InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Po i nderuar! Unë kam vrull, kam energji, forcë dashuri, pozitivitet, dritë, kam talent, ashtu sikurse e di se unë jam pushtuese!

14 Maj, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Po i nderuar! Unë kam vrull, kam energji, forcë dashuri, pozitivitet, dritë, kam talent, ashtu sikurse e di se unë jam pushtuese!

Nga Enxhi DRAPI

Koleg I dashur dhe i nderuar! Eja të të mësoj se ç’do të thotë dhe si bëhet kritika!

Le t’a fillojmë nga shpjegimi që i bën fjalori i gjuhës sonë të dashur dhe të lashtë shqipe: “Kritika është shkencë mbi letërsinë dhe artin, e cila merret me analizën e veprave letrare dhe artistike. I vlerëson ato nga ana ideore dhe artistike në bazë të parimeve, duke vënë në dukje anët e mira dhe anët e dobëta.”

Ja pra, fjalori e shpjegon aq qartë dhe pastër sa nuk është e nevojshme të jesh akademik për t’u kthjelluar nga mosditja shprehimore e kësaj fjale kaq të bukur “Kritikë”, e cila sfidon dhe intrigon si mua edhe ju.

Nuk mundeni dot ju të paragjykoni krijimet e një kolegeje tuaj, në fakt askush nuk duhet t’a bëjë, më keq akoma dikush i cili e quan veten Artist! Apo jo?! Kritika së cilës i referohesha kur ju dërgova poezi për recesion a kritikë letrare, kishte të bënte me atë çfarë fjalori i gjuhës shqipe citon dhe me atë çfarë kupton çdo Artist dhe qytetar nëpër botë botë kur i’a thua si fjalë.

Mos ndoshta duhej të të kisha dërguar edhe përkthimin Shqip – Shqip të tog – fjalëshit “Kritikë letrare” që ju të mos e ngatërtronit me “Vjellje urrejtje dhe smire?!”

Çfarë nënkupton sipas jush “Nuk ka vargje të skalitura Enxhi Drapi sepse ka një siguri në vargjet e saj sikur bota është e saja”. Uroj ta kuptoni drejt atë çfarë do të tjotë kjo fjali që keni shkruar dhe të mos e keni lapsus nga padituria!

Sepse nëse jeni duke e kuptuar drejt do të thotë se unë duhet te jem një vajzë dhe një grua e dobët, pa besim tek vetja, të kem nevojën e domosdoshme të një mashkulli për të hedhur hapa para dhe per të qënë Artiste qe skalit vargje. Mos ndoshta duhet të kuptoj se u trembët nga guximi dhe siguria ime?!

Kush jeni ju?! E keni pyetur ndonjëherë veten se kush jeni? Nëse jo, ju sugjeroj ta bëni sepse është shumë e rënddësishme ta njihni veten, ju ndohmon të mos humbeni duke patur zili të tjerët. Do fitoni jetën tuaj!

Shkrimi juaj nuk kishteë asnjë kritikë për stilin, ideologhjinë, fjalëformimin, figurat letrare, pikësimim, vargun, rimën, ngjyrat… nuk kishte asgjë tjeter veç vënies në dukje se me vrullin dhe energjinë që kam fryj si një erë e cila fryn fort.

Më lejoni t’ju them se nuk tingëllos aspak bukur kur një fjalë përdoret tre herë brënda së njëjtës fjali, këtu i referohem fjalës dominuese të shkrimit tuaj, i cili vetëm kritikë nuk qe, fjalës “Vrull”.
Po i nderuar! Unë kam vrull, kam energji, forcë dashuri, pozitivitet, dritë, kam talent, ashtu sikurse e di se unë jam pushtuese!

Po… po, jam pushtuese! Marr çdo gjë e cila më takon, gjithmonë duke qënë vetja, në mënyrë të drejtë, me buzëqeshje, pa lënduar askënd dhe duke mos e shitur shpirtin dhe trupin tim! Unë pushtoj duke punuar fort, duke sakrifikuar gjumin tim dhe kohën që mund ta kaloja me familjarët e mi! Sepse unë e di se kush jam, çfarë dua dhe sa vlej!

Nuk më duhet dhe nuk më intereson aspak mendimi personal i askujt! Më pak akoma, përshtypjet paragjykuese dhe mllefderdhëse! Megjithëse mundohem t’ju mirëkuptoj sepse çdokush thotë aq sa di dhe aq sa është… me raste vërtëtë ndjej neveri!

Por, e di se do më kalojë, sepse dua të besoj se shoqëria jonë do përmirësohet! Uroj të jeni duke e kuptuar se sa keq dhe joprofesionistë e njerëzorë dukeni kur dëshironi dhe uroni stopim suksesi!

Emri im, Enxhi Drapi, vargjet dhe rreshtat e mi, puna profesionale, qoftë si juriste, gazetare apo shkrimtare, po skalitet dhe do skalitet akoma më shumë në trurin dhe sytë tuaj. Bëni mirë të mësoheni…

Gjithësesi miq, nuk po zgjatem më shumë. Brënda pak ditëve shihemi me “Mars”. Ju dua shumë të gjithëve dhe mos harroni të buzëqeshni! Qëndroni të fortë dhe moskokëçarës ndaj paragjykimeve dhe negativitetit të shoqërisë sepse JU

MUNDENI!
Ju ftoj të vallëzojmë Vals me “Mars” – in tim. Ju përshëndes!

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com