Nga Robert Aliaj DRAGOT
Ja dhe propaganda tallavaiste nen ethet e klikimeve
Pyetja është:
A eshte vertete mjeran nje prind qe mbron femijen e tij te rrethuar nga turrma injorantesh qe po behen banore permanent te ekraneve dhe serviren si modele?
Kjo është ndjesia dhe neveria që më shtangu mbrëme në Love Story dënimi me gjyq publik live në tv, i një individi të cilit i kërkohet dhunshëm autokritika dhe të kërkojë falje me çdo çmim për gabimin e pa bërë (në funksion te krijimit te skandalit si klikueshmeri) si në kohën e fletërrufeve dhe gjyqeve publike militante të partise komuniste.
Ne flasim shumë për feminicidin dhe mizogjininë, por me stereotipe personazhesh televizive me perceptime folkloriko-fallokratike, mbeturina patriarkale, me prindërim problematik ose te edukuar nga familje te dekompozuara që na propozohen si modele dhe kritikojnë me arrogancë atë që në thelb u ka munguar, edukatën familjare.
Kjo është kultura që është formuar gjatë viteve të fundit përmes idhujve televizivë ose muzikorë. Një kulturë nënshtrimi, përdhunimi, prostitucioni dhe falokracie, me gratë gjithmonë në dispozicion, si pamje dhe si mish për të dashnorët meshkuj që i “nderojnë” me seks dhe dhurata të shtrenjta.
Me personazhe qe e shohin ekranin e televizionit si treg magjik i ngritjes së çmimit për natë të pjeshkave dhe domateve .
Me shfaqje të rrymës dominante me një seksizëm të dukshëm në veshje eskortash, paraqitje publike të dyshimta që ç’orientojnë adoleshentët të cilët mësohen të shohin vajzat dhe gratë si një objekt me çmim, si një mall që e përdor për tu kënaqur, dhe shpesh i konsiderojnë ato si plehëra kërcënuese.
Atëhere:
A eshte vertete mjeran nje prind qe mbron femijen e tij te rrethuar nga turrma injorantesh qe po behen banore permanent te ekraneve dhe serviren si modele?










