INTERVISTA/Jeta nën kërcënimet e njerëzve me pushtet të një babai që lufton për shëndetin e të birit!

Intervistoi: Nikoleta Kovaçi

Bëhet fjalë për jetën e një fëmije, të një djali, që prindërit e tij e kanë dritën e diellit të jetës së tyre. Në tentativë për të kuruar të birin, i ati u gjend jo vetëm në një udhëkryq të pafund por edhe nën kërcënime të panumërta. Ai denoncoi disa herë publikisht emra dhe fakte, madje shkoi deri në një kallëzim në prokurorinë e Durrësit në lidhje me persona me pushtet si kërcënuesit e drejtëpërdrejt të jetës së tij dhe të familjes së tij, por kjo e fundit edhe pse e ka dokumentuar kallëzimin e tij, kurrë nuk e ka marrë më në pyetje dhe madje as nuk e ka vënë në dijeni për sa i përket kësah çështjeje.

Në fakt historia e Aldos, e sëmundjes së tij është publike prej disa vitesh! Hamdi Skeja prej vitesh orvatet nëpër dyer spitalesh për të gjetur një rrugë kurimi për djalin, ndërkohë që është përballur vetëm e heshtje deri edhe institucionale. Ai tentoi të kërkonte ndihmë disa herë për kurat super të kushtueshme për ta operuar Aldon, pasi ekspertë të huaj kanë dhënë shpresë që djali mund të ngrihet në këmbët e veta dhe mund të ecë një ditë.

Skeja është optimist prej shumë vitesh por barrierat e mëdha dhe kërcënimet e njerëzve me pushtet, deri në rang zv/kryeministri dhe ministrash e ka bërë të riun, i cili po lufton me sëmundjen e rëndë të të birit, të dorëzohet dhe ta fshehë familjen e tij nga frika e ndonjë hakmarrjeje tek gruaja, dy fëmijët apo edhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

Hamdi Skeja kërkon drejtësi, mundësi dhe shpresë për atë që sipas tij është ligjitime dhe duhet të ia sigurojë shteti shqiptar, ky shtet që, sipas rrëfimit të tij e kërcënon me jetë që ai të mbyll gojën përballë masakradave të pafundme jo vetëm të një sistemi të inkriminuar shëndetësie!

Rrëfimi

  1. Skeja, në disa dalje tuajat publike ju keni deklaruar se keni marrë kërcënimet të shumta dhe të njëpasnjëshme nga njerëz me pushtet! A mund të na thoni; për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

 

Duke qënë se unë jam një njeri i lirë, fillimet e mia ishin me ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Pasi kur e nisa nuk ishte luftë për pushtet, por ishte një luftë për një jetë njeriu.

Saktësisht për Aldon, djalin tim të madh, i cili është me aftësi të kufizuar dhe se e gjitha kjo ka nisur në kohën kur Petrit Vasili dhe Ilir Beqaj ishin ministra në Shëndetësi.

Në daljet e mia publike, të parat, denoncova me emra e fakte doktorët dhe po ashtu Beqaj-n që shëndeti i tim biri rrezikohej atëherë, ashtu siç rrezikohet edhe sot!

 

Çfarë ka ndodhur me Aldon, në gjithë këto vite, Z.Skeja? Si është gjendja e tij sot?

 

Aldo pas lindjes në 2012, morëm vesh se ishte me Mioloningocele dhe doktori atëherë na tha se duhet bërë operim që pas dy vitesh do të gëzonte shëndet të plotë. Gjë e cila nuk ndodhi kurrë. Prej gati 9 vitesh unë jetoj spitaleve dhe klinikave brenda dhe jashte shtetit.

Pasi sipas bluzave bardha në Kretë operimi nuk është bërë siç duhej. Pasi djali as nuk ecën dhe as nuk flet. Kjo si pasojë e operimit jo të duhur dhe se trupi i tij është me disa infeksione të rrezikshme!

Pra denoncimet tuaja kanë ardhur si rrjedhojë e përballjes me sistemin e shëndetësisë në vend?

Në fillim po! Ja nisa me denoncimet e sistemit të kalbur shëndetësorë, dhe më pas u pëballa me pasojat, me njerëzit që kanë edhe sot pushtet. Nga denocimet e mia ka pas kërcënime nga më të ndryshmet deri te familja ime. E cila edhe sot jeton jashtë Tiranës për shkak të shantazheve, kërcënimeve të njëpasnjëshme!

Në vend që shteti të merrte në konsideratë denoncimet e mia, mbrojti ata dhe më sulmuan mua.

Vetëm një prind mund t’më kuptojë se, përveç shëndetit aspak të mirë të djalit, po përballem shpesh me kërcënimet e pushtetit!

Skeja, ju keni marrë kërcënime edhe kohëve të fundit? A kini emra dhe a i keni denoncuar këto emra, nëse?

Po, kur them se janë njerez me pushtet, kuptohet qartë se kush po më ndjek. Kam dorëzuar një dosje në Prokurorinë e Durresit, dhe në një ndër daljet e mia në studio televizive kam patur shantazhe edhe nga ish-Zv/Kryeministri Erion Braçe, por edhe një person i afërt i tyre ka shkruar te familjarët e mi, duke iu thënë: thuaj ta mbyllë gojën dhe mos të denoncojë më, se do t’ja mbyllim Ne!

Unë po bëj një luftë për djalin dhe jo për pushtet.

Më pas ka pas edhe një shantazh nga disa policë në Kamëz ku me kanë ardhur te puna dhe më kanë thënë: Ne të njohim, por t`i do të na njohësh shumë shpejt!

Prej sa kohësh keni kryer denoncimin dhe a jeni në dijeni të vijimit të hetimeve?

Ka gati dy vite, por nuk kam asnjë pergjigje, ashtu siç u shpreha në media para pak ditësh.

Nese do të kishte shtet këtu, do të ishin marrë me ata, por kanë vendosur të merren me mua!

Sipas të dhënave tuaja është pushuar çështja?

Nayrisht që është pushuar, ndryshe qeveria nuk do më lëshonte qentë e tyre prej më shumë se dy viteve!

Skeja, përse keni denoncuar në Durrës dhe jo në Tiranë, kur bëhet fjalë që kërcënimin e nga policia e keni marrë në vendin e punës?

Dosja e Prokurorisë në Durres është tjetër, kurse kjo e Tiranes tjetër. Por unë që nuk kam një forcë tjetër, ku ta kërkoj drejtësinë? Kujt t’ja kërkoj, ku në çdo instucion është titullar Kryeministri Edi Rama?!

A keni tentuar organizma të tjera për të drejtën tuaj dhe të shëndetit të fëmijës suaj?

Po, kam kerkuar te Drejtoria e Diskriminimit, te Avokatja e Popullit dhe në Media. Vetem kjo e fundit ka reaguar, dy të parat I ka në duar Kryeministri!

Mendoni se në vendin tonë është e pamundur të bëhet diçka për shëndetin e djalit tuaj?

Ah, në vendin tonë është e pamundur shëndeti i djalit, është e pamundur mbrojtja e jetes, është e pamundur jetesa, pasi një shtet që nuk mbron dot njerëzit e tij, dhe nuk merret me jetët tona. Ky vend është kthyer në komunizëm. Nuk të lë të flasesh, të denoncosh, të rebelohesh për të drejtat themelore dhe jetësore, atëherë popullit i mbetet të bëj vetgjyqësi!

Duke njohur betejën tuaj për shëndetin e Aldos, pasi ajo ësht publike prej shumë vitesh, dhe duke parë reagimin tuaj sot, a mos vallë flasim për një ‘baba të dorëzuar’ në kërkim të të drejtave të tija?

 Beteja ime për Aldon është prej gati 9 vitesh, dhe më besoni se nuk e kam ndjerë veten ngusht, për aq herë sa kam firmosur në salla operimi, sa po e ndjej tani në përballjet me mia me kërcënimet e njerëzve me pushtet. Tani e di se jam i vetëm me të drejtën e Zotit përballë me një shtet që pavarësisht që më ka marrë dhe përgjysmuar mundesinë e jetesës së djalit si shokët e tij, unë duhet të vazhdoj! “Nje baba i dorëzuar”? Joo, se kam edhe një familje për të rritur.

Ky shtet të merr gjithçka, të vjedh gjithçka, të mohon gjithçka, dhe në fund të ndjek këmba-këmbës se përse unë kërkoj të drejtën e jetës së djalit!

Duke parë rezistencën tuaj, heroike do të thoja, a mendoni që mund të gjesh një rrugëzgjidhje me sistemin e shëndetësisë, duke patur parasysh se u rikonfirmua sërish për një tjetër mandat qeveria që ishte? Pra, me fjalë të tjera; a besoni se mund të ndërgjegjësohet dikush në këtë sistem?

Siç e di opinioni që njëherë unë ja arrita të merrja mbeshtetjen e ministres, Ogerta Manasterliu, por e di që është e pamundur më dhe nga ana tjetër shendeti i Aldos sa vjen dhe rëndohet.

Sa shpesh mendoj me veten se çfarë duhet të bëj me djalin, me shëndetin e tij, dhe me jetët e familjes sime që pothuajse çdo ditë jam nën shantazhe, kërcënime nga duart e pushtetit.

Me ke duhet të merrem me parë?!

Ku ta kerkoj të drejtën time dhe të jetës së familjes sime?!/InfoPressAlbania/