Që konkurentët e përdorin Për’puthen si një katapultë për tu afirmuar në botën e televizionit, është një fakt tashmë. Kryesisht ata i janë dedikuar muzikës, duke sjellë projekte të ndryshme.
Një ndër ta është Arsim Abduli, i cili me muzikë ishte marrë që para Për’puthen. Ditët e fundit ish konkurenti ka qenë në Tiranë ku pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në studio.
Me sa duket ai po përgatit projektin e radhës. A thua do të jetë një bashkëpunim? E ngrejmë këtë pyetje, pasi para pak ditësh, kur Azem Halimi konfirmoi daljen nga programi, bëri të ditur për ndjekësit që e kishte pothuajse gati projektin e radhës.
Djemtë janë parë shumë bashkë në Tiranë dhe nuk kanë munguar as postimet në rrjetet sociale. E pikërisht nga të gjitha këto, mendojmë mos ata po realizojnë ndonjë projekt muzikor. Nuk do të ishte çudi në fakt. (E. D/ Infopressabania)
Por gjithsesi, na mbetet të presim.












