InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pse u titullua PALLATI 176? Kush ishte teto Rita e vërtetë?

15 Tetor, 2022
in InfoPress, Kulturë, Lajme
A A
Pse u titullua PALLATI 176? Kush ishte teto Rita e vërtetë?

Janë ndërruar kohët e sistemet. Kanë ndryshuar shijet dhe veprat artistike, ndoshta edhe në kahun negativ… Por, disa prej filmave, a dramave të periudhës së errët në Shqipëri, prapë na ulin njëlloj këmbëkryq para ekranit. Mes tyre, një vend lehtësisht në krye, e mban komedia “Pallati 176”.

E kemi parë, pa përjashtim. E duam dhe e rishohim, sa herë na shfaqet teksa bredhim nga një ekran në tjetrin.

I njohim mirë personazhet dhe ua dimë përmendsh edhe batutat. Por, çfarë ka thënë për komedinë vetë autorja, Adelina Balashi?

Me prezancën e saj në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Adelina rrëfeu disa detaje më shumë.

Ajo tregoi, se gjithçka zuri fill, si një punim diplome. Madje, ushpreh se nuk ia kishte marrë mendja që vepra e saj, do të vlerësohej dhe përzgjidhej nga profesori Kudret Velça, mes shumë punimeve të prezantuara, nga dhjetë persona të tjerë.

Pse mori emrin “Pallati 176”?

“Data 17 ishte ditëlindja ime, por duhej dhe një numër tjetër. Muaji qershor, 6, kishte lindur vajza. Kudreti tha se kjo do të vihet në teatër. I lexoi të gjitha diplomat dhe në fund, tha: ‘I pashë të gjitha, mendoj se vetëm kjo vepër, do të ketë jetë’. Unë mbeta.” – tha Adelina.

Pyetjes së moderatorit, se, pse kjo vepër pati aq sukses, Adelina iu përgjigj se sekreti qëndron te familja.

“Komedinë e mbrojti kjo, sepse në thelb kishte familjen.

Nuk hyra fare te partia… U mora me vajzën e drejtorit, jo me pozitat. Edhe te Sandër “mafishja”, u mora me botën e tij dhe jo me Sandrin, si inxhinier.”

Ndërkohë, se nga çfarë u frymëzua për këtë vepër, ajo përmend vendlindjen e saj, Korçën.

“Mora tërë klimën e Korçës… Kam marrë shumë shembuj. Teto Rita, ishte tezja ime.” – ka përfunduar autorja, që na dhuroi një komedi kult, alla shqiptare.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”
Kulturë

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”

2 Qershor, 2026
“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026
Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026
Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026
“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

TË FUNDIT

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com