Prishtina është mbiemri nga më të njohurit për kombin shqiptar, me përsonazh Hasan Prishtina, intelaktuali e politikani aktiv për çeshtjen kombëtare i cili që në fillim të shekullit të kaluar vëndoset në krye të levizjeve për liri, pavarsi e identitet, një sipërmarrës shpirtëror e shumë i përkushtuar në postet e rëndësishme të qeverisjeve shqiptare, duke kulmuar edhe si kryeminister jetëshkurter në mes lekejve shqiptar të cilët luanin nën rregoz ndaj përsonalitetit konseguent për shtetbërje.
Nuk do zgjatem me Hasan Prishtinën pasi e ka bërë vetë historinë, por sot do veçoj pinjollin e tij, stërnipin i pagëzuar me emrin profetan Mehmet Prishtina me origjinë nga Mërturi apo gjak Berishe.
Ai sot është 55 vjeçar i lindur në Polac të Skënderajt, emigrant në Gjemani qysh në moshën 8 vjeçare, pasi familja e tij ishte e persekutuar nga regjimi serb, i cili pas arsimit të mesëm, diplomohet për mardhënje nderkobëtare & diplomaci, për tu vendosur në institucinet gjermane ndër të parët shqiptar.
Mehmet Prishtina caktohet nga administrata e Gjermanisë për të pritur emigrantët (eksodin) e parë nga Shipëria në Brindisi të Italisë, më pas sherben për 10 vite si pritës zyrtar e përkthyes.
Gjatë një bisede më thotë: Me profesion jam Politolog me Master dhe Historian me Phd. në Universitetin e Vjenes dhe ate Kiril dhe Metodi te Shkupit,
jam i martuar dhe kemi dy djem që po ashtu kanë mbaruar studimet deri në Master në Munih- Gjermani, jam bashkpunëtor i ITSHKSH – Shkup instituti i tarshëgimisë kulturore shpirtrore të shqiptarve në Maqedoninë e Veriut.
Pasi e sigurove se une jam i Nikaj – Mërturit, edhe Ai foli me vëllazëri duke vazhduar,- merrem me biznesin e ndërtimin dhe tani jemi drejt finalizimit të një kompkeksi banesash prej 300 vilash në Prishtinë. Kjo lagje quhet “Hasan Prishtina”, ne kemi themeluar edhe Fondacionin Hasan Prishtina dhe me mjetet tona financiare kemi lartësuar figurën e stergjyshit tim Hasan Priashtina që nga Shkupi – Prishtina- Tirana dhe së fundi tani 2022 në Vlorë.
Kjo pra ishte biseda ime e shkurtër me pinjollin e rracës së paster shqiprare, i cili respekton origjinën e identitetin kombëtar, inteleltuali i ngrohtë e krenar me stërgjyshin Hasan Prishtina, i cili mbetet përsonalitet kombëtar, përcjellësi përfekt si referencë e shëndoshë për familjen shqiptare tek brezat.
Unë po e mylli me mesazhin *Derë shqiptare ishe, derë shqiptare qënke, qofsh gjithëmonë dera e krenarisë sonë kombëtare.
#AgronPREBIBAJ
*******************
MESAZHI VLLAZËROR PËR VËLLEZËRIT E PALÇIT
Në pamundësi të prezencës fizike, përshëndetje për vëllezërit e Ndrejajve te Palqit në Nikaj – Mertur!
Të dashur vëllezër të fisit dhe gjenit tonë të përbashkët,
në pamundësi për të qenë pjesë e Kuvedit tuaj në Palç te Nikaj – Mertur, ju përshëndes sot nga Polaci i Drenicës së Hasan Prishtinës. Ngjashmëria e Fshatit Palç Bashkia Tropojë dhe fshatit Polac të Skenderajt nuk është e rastit, andaj ju them se jemi vëllezër të një gjaku një fisi dhe si të tillë duhet të vazhdojmë t’i ngrisim vlerat tona të përbashkëta kombëtare.
Ju premtoj se do shihemi shpejt në Palç e deri atëher ju prift Zoti të mbarën me shumë vepra të mira për Shqipërinë tonë të përbashkët!
Mehmet PRISHTINA
Polc, Drenicë 06.07.2022










