Nga Qamil Gjyrezi
Historia dhe filozofia politike, na ka mësuar se nëse do të kthehemi mbrapa në kohë e ardhmja e një vendi dhe e një qyteti do të jetë e pasigurtë dhe me shumë probleme në të gjitha planet.
Jo vetëm në rajonin tonë por edhe në Europë dhe botë qarkullimi i elitave ka sjellë zhvillim dhe përparim teknologjik dhe shoqërorë.
Sot ceshtja shqiptare është në ditët më të mira prandaj duhet të shikojmë përpara, për të zgjedhur atë “elitë politike” që nuk zhgënjen dhe nuk bën teatër me qytetarët dhe votuesit, sidmos te rinjte shqiptare.
E gjithë kjo situatë në drejtimin e duhur e “ceshtjes shqiptare” që po vë në vend padrejtësitë historike, vjen si rezultat e mbështetjes së parnerëve tanë Europianë dhe kryesisht SHBA.
Tranzicini 31 vjecarë tregoi qartë që shqiptarët nuk janë të varfër por janë të vjedhur dhe të nëpërkëmbur nga klasa politike.
Në 31 vite shqiptarët janë përballuar, konfrontuar dhe zhgjënjyer me “butaforinë e politikës”.
Me të vërtetë politika nuk ka të bëjë më drejtësinë, “ndershmërinë puritane”, të vërtetën, por ka nevojë për pak moral, dinjitet dhe nuk bëhet me inate.
Tranzicioni në Shqipëri ka qenë i mbushur me zhgënjime, humbje shprese dhe besimi por edhe me arritje.
Njeriu i ri i ish-komunizmit i shtypur nga ana materiale dhe shpirtërore e kishte shumë të vështirë të kalonte nga një sistem diktatorial, në një sitem që vlerëson mendim dhe shprehjen e lirë mbi të gjitha të tregun të lirë ekonomik kapitalist.
Padrejtësitë dhe pabarazite filluan që me zhvillimet e para të tregut të lirë, privatizimet dhe korrupsionin në administratën publike.
Në këta 31 vite kemi një shprehje në Shkodër, u bënë “Beg e dreq bashkë”, dmth nuk u respektua mendimi i të urtit dhe të diturit, por zhvillimet u mbështetën në filozofinë se, sa mendohet i Urti, Budallai e ka marrë kalanë!?
Kjo filozofi i interesoi klasës politike që u tall me vlerat e vërteta njerëzore dhe kulturore, dmth ndryshe menduan dhe ndryshe vepruan.
Shqipëria në këta 31 vite u përball me ndryshime politike, ekonomike, kulturore dhe të mendimit.
Në fillim klasa politike e djathtë e filloi me ndershmëri reformat, por më vonë filluan të deklarojnë se kur kane bërë korrupsion të majtët ish-komunistët, përse të mos bëjmë edhe neve!?
Në fakt kjo strategji funksioni shumë mirë në favor të këtyre modeleve që më vonë filluan të mendojnë për fëmijët e tyre.
Në fillimet e demkracise të djathtë dhe të majtë menduan për vehte dhe pastaj deshëm të plotësojnë kërkesat në rritje të fëmijëve dhe të afërmëve të tyre.
Kjo politikë ndikoi negativisht tek shoqëria e cila sot përballet me padrejtësi dhe pasiguri të mëdha në të gjitha planet, ekonomike dhe mbi të gjitha psikologjike.
Në këtë teatër 31 vjecarë një rol të madh ka luajtur ndërrimi i “maskave dhe i kostumeve”.
Egot e para filluan me njerëzit e afërt, komshinjtë dhe të njohurit.
Sot në PD, ka një lëvizje të quajtur Rithemelimi.
Rithemelimi nuk është as riorganizim, as rindërtim politik vlerash ne PD, por një riciklim i antivlerave të grumbulluara në 31 vite.
Disa demokratë mendojnë se kjo lëvizje do ta sjelli PD-në në pushtet, por ky mendim, konstatim nuk është i drejtë.
Shqiptarët të qeverisur shumë keq në këta 9 vite, disa mendojnë se mund të rrëzojnë Edi Ramën një ish-klasë politike e larguar me miliona vota dhe me xhaketat e vjetra?!
Shqiptarët duhet të kuptojnë se janë po ata por kanë ndryshuar strategjinë nga ana formale, kanë ndryshuar maskat, lukun dhe përdorin truke teatrore, për të bindur votuesit.
Disa politikanë kanë një aftësi të qajnë, të venë maska dhe syze, të ngjyrosin flokët, por në të vërtetë janë po ato të cilët ndërtuan një shtete të padrejtë, klientelist, të pa sigurtë dhe pa të ardhme.
Prandaj të rinjtë të cilët sot janë të pa shpresë nuk duhet të besojnë tek politikanët që sjellin riciklimin politik, që ndryshojnë pamjen dhe venë maska dhe syze, mbasi janë po ata, të cilët kanë menduar për fëmijët e tyre dhe për bizneset e tyre.
Populli ka një shprehje: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”!