InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

President i Gjermanisë për një mandat të 2-të, Steinmeier i dhuroi gruas një veshkë

14 Shkurt, 2022
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
President i Gjermanisë për një mandat të 2-të, Steinmeier i dhuroi gruas një veshkë

GJERMANI– Gjermania zgjodhi sot kreun e ri të shtetit, Presidentin aktual, Frank-Walter Steinmeier, i cili mori një mandate të dytë në të njëjtin post. Me 1045 vota Frank-Walter Steinmeier që u propozua nga partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe opozita CDU/CSU mori për herë të dytë detyrën më të lartë shtetërore, por që e mban që nga viti 2017.

Steinmeieri e pranoi zgjedhjen dhe falenderoi. Ai tha se do të jetë President mbipartiak, por jo neutral, kur është fjala për demokracinë. Steinmeieri tha se mund të diskutohet shumë për shkaqet e ftohjes midis Rusisë dhe Perëndimit duke shtuar se asnjë vend i botës nuk ka të drejtë të shkatërrojë të drejtën e një vendi për të jetuar në paqe.

Por kush është presidenti i Gjermanisë?

Steinmeier është djali i një marangozi dhe një punonjëseje fabrike nga qyteti i vogël Detmold në Gjermaninë perëndimore. Ai ka mbaruar shkollën e mesme, ka studiuar për drejtësi dhe më pas është doktoruar. Në 1975, Steinmeier iu bashkua SPD-së. Në universitet, ai u njoh me gruan e tij, Elke Büdenbender, gjithashtu jurist me të cilën ka edhe një vajzë. Kur SPD fitoi pushtetin në 1998 me Schröder në krye, Steinmeier u zhvendos në qendër të pushtetit në Berlin, fillimisht si sekretar i shtetit dhe më vonë si kreu i kancelarisë. Ai mori për herë të parë ministrinë e jashtme në koalicionin e parë të madh nën kancelaren Merkel në 2005.

Frank-Ëalter Steinmeier përjetoi kulmin e karrierës së tij politike në fillim të vitit 2017. Në shkurt, ai u zgjodh në detyrën e presidentit për herë të parë pas një raundi votimi. Pas zgjedhje ai paracaktoi pikat e tij kryesore të fokusit në detyrë: të parandalonte Gjermaninë të harronte historinë e saj dhe të luftonte populizmin modern të krahut të djathtë. Testi i tij i parë në postin e ri erdhi disa muaj më vonë ku kKristian Demokratët e qendrës së djathtë të Angela Merkelit dolën fitues nga zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit 2017. Ata kërkuan të krijonin një koalicion me Demokratët e Lirë neoliberalë (FDP) dhe ambientalistët të Gjelbrit, por udhëheqësit e partisë nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje. Steinmeier i bëri thirrje partisë së tij që të konsideronte bashkimin me konservatorët për të formuar një qeveri funksionale dhe rezultoi i suksesshëm.

Ai e fitoi simpatinë e publikut gjerman në vitin 2010, kur i dhuroi një veshkë gruas së tij duke i shpëtuar jetën. Në zgjedhjet federale të vitit 2009, ai konkurroi përballë Angela Merkelit si kandidate për kancelar, por dështoi.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Bota

Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

6 Qershor, 2026
Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

TË FUNDIT

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com