InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Sa gjuhë mund të flasë një fëmijë?

6 Korrik, 2022
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
5 gjërat që fëmijët nuk i harrojnë kurrë për prindërit e tyre

Nga Randall Munroe

“New York Times”

Fëmijët e mësojnë gjuhën nga njerëzit që ndodhen përreth tyre. Nëse ata janë të ekspozuar ndaj shumë gjuhëve, mund të rriten si njerëz që flasin 2 ose më shumë gjuhë. Dhe këto lloj mjedisesh nuk janë të pazakonta. Gjuhëtarëve bien dakord, se sot shumica e fëmijëve në botë rriten duke dëgjuar shumë gjuhë.

Por sikur një fëmijë të rritet në një mjedis, ku është i ekspozuar ndaj dhjetëra apo qindra gjuhëve? Ne mund të imagjinojmë një personazh si Oliver Tuisti, i rritur në një lloj stacionihekurudhor global, që ndërvepron me shumë punonjësish të stacionit dhe vizitorë nga e gjithë bota.

A mund të bëhet shumëgjuhësh një fëmijë i tillë? Ndoshta jo, thotë Suzi J.Stajls, psikologe zhvillimi në Universitetin Teknologjik Nanjang në Singapor, e cila studion përvetësimin e gjuhës nga fëmijët. Një nga pengesat është koha:Ndaj sa më shumë gjuhëve të jeni të ekspozuar, aq më pak ekspozim keni ndaj secilës prej tyre.

Nëse jeni duke mësuar 365 gjuhë brenda një viti, atëherë nuk mund të keni më shumë se një ditë të plotë ekspozim ndaj secilës prej tyre. Po ashtu, skenari ynë hipotetik lë jashtë diçka thelbësor:atë që dëshiron vetë fëmija. Fëmijët nuk janë thjesht sfungjerë që thithin gjithçka rreth tyre.

Ata i kushtojnë vëmendje botës dhe zhvillojnë ndjenja dhe opinione për të, dhe kjo luan një rol të madh në mënyrën se si mësojnë. “Fëmijët motivohen duke i parë të tjerët të përdorin gjuhën e tyre së bashku. Dhe ata janë përgjithësisht të motivuar të përdorin ato gjuhë, që ata shohin se kanë ndikimin më të madh social”- shprehet Stajls.

Nëse një udhëtar i rastësishëm endet nëpër stacion duke folur një gjuhë të panjohur dhe askush nuk i kushton vëmendje, ndoshta edhe fëmija nuk do ta bëjë këtë. Por nëse një personi lezetshëm shfaqet duke folur islandisht ose minoanishten e lashtë, dhe të gjithë do të kthejnë kokën për ta parë, edhe fëmija do të bëjë të njëjtën gjë.

Nëse njerëzit do të duken të emocionuar dhe të interesuar të flasin me të sapoardhurin, fëmija mund të ketë përshtypjen se gjuha është e lezetshme dhe e dëshirueshme për t’u mësuar. Fëmijët i kushtojnë më shumë vëmendje fjalëve të njerëzve, për të cilët kanë interes dhe që duan t’i imitojnë.

Me fjalë të tjera, për të mësuar shumë gjuhë, fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për ekspozim, por edhe për motivim. “Një vend veçanërisht i njohur për dendësinë e tij gjuhësore janë malësitë e Papua Guinesë së Re, ku aftësia për të komunikuar në disa gjuhë fqinje, është

një avantazh i madh social. Në situata të tilla, fëmijët mund të mësojnë të komunikojnë rrjedhshëm në një shumëllojshmëri të madhe gjuhësh”-thotë ekspertja.

Prandaj, në rast se doni të inkurajoni një fëmijë të mësojë shumë gjuhë, duhet ta ekspozoni ndaj sa më shumë prej tyre, dhe t’i bëni ato gjuhë që të duken të dëshirueshme, madje edhe

të lezetshme në sytë e tij. Si arrihet kjo? Unë mund të mos jem personi më i duhur që duhet pyetur. Pavarësisht nga përpjekjet e mia më të mira “Si të bëjmë diçka në shkollë që fëmijëve t’u duket e lezetshme”, është një aftësi që nuk e kam fituar kurrë.

Të Lidhura

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com