Nga Erl KODRA
Primaret po rezultojnë një recetë e sigurtë për shkatërrimin përfundimtar të PD-së. Një proces që në të vërtet e shkatërron më tej kohezionin politik, duke e copëzuar atë.
“Procesi më i bukur i demokracisë” – në kushtet e një shoqërie të polarizuar si kjo e popullit demokrat, vetëm e shkatërron demokracinë.
Shënojeni diku – edhe sikur PD të ishte e bashkuar si një herë e një kohë – përsëri primaret janë të rrezikshme, dhe do të ishte i sigurt përçarja e votës.