Fabio Volo, pseudonim i Fabio Bonetti ka lindur më 23 qershor 1972, është një shkrimtar italian, aktor, dublues, prezantues radioje dhe televizioni dhe skenarist. Shkrimtari numëron më shumë se 8 romane në gjuhën origjinale italiane, por që janë botuar në gjuhë të ndryshme, ndër të tjera dhe në shqip.
Infopressalbania ua sjellë disa thënie të bukura të shkrimtarit italian:
– Nëse ti nuk e do veten tënde, pse duhet të të dua unë?
-Lumturia shpeshherë është pjellë gënjeshtrash.
-Askush nuk heq dot dorë nga lumturia, përveç atyre që nuk e kanë provuar kurrë.
-Të duash një person do të thotë edhe të gëzohesh për lumturinë e tij, kudo ku të ndodhet.
-Gratë janë si lulet: nëse kërkon t’i hapësh me forcë, petalet e tyre të mbeten në dorë dhe lulja vdes. Sepse ato hapen vetëm nga nxehtësia. Dashuria dhe përkujdesja, së bashku, janë dielli për një grua
-Kam mësuar të gjej brenda vetes arsyet dhe qëllimet e ekzistencës sime. Kam kuptuar se duhet ta dua atë që do të jem; se nuk mundem të jetoj për të kënaqur dikë, duke e detyruar veten të jem dikush që nuk jam.
-Shumë veta besojnë se fantazia shërben për t’u larguar nga realiteti, ndërkohë që thuajse gjithmonë shërben për ta kuptuar dhe për ta interpretuar më mirë realitetin.
(D. Dapellari/ infopressalbania)











