InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rezolutë kundër tendencave për diskreditimin e shtetit të Kosovës nga raporti i Dick Martyt dhe pasojave të tij

28 Korrik, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Nexhmedin Spahiu apo “shakaxhiu i përparimit”? – Shkruan Bedri Halimi

Nga Bedri HALIMI

Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.
Mbi bazën e këtyre pretendimeve, u bë Gjykata speciale. Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili pati bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh. Pra, ky verifikim u bë pasi u formua Gjykata Speciale.
Deri më tani, dihet se u ngrit akuzë për krerët e UÇK-së, si rezultat i së cilës, u burgosen Hashimi, Kadriu, Rexha e Jakupi. Pastaj u tha se duhet të zhvillohen hetime.
Ashtu si procesi i hetimeve, deri tani, kjo Gjykatë, nuk ka sjellë asnjë drejtësi për viktimat e presupozuara, por ka bërë viktima figurat kryesore të UÇK-së, duke lënë për të kuptuar se i tillë ka qenë edhe qëllimi i formimit të Gjykatës… për ta bërë viktimë botërore Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila gjithsesi ka mbetur përjetësisht krenaria më e rëndësishme kombëtare e shqiptarëve.
Prandaj me të drejtë Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën për raportin e Dick Martyt, duke e votuar unanimisht, rezolutën me të cilën synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, pretendime që burojnë nga një raport i Këshillit të Evropës. Po, vërtet prokuroria nuk i ka futur këto akuza në aktakuzë, por mbi bazën e këtyre akuzave, Këshilli i Evropës e votoi rezolutën. Tani a duhet Këshilli i Evropës të deklarohet për këtë mashtrim? A duhet që dikush ta ngris zërin për tju drejtuar Këshillit të Evropës për këtë mashtrim? Dikush thotë se është shumë e vonuar kjo rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë. Edhe nese është kështu, atëherë cila është e keqja e Rezolutës së Shqipërisë? Dikush thotë se ska vlerë juridike. Po çfarë vlere juridike kishin të dhënat e shërbimit serbë e rus, që përfunduan me raport të Dik Martit dhe pastaj me rezolutë dhe jo vetëm kaq…?
Çka duhet të bëhet sipas kësaj logjike? Vetëm të ndihmohen avokatët mbrojtës? Kur mbi bazën e ndërhyrjeve politike u formua e tërë Gjykata, atëherë politika jonë a duhet ta fus kokën në rërë lidhur me këtë çeshtje duke bërë veprime të strucit?
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, pas vizitës që u bëri krerëve të UÇK-së në Hagë deklaroi: “Kjo gjykatë është absolutiste, kjo gjykatë nuk është në kontrollin e askujt, kjo gjykatë madje nuk kanë mekanizëm as shtetet të cilat e financojnë me para këtë gjykatë dhe prej të cilave i marrin rrogat gjyqtarët, prokurorët dhe stafi i gjykatës pra në këtë kuptim natyrisht ata janë të pakënaqur ashtu siç është i pakënaqur edhe krejt populli i Kosovës për arsye se aktakuza e cila rëndon mbi ta lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë, të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka qenë institucioni më i rëndësishëm i UÇK-së”….” Ajo gjykatë është aq e varur sa nuk m’u duk fare e Kosovës që është. “Kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë”.
Deklarimi se kjo rezolutë, ka mundur të bëhet më herët qëndron. Por a nuk është më mirë që u bë tani, se sa mos bëhej kurrë?
Përderisa fund e krye, doli se Gjykata u formua nga motive politike, e për qëllime politike, a nuk na duhet një politikë e jashtme më aktive për të gjitha gjërat, pra edhe për këtë çeshtje si nga shteti shqiptar ashtu edhe nga shteti i Kosovës?
Pra “politikë aktive në interes kombëtar dhe politikë aktive për t’u ndrequr një padrejtësi” siç potencon me të drejtë dr. Paskal Milo.
Lidhur me këtë dr. Enver Hasani, rezolutën e Shqipërisë nuk e sheh si nismë të vonuar. Ai thotë se “mandati fillestar i Gjykatës Speciale ka qenë hetimi i pretendimeve të ngritura nga Dick Marty për “trafikimin e organeve njerëzore”, pavarësisht asaj që ka deklaruar në vitin 2014 prokurori Williamson se “nuk ka pasur dëshmi për trafikim organesh”. Rrjedhimisht, sipas tij, mandati aktual i kësaj gjykate nuk është në harmoni me hetimin e këtyre pretendimeve.
Po, Këshilli i Evropës a mund të hartojë raport të ri për pretendimet e Martyt? Lidhur me këtë nga Këshilli i Evropës thonë se Asambleja e këtij institucioni mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë raporte vijuese – për çfarëdo teme që bie në mandatin e këtij Këshilli.
E një gjë e tillë “Do të varet shumë nga raporti i vendeve që do ta mbështesin. Do të varet shumë nga lobimi që do të bëjë jo vetëm Shqipëria, por edhe partnerët e Shqipërisë.
Prandaj, ngritja e kësaj çështjeje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës “do të ishte akt politik dhe solidaritet i fuqishëm i Shqipërisë në adresë të shqiptarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së”.
Lidhur me këtë çeshtje, me të drejtë ish ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku thekson se “Nuk është fjala për çështje historike, politike, e identitare. Fjala është për bazën mbi të cilën janë ngritur akuza konkrete. Dhe kjo bazë, e ka një adresë në Beograd e një në Moskë. E ka një procedurë, shantazhin. Si dhe një qëllim, dëmtimin e imazhit të Kosovës”, ku gjithsesi duhet demaskuar përpjekjet serbe kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, integrimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës.
Në anën tjetër, ish-raportuesi në Asamblenë e Këshillit e Evropës, Dick Marty në një intervistë të publikuar kohët e fundit ka deklaruar se ka 16 muaj që është duke u mbrojtur nga policia zvicerane në shtëpinë e tij, deri në atë pikë sa edhe kur del jashtë shtëpisë është i detyruar të mbaj jelek anti-plumb, ndërkaq vetura e tij është e blinduar dhe e shoqëruar me mjete policie.
Gjithashtu pohon se është i kërcënuar me vdekje nga “elementë radikalë të shërbimit të inteligjencës serbe” dhe sipas tij vrasësit më pas do t’i fajësonin shqiparët e Kosovës për këtë krim.
Edhe njëherë, lidhur me të gjitha për sa u thanë: e dimë se si u pranua, nga kush u pranua e si u votua Gjykata. E dimë kush e votoi, e kush jo, kush i ra pishman votimit etj. Çeshtja pra është çka duhet bërë, krahas zhvillimeve aspak të mira në Gjykatën speciale që rezulton me zhagitje, zhagitje, zhagitje.
E një nga nismat në këtë drejtim është edhe rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë. A do të ketë nisma tjera pas kësaj, a do të shoqërohet me veprime tjera, kjo do të mbetet për tu parë, apo jo?

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com