“Një luftë në Ukrainë do të ishte “çmenduri”, tha sot Papa Françesku, duke shpresuar se tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë mund të kapërcehen përmes dialogut shumëpalësh.
“Le të vazhdojmë t’i lutemi Zotit për paqe, në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet e luftës të mund të kapërcehen përmes një dialogut serioz”, tha Papa Françesku.
Ai falënderoi ata që morën pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Lutjes për Paqe në Ukrainë, të cilën e kishte shpallur më 26 janar.
“Le të vazhdojmë t’i lutemi Zotit për paqe në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet e luftës të mund të kapërcehen përmes një dialogu serioz dhe bisedimet e stilit Normandi mund të kontribuojnë në këtë qëllim,” tha ai, duke iu referuar bisedimeve Rusi-Ukrainë.











