InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Lazër Stani: Njeriu dhe liria e tij

25 Shtator, 2022
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
Nga Lazër Stani: Njeriu dhe liria e tij

E kam menduar shumë herë me veten: Çfarë më ka bërë njeri të lirë? I kam dhënë përgjigje të ndryshme kësaj pyetjeje në kohë të ndryshme, por gjithnjë duke mbetur të bindja e hershme se njeriu lind me lirinë e tij. Tjetër është vetëdija e lirisë, guximi për ta mbrojtur lirinë tende gjithnjë të kërcënuar. Ne jemi rritur në një kohë të keqe për lirinë, nën një diktaturë nga më të egrat e imagjinueshme. E megjithatë them se kam qenë njeri i lirë. Pikërisht për këtë kam shkruar dhe një tregim me titullin “Idioti udhëton për Amerikë”.

Kërcënimit më të madh të lirisë në rininë time i bëra ballë me idenë e arratisjes.
Në momentet kur qendroja para hartave, unë nuk mund ta kuptoja se përse unë nuk mund ta shkelja një vend, vetëm pse atje jetonte një popull tjetër, i përkiste një shteti tjetër.
Toka është e njeriut, jo e qeverive apo diktatorëve që ngrejnë gardhe, mure të pakalueshme.
Ideja e arratisjes tek unë ka qenë shumë e hershme edhe pse nuk u arratisa kurrë. Ishte një sekret që më sillte ngazëllim, më zbulonte mundësi të pafundme. Ajo më bënte t’i qendoja larg realitetit, të mos i kushtoja asnjë kujdes karrierës time të ardhme në vendin ku jetoja. Jetoja me vetën time dhe për veten time.
Më kujtohet ankthi dhe tundimi i një dite tetori, ndërsa rrija në bregun e këtejmë të Bunës. Në bregun tjetër gjendej një kishë e vjetër, e braktisur më dukej, ndërsa këtej kishat ishin rrafshuar. Mjafton të notoje njëqind metra dhe gjendëshe përtej kufirit, në botën tjetër, të mistershme dhe të panjohur.

Pak me tutje mbi bregun e ngritur rrinin duke u ngrohur në diell tre ushtarë, rojtës të kufirit, të qetë, të qeshur, lozanjarë. Dhe ta mendosh se ata djem mund të shndërrohehsin në vrasës të pamëshirshëm, sapo dikush të provonte të hidhej në ujë në tentativë për të mbërritur bregun tjetër, bregun e huaj. Bënte shumë ftohtë, toka rrotull kishte ngrirë. Unë ngrohesha me idenë se një ditë do ta kaloja këtë kufi, gjallë a vdekur.

Të Lidhura

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com