisë që s’kishte qënë kurrë më e mirë. Pra popullimi i qyteteve dhe zonave rurale përreth qyteteve të mëdha është rruga e duhur. Dëshiroj ti pyes këta “gjetsa” çfarë mendimi kanë këta për shpopullimin apo e duan Shqipërinë një vend baritor për nga pikpamja e urbanizimit dhe fuqisë punëtore urbane, apo duan një Shqipëri ku struktura e popullësisë përbëhet në masën më të madhe nga pleq dhe fëmijë, ndërsa mosha që është vitale, garante për një zhvillim të shpejtë e të gjithanshëm me që s’qendruan atje ku ishin lëre të ikin nëpër vëndet e Evropës bashkë me gjysmën e ish qytetit, e ne të  kemi një qetësi vrastare për qytetet dhe krejt vendin tonë. Dikush thotë se përmirësohet sa do pak ekonomia e atyre që rrinë këtu. Jo,- ekonomia do përmirësohej sikur të mos ikte asnjë nga Shqipëria dhe të vinin edhe 500 mijë të tjerë për të jetuar dhe punuar në Shqipëri, po të bashkohemi me Kosoven edhe më shumë do rritej ekonomia për secilën familje shqiptare. Ecja jonë në rrugën e demokracisë me ritme të vobekta ka lloj-lloj “ideologësh dhe dishepujsh” që e minojnë udhëtimin, ca nga dija e ca nga pa dija, ca nga veprimi e ca nga mos veprimi, ca nga interesi e ca nga mentaliteti, ca nga frika e ca nga feja, ca nga mllefet e ca nga frika, dhe e gjitha kjo pa ardhur akoma tek politika.

 

 

 

 

Të Lidhura

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com