Nga Fitim Zekthi
Kushdo ka të drejtë të ketë një ide apo një vizion të tijin për vendin e vet, për politikën, për të ardhmmen, për formën e qeverisjes etj. Në përputhje me këtë vizion ai përpiqet të ndërtojë edhe veprimin e vet politik, përpiqet të shpjegojë arsyet pse ka këtë vizion, pse ky vizion është më i miri për vendin, të zgjedhë ekipin, të zgjedhë aleancat, të përcaktojë orientimet etj. Në fund të fundit politika bëhet mbi idetë, mbi debatin për vlerat politike dhe morale që rrjedhin nga idetë mjafton që ato të mbrohen me sinqeritet dhe me ndershmëri. Vetë debati, vetë shoqëria, vetë proceset që zhvillohen brenda një demokracie do të bëjnë që njerëzit të zgjedhin idenë më të mirë, vizionin më të pranueshëm, ekipin dhe programin më të vlefshëm për vendin.
Kësisoj sado të këqija që mund të jenë për vendin idetë socialiste, idetë komuniste, vlerat e barazitizmit, të relativizmit, të ateizmit etj ka njerëz që i besojnë ato si të mira për vendin dhe ata janë plotësisht të legjitimuar ti mbrojnë ato dhe luftojnë për to mjaft që kjo të bëhet me sinqeritet dhe ndershëmri. E njëjta gjë edhe për vlerat e kolektivizmit apo të ultraliberalizmit, për vlerat e nacionalizmit apo kozmopolitizmit.
Në këtë kuptim, sado të këqija të jenë për vendin, çdo parti politike dhe çdo individ është i legjitimuar të zgjedhë aleancën politike, orientimet gjeopolitike, vëllazërimet ideologjike që ai mendon se ato janë të mira për mira vendin dhe janë në përputhje me vizionin dhe idetë e tij.
Është e qartë se kushdo pra ka të drejtën e tij, pavarëssht sa gjykim të errësuar ai ka, të mendojë se Shqipëra duhet të ketë një sovranitet të plotë, se marrëveshjet ndërkombëtare apo rendi ndërkombëtar nuk ka pse interferon me punët tona të brendshme, se nuk mund të ezkistojë as vend mik dhe as vend arnmik që na tregon se kë dhe si do të zgjedhim, se nuk mund të ekzistojë asnjë organizatë qoftë ajo NATO apo BE dhe asnjë parti apo shtet qoftë ajo CDU-ja gjermane apo Britania, qoftë ajo partia republikane ne SHBA apo Franca që të na tregojë se çduhet të bëjmë me qeverinë apo me partitë tona, se si duhet të luftojmë korrupsionin apo zgjedhim kryetarët, se si duhet të mbrohemi nga Serbia apo se si duhet të bëjmë aleanca ushtarake.
Koha e ka treguar se ne si shoqëri dhe drejtuesit tonë politikë në këto 32 vite kanë dështuar plotësisht thuajse në gjithçka, koha e ka treguar se ne si komb pa mbështetjen e SHBA-së nuk kemi ku shkojmë askund, koha e ka treguar se ne si komb pa mundësinë e intregrimit në BE dhe pa qenien në NATO mund të biem pre e vendeve që që kanë që nga Lidhja e Prizrenit që kafshojnë tokat dhe njerëzit tanë dhe kësosoj një sovranitet i tillë absolut ku ne i zgjidhim vetëm vetë i vendosim vetë të gjitha nuk ka kuptim. Gjithsesi një sovranitet i tillë absolut është një ide politike që të cilën kushdo ka të drejtë ta shohë si më të mirën për vendin.
Z Berisha ka nisur që nga shtatori i kaluar një lëvizje të quajtur Foltorja me të cilën ai thotë se synon të bëjë “më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur” partinë demokratike. Ai thotë se ndaj PD-së Xhorxh Soros kishtë bërë një komplot, kishte marrë atë peng dhe se ai (pra Soros) me mafien e tij ndërkombëtare arriti të shpallë non grata Berishën. Berisha thotë prej muajsh se ambasadorja Yuri Kim punon për lobiminn e Xhorxh Soros. Berisha thotë se republikanët në SHBA janë shprehur kundër shpalljes së tij non grata, se ata kur të vijnë në pushtet do ta heqin sanskionin non grata. Berisha madje thotë se e majta amerikane dhe ajo europiane duan të zgjedhin kryetarin e PD-së. Berisha ka thënë në disa raste se numri dy i republikanëve është shprehur se non grata po përdoret nga demokratët në SHBA për të goditur politikanët konservatorë.
Siç e thamë edhe më lart Berisha ka të gjithë të drejtën e tij të thotë se fakti që SHBA më ka shpallur non grata nuk ka asnjë vlerë për të, që veprimin politik të tij e përcakton vetëm ai dhe askush tjetër, që marrëdhëniet e PD-së me SHBA-së nuk janë vendimtare para vetëvedosjes së PD-së apo para sovranitetit të PD-së dhe Shqipërisë, që roli i qeverisë amerikane në zhvillimet tona të brendshme nuk ka rëndësi për ne dhe për PD-në, që fakti që SHBA nuk komunikon dhe nuk e sheh si partner kryetarin e PD-së nuk na prish asnjë punë, që fakti që SHBA-ja, presidenti dhe qeveria e saj e cilësojnë z Berisha të korruptuar dhe që minon demokracinë për ta nuk ka asnjë vlerë.
Z Berisha ka të gjithë të drejtën të thotë se ai ndjek bindjet e tij politike, ndërton aleancat e tij politike sipas vizionit të tij dhe nqs ajo që bën z Berisha bie ndesh me atë që mendon SHBA atëheër ai dhe PD do të ecin në një rrugë tjetër që nuk takohet me atë të SHBA-së. Ky do të ishte një qëndrim dinjitoz, sigurisht që do të ishte një qëndrim shumë i keq për PD-në dhe për Shqipëtrinë por ama z Berisha dhe lëvizja e tij nuk do të hallakatej në një kaos konspiracioni dhe të pavërtetash fyese përditë. Lëvizja e tij vetëm kështu do të ishte e qinqertë.
Të thuash që vendimi për të shpallur non grata Berishën është një lobim i mafies sorosiane është në radhë të parë përçmim për opinionin dhe popullin tonë këtu dhe për qeverinë amerikane atje. Një vendim i sekretarit të shtetit nuk është një vendim i një kryetari kooperative apo nëj kryetari të Komiteteit Ekzekutiv që bëhet nga ndërhyrja e një miku apo e një njeriu me influencë. Vendimet në qeverinë amerikane merren sipas standarteve shumë të ashpra protokollare dhe kalojnë në shumë e shumë filtra të hollë. SHBA është vendi me sistemin e medias, të llogaridhënies, të kontrollit të pushtetit më të fuqishëm në botë. Mjafton të kujtojmë që ndaj presidentit Trump nisi një procedurë shkarkimi sepse një këshilltar (fshehurazi) informoi shërbimet sekrete për një telefonatë e cila mund të kishte (që nuk pati në fakt) brenda elementë që kërkonin ndikim. Mjafton të kujtojmë që presidneti NIkson u largua sespe nisi procedura për shkakrikim nga informacionet që jepte në mënyrë të fshehtë në media nëj zyrtar i lartë i FBI-së. Guvernatori Rod Bllagojeviç u arrestua vetëm pse kishte dashur të ndikojë politikën në Illinois me emerëimin e një senatori duke diskutuar për emrin në favr të asaj që i leverdiste atij. Ka me dhjetëra dhe qindra raste kur për gjëra shumë të vogla për ndikimi të papërfiollshme zyrtarë të lartë të qeverisë përfundojnë në burg si pasojë e vëzhgimit të hollë të pushtetit. Pra është fyerje të thuah se sekretari Blinken e mori vendimin se e ndikoi mafia sorosinae.
Sa herë Berisha ka thënë se amabasadorja Kim ndjek politikat e Soros gjithnjë ka reaguar ose zëdhënësi Ned Price, ose ndihmësasistrent sekretari Gabriel Escobar që thotë se ajo përfaqëson vetëm presidentin Biden. Berisha dhe Foltorja megjithatë kanë vijuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Berisha tha kur erdhi asitstentsekretarja Donfried para pak ditësh se e majta amerikane nuk pëcakton dot kryetarin e PD-së. Pra sipas Berishës Donfried erdhi dhe foli si përfaqësuese e të majtës. Donfried është zyrtarja më e lartë ameriakne që ka ardhur në SHqipëri që nga koha e vizitës së sekretarit John Kerry. Ajo ka vite, dekada, që merret me çëhtje të sigurisë dhe politikës së jashtme dhe nuk ka qenë kurrë një veprimtare partiake. Këto janë jo vetëm të pavërteta por edhe përbuzje për opinionin publik.
Z Berisha ka thënë se “numri dy i republikanëve tha se demokratët po përdorin non grata për të goditur konservatorët në botë”. Është e vërtetë që e ka thënë këtë gjë Richard Grenell. Grenell ka qenë ambasador në Gjermani, i dërguar për dialogun Kosovë Serbi dhe katër muaj drejtor i komanduar i NSA. Republikanët nuk kanë një numër dy por nqs do të flisnim për një numër dy ai mund të ishte ish zv presidenti, ish sekretarët e shtetit, ish sekretarët e mbrojtjes, ish sekretarët e Homeland Security, guvernatorët dhe ish guvernatorët e shteteve të mëdha, ish shefat e CIA-s, senatorë dhe ish senatorë të fuqishëm, kngresmenë të rëndësiëhëm, ish gjeneralë që punojnë në Institute republikane etj. Numri i tyre është me qindra. Pra para se të shkohet tek Grenell janë me qindra. Ndikimi i Grenell në partinë republikane sot është thuajse asgjë. Berisha me qëllim tha që ai është numri dy.
Berisha ka thënë se republikanët janë kundër non gratas dhe se ata do ta heqin kur të vijnë. Berisha ka thënë se kjo është një ndarje e madhe dhe se non grata është një luftë që i bëhet atij nga të majtët dhe nga liberalët duke qenë se ai (Berisha) është konservator dhe kundër Soros. Nuk po flasim këtu nëse ëshët apo Berisha konservator sespe është një temë tjetër por po rrimë tek fakti që “republikanët janë kundër shpalljes non grata”.
Deri më sot vetëm kongresmeni Lee Zeldin ka thënë se kërkon informacion nga sekretari Blinken për shpalljen e z Berisha non grata. Deri më sot vetëm kongresmeni Lee Zeldin është shprehur në mbrojtje të z Berisha dhe kundër shpalljes non grata. Lee Zeldin është një kongresmen i ri nga shteti i Nju Jorkut. Shteti i Nju Jorkur ka 30 kongresmenë. SHBA ka 436 kongresmenë. Pra nga 436 kongresmenë prej të cilëve rreth 210 republikanë vetëm Lee Zeldin është shprehur kundër shpalljes non grata. A mund të thuhet se republikanët janë kundër non gratas sespe është kundër vetëm njëri nga kongeresi dhe asnjëri nga senati.
Republikanët kanë gjysmën e senatit dhe 21 nënkryetarë komisionesh në senat dhe asnjëri prej tyre nuk ka thënë gjë se ëshët kundër shpalljes non grata. Republikanët kanë 23 nënkryetarë komisionesh në Dhomën e Ulët dhe asnëj prej tyre nuk ka thënë gjë kundër non gratas.
As lideri republikan në senat Mitch Mc Conell, as lideri republikan në Dhomën e Ulët Kevin Mc carthy nuk kanë thënë asgjë kudnër non gratas. As lideri tjetër repubklikan në senat John Thune dhe as lideri republikan në Dhomën e Ulët John Scalise nuk kanë folur kundër non gratas.
As senatorët e thekshëm trumpistë Josh Haëley, Jony Ernst, Lindsay Graham, as konmgresmenët e thekshëm trumpistë Jim Jordan, Mat Gaetz, Lou Gohmert etj nuk kanë thënë asgjë për non gratan. As senatorët e fortë repubklikanë konservatorë të thekshëm si Ted Cruz, Marco Rubio as senatorët e fortë si Mit Romney apo si Mike Lee apo Rand Paul nuk kanë thënë asgjë për non gratan. As guvernatorët e fortë republikanë që shihen si kandidatë për presidenë si Ron De Santis i FLoridas, Greg Abbot i Teksasit, De Vine i Ohio-s etj nuk kanë thënë asgjë. As figurat e vjetra historike të kongresit dhe senatit dhe si Neët Gingrich, Rick Santorum, Mike Huckabee nuk kanë thënë asgjë. Asgjë nuk ka thënë as ish zvpresidenti i fuqishëm Dick Cheney, as ish zv presideeti i Trump Mike Pence një figurë refenciale sot, as ish kretari i bashkisë se Nju Jork Rudi Xhuliani etj. Asgjë nuk kanë thënë se Sara Sanders dhe Kalegh Mc Enany dy gurutë në media të Donald Trump.
Mund të numërojmë pa fund dhe është e qartë se republikant nuk janë asnjë milimetër në anën e asaj që thotë Berisha, që askush aty nuk ëshët kundër non gratas. Aq e dukshme është kjo sa asnjë komision i senatit apo i kongresit, as komisionet e punëve të jashtme, as ato të ligjeve, as komisionet e sigurisë, as komisionet e mbikqyrjes së qeverisë nuk kanë folur kurrë asnjë sekondë për akuzat se Xhorxh Soros apo mafia sorosiane shpalli Berishën Non grata dhe se ambasadorja Kim është në shërbim të këtij njereiu.
Kohë më parë në Shqipëri në tetor të vitit të kaluar erdhi senatorrja e Ioëa-s, Joni Ersnt, një repubklikane e njohur mbëhstetëse e Trump. Ajo tha në një tv se mbështet luftën ndaj korrupsionit. Pra nuk tha asgjë kundër shpalljes non grata të Berishës . Në tetor erdhën po ashtu tre kongresmenë, njëri prej tyre repubklikani Jake La Turner. Të tre thanë se mbështesin luftën ndaj korrupsionit. Pra ata jo vetëm që flasin kundër shpalljes non grata, jo vetëm nuk e takopjnë Berishën edhe pse janë repubklikanë por thonë se mbështesin luftën kundër korrupsionionit dhe reformën në drejtësi.
Ajo që e ka mbylluir përfundimisht këtë diskutim për të gjithë ata që ende shohin diçka të vërtetë tek ajo që thotë Berisha ishte vizita e ish sekretarit të shtetit Mike Pompeo. Mike Pompeo është një dinosaur në kuptimin e plotë i politikës amerikane. Ai njihet për rolin e fuqishëm në rreth 30 vite karrierë dhe ndikimin e fortë në politikën amerikane dhe padyshim në partinë republikane. Ai ishte dhe mbetet një figurë shumë afër presidnetit Trump. E djathta fetare , konservatorët amerikanë e kanë atë pikën e tyre referenciale. Shumë instute repubikane e kanë atë folës, kontributor dhe figurë të rëndësishme. Ai në një akt madhor për ne shqiptarët erdhi për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri SHBA dhe tha se këto marrëdhënie do të vijojnë edhe 100 vite. Aui tha se politika e SHBA-së për Shqipërinë nuk ka dallime partiake. Ai as e përmdendi fare z Berisha apo non gratan. Ai vlerësoi ambasadoren dhe punën e saj. Pompeo ishte Amerika.
Siç edhe e thamë më lart një ide mund të mbrohet kur ajo besohet sinqeritsht edhe po të jetë e keqe. Sigurisht zgjedhja e një ideje të keqe ka pasoja por ama sinqeritetei është justifikim për të. Foltorja nuk mbron asnjë ide ajo gënjen mbi një ide. Ajo duhet ta prabojë të vërtetën mbi atë që është SHBA-ja, mbi natyrën e vendimit të deprtaamentit të shtetit, të heqë dorë nga konspiracioni. Nuk janë dhe nuk mund të jenë republikanët kundër vendimit të sekretarit Blinken dhe nuk ka e nuk mund të ketë adminuistrartë që ve;pron me mik, si në kooprativa siç nuk mund të ketë administartë republikane që e heq nion gratan.