InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD tjetër nismë për ndërgjegjësimin dhe kujtesën, ndëshkimin publik të regjimit komunist

1 Gusht, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
PD tjetër nismë për ndërgjegjësimin dhe kujtesën, ndëshkimin publik të regjimit komunist

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË GRUPIT TË PD, ORJOLA PAMPURI

Partia Demokratike, pas projektligjit për hapjen e plotë të dosjeve të sigurimit të shtetit, nismave për burgun e Spaçit e kampin e Tepelenës, vjen sot me një tjetër projektligj, projektligjin “PËR NDËRGJEGJËSIMIN, KUJTESËN KOLEKTIVE, EKSPOZIMIN DHE NDËSHKIMIN PUBLIK TË REGJIMIT TOTALITAR KOMUNIST”.

Një nismë kjo që synon ti japë fund njëherë e mirë përpjekjeve politike për të falsifikuar historinë e regjimit komunist dhe përpjekjeve për ta propaganduar këtë të keqe kombëtare.

Në shtetet totalitare, historia rishkruhet, ndryshohet dhe manipulohet në varësi të interesave politike të atyre që udhëheqin nëpërmjet frikës, dhunës dhe terrorit.

Një shembull tipik i kësaj sjelljeje me të kaluarën, ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës. Për 45 vite, historia e Shqipërisë u rishkrua dhe u rikonceptua, me qëllim që t’i shërbente jo të vërtetës historike të popullit shqiptar, por konsolidimit të plotë të pushtetit hoxhist, si dhe shtypjes ndaj klasave politike të persektuara. Dhënia e atributeve historike familjarëve të diktatorit apo fshirja e personazheve të ndëshkuara nga regjimi në fotot zyrtare janë vetëm ilustrime të këtij fenomeni.

Fatkeqësisht, megjithëse kanë kaluar 31 vite nga ajo natë e ftohtë e 8 dhjetorit 1990, në qytetin Studenti, ku do të merrte rrugë fundi i pakthim i regjimit totalitar komunist dhe fillim i ndryshimeve demokratike, shteti dhe shoqëria shqiptare nuk ia ka dalë të ndërtojë një raport të drejtë me historinë e saj 45-vjecare. Shpesh mendimet, qëndrimet dhe qasjet kanë qenë të ndryshme ndaj kësaj periudhe dhe zhvillimeve të saj, duke krijuar konfuzion dhe keqkuptime rreth të vërtetës historike.

Është për të ardhur keq që akoma sot në ceremoni publike dhe zyrtare, shihen individë të caktuar, përfshirë edhe funksionarë të lartë shtetërorë, në prani të të cilëve ekspozohen simbole të regjimit komunist, duke krijuar vuajtje dhe dhimbje të panevojshme tek ajo pjesë e shoqërisë që humbi prindërit, familjarët, të afërmit dhe miqtë, por edhe rininë e ndoshta pjesën më të madhe të jetës në burgjet dhe kampet komuniste. Mosnjohja e thellë e kësaj të vërtete, përballja e saj me kurajo dhe guxim, dhe mungesa e hapave të nevojshëm ligjorë kanë qenë pengesa reale në progresin demokratik të shtetit shqiptar.

Pikërisht, me shqetësimin e thellë për raportin problematik që shoqëria shqiptare ka ndërtuar me të kaluarën e saj nën regjimin totalitar komunist, me qëllim njohjen e thellë të së vërtetës historike, përballjen e saj, ndërgjegjësimin e brezave, zhvillimin e kujtesës kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të elementëve të diktaturës komuniste, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike – forcës politike që ishte mishërimi i ëndërrave studentore të dhjetorit 90’ për liri dhe demokraci – kanë ndërmarrë nismën për ofrimin e një pakete ligjore gjithëpërfshirëse që synon dekomunistizimin e plotë të shoqërisë shqiptare.

Deri më tani, kjo paketë ka ofruar projektligjin për shpalljen muze kombëtar të Kampit të Punës së Spacit dhe Kampit të Internimit të Tepelenës, si dhe projektligjin për deklasifikimin e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ky projektligj ka për qëllim pranimin me vetëdije të të vërtetës historike të regjimit totalitar komunist, si dhe realizimin e paqes sociale, pajtimin dhe unitetin kombëtar pas një tranzicioni të gjatë shoqëror dhe institucional me përgjegjësinë që në të ardhmen të ndërtohet një shtet i së drejtës, demokratike e social, që ka në themel mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor.

Në objektin e këtij projektligji janë përcaktuar format dhe mënyrat e ndërgjegjësimit, kujtesës kolektive, ekspozimit dhe ndëshkimit publik të natyrës kriminale të regjimit totalitar komunist, pjesë e historisë së Republikës së Shqipërisë, në funksion të ndërtimit për brezat e tashëm dhe të ardhshëm të një shoqërie të re dhe demokratike, që njeh dhe respekton të drejtat themelore të njeriut.

Qëllimi dhe objekti i këtij projektligj ofrojnë një qasje të re, bashkëkohore dhe demokratike, mbi raportin që shteti dhe shoqëria jonë duhet të ndërtojë me të kaluarën e saj. Shoqëritë demokratike që përnjëmend kërkojnë ta njohin thelbësisht historinë e tyre, nuk i tremben fantazmave të së shkuarës, por me kurajo vendosin të përballen me to.

Në këtë frymë, ky projektligj ofron për herë të parë disa përcaktime historike, që kërkojnë ligjvënës të guximshëm, në lartësinë e detyrës së besuar nga populli shqiptar, për t’i shqyrtuar dhe miratuar me përgjegjshmëri të lartë politike e patriotike. Kështu për herë të parë projektligji ka sanksionuar “natyrën kriminale të regjimit totalitar komunist”; “regjimin totalitar komunist”; “simbolet e regjimit totalitar komunist”; “propagandën e regjimit”; dhe “organet e diktaturës komuniste”.
++++
Kuptimi dhe pranimi i kësaj terminologjie është thelbësore për zbatim me efikasitet të masave ligjore të nevojshme për ndërgjegjësimin dhe kujtesën kolektive, si dhe ekspozimin dhe ndëshkimin publik të natyrës kriminale të regjimit totalitar komunist. Kështu, ky projektligj ofron për herë të parë detyrimin e ministrive të arsimit dhe kulturës, por edhe cdo organi tjetër shtetëror, që të rishikojnë kurrikulat, dokumentet, programet dhe strategjitë e tyre në përputhje me hulumtimet dhe gjetjet shkencore të ISKPSH-së mbi krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri.

Me këtë projektligj partive dhe organizatave politike iu ndalohet edhe propozimi i kandidatëve për anëtarë të pushtetit legjislativ dhe vendor, përfshirë pozicionin e kreut të shtetit, nëse gjatë veprimtarisë së tyre propagandojnë regjimin totalitar komunist dhe/ose përdorin simbole të tij. Tërësia e këtyre masave ligjore synon dekomunistizimin e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, në cdo qelizë të saj; dhe mbi të gjitha ndërtimin e një raporti të drejtë e të vërtetë të brezave me historinë e atdheut të tyre.

Ky projektligj është borxh që PD ka prej krijimit të saj ndaj shoqërisë shqiptare dhe synon mbajë zgjuar kujtesën e shqiptarëve.

Edhe me këtë është e paplotë.

Lustracioni duhet të jetë akti përfundimtar për ndarjen njëherë e mirë nga e shkuara e errët e komunizmit dhe ti japë fund njëherë e mirë zgjatimeve të diktaturës në politikë, qeveri, drejtësi, e jetën publike të Shqipërisë.

Të Lidhura

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026
5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e hënë, 27 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e hënë, 27 prill 2026

27 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com