InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Historia e trishtë e Sharon Stone: Kjo është arsyeja pse ajo u zhduk nga skena në kulmin e karrierës

7 Gusht, 2022
in InfoPress, Lajme, Lifestyle, Të ndryshme
A A
“E admiroja doja të isha përballë tij”/ Sharon Stone tregon aktorin që puth më mirë

Sharon Stone është një nga aktoret më të njohura amerikane. Ajo bëri një shkëputje të papritur nga kinematografia pikërisht në kulmin e karrierës së saj. Por pse ndodhi një gjë e tillë? A ishte një zgjedhje e detyruar kjo për aktoren e famshme?

Sharon Stone pësoi hemorragji cerebrale, një gjendje emergjence mjekësore, e cila ka një shkallë të lartë vdekshmërie në rast se nuk ndërhyhet me shpejtësi.

Ndërkohë aktorja u paraqit në spital në ditën e pestë të hemorragjisë, pra shumë me vonesë.

Nga gjithë aksidentet cerebrovaskulare hemorragjike, si rasti i Sharon Stone, rreth gjysma nuk arrin të mbijetojë. Ditën që ajo kishte dhimbjen më të madhe të kokës. U mbështet tek regjisori i saj dhe ra përtokë.

Nga ai moment nuk mbante mend asgjë, derisa mbërriti në urgjencë ku telefonoi të ëmën e saj për t’i thënë se ishte në urgjencë dhe do të futej në sallën e operacionit për shkak se kishte pësuar hemorragji cerebrale (të tipit subaraknoidal, më të rrezikshmin).

Dhe gjatë gjithë kohës, gjithçka që arrinte të shihte, ishte vetëm dritë e bardhë.

Në luftë me jetën, Sharon Stone rrëfen se kishte vetëm një arsye për të jetuar, më të fortën, të jetonte pranë të birit të saj.

U zgjua pas operacionit që shkoi me sukses, por iu desh të mësonte nga e para të ecte, të dëgjonte, të shkruante dhe të fliste. Gjithçka nga e para.

Dhe ndërkohë që bënte gjithë këto, brenda dy viteve nga hemorragjia cerebrale, bashkëshorti i saj u nda nga Sharon Stone, u lidh me të dashurën e tij dhe e hodhi atë në gjyq për kujdestarinë e djalit.

“Nuk isha as e fortë dhe as e aftë të shkoja përherë në gjyqe për të luftuar për kujdestarinë e tim biri. Në ato momente, gjithçka që mendoja ishte se isha një dështim. Familja ime nuk ekzistonte më, karriera ime ishte shkatërruar, djalin ma kishin marrë… “, janë fjalët që Sharon Stone ka thënë në një intervistë të asaj kohe, transmeton ‘bota.al’.

Ajo që mësoi aktorja prej kësaj periudhe, ishte se duhet ta linte gjithçka pas. Çfarë kishte humbur, e konsideronte të humbur, përveç djalit të saj.

Lotët e derdhur në atë situatë i shërbyen për t’i dhënë forcën e duhur për të luftuar me padrejtësinë që po i bëheshin. Mirëpo kjo gjë kërkonte kohë për aktoren.

U deshën rreth 7 vite të shërohej plotësisht nga hemorragjia cerebrale e pësuar. Si dhe të fitonte kujdestarinë e të birit.

Tashmë ajo ka tri fëmijë, njërin biologjik dhe dy të birësuar. Sharon i është rikthyer gjithashtu karrierës së saj dhe njëkohësisht, është përfshirë edhe në shumë fushata të lidhura me AIDS.

Ajo ka investuar dhe ka mbledhur fonde kundër AIDS, si dhe për kërkime shkencore lidhur me këtë sëmundje. Pikërisht sepse donte ta përdorte famën e saj për diçka në të mirë të njerëzimit.

“Nga këto eksperienca, gjithçka u bë më e mirë për mua. Unë mendoj nuk ka rëndësi se si bie, por se si ngrihesh pas çdo sfide”, – ka thënë aktorja e njohur.

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com