A mund të presim paqe në Afganistan?
Alvi: Unë kam shpresë. Pakistani ka qenë shpresëdhënës. Pakistani ka pasur gjithmonë një qëndrim paqësor. Pakistani ka pasur gjithmonë një qëndrim pozitiv, gjatë 40 viteve të fundit. Numër një, gjithmonë thuhej se pushtimi sovjetik (1979) i Afganistanit nuk duhej të kishte ndodhur. Numër dy, kur sovjetikën u larguan në vitin 1989, ne mbetëm vetëm për të trajtuar rrëmujën e lënë pas.
Ne arritëm një marrëdhënie të mirë me Afganistanin dhe pastaj kur amerikanët erdhën përsëri, Pakistani vazhdoi të thoshte se lufta nuk është një zgjidhje. Pra, imagjinoni në të gjithë këtë skenar në të gjithë botën, kishte vetëm një zë të njëjtë të Pakistanit, se lufta nuk është zgjidhje. Dhe nëse vendet e kuptuan këtë vetëm pasi kaluan triliona dhe qindra mijëra vdekje, Pakistani po ashtu humbi mbi 100 mijë njerëz dhe një humbje prej miliarda dollarësh. Pakistani me të drejtë mund të thotë se bota duhet të na dëgjojë, kjo është paqja.
Çfarë lloj përgjegjësish të përbashkëta mund të marrin Turqia dhe
Pakistani për të sjellë paqe dhe stabilitet në Afganistan?
Alvi: Ne të dyja jemi duke pritur dhe po ashtu edhe vendet e tjera në rajon, jemi duke pritur që gjërat të rregullohen, duke pritur që gjërat të shfaqen, kush do të përfaqësojë popullin e Afganistanit dhe me kë të bisedojmë.
Është vetëm çështje ditësh. Ne menduam se do të duhen gjashtë apo shtatë muaj, ekspertët më të mirë që shpenzuan miliarda dhe triliona dollarë në Afganistan na thanë se do të duheshin gjashtë muaj. Dhe të gjithë u habitën sepse atë që Pakistani ka thënë që në fillim, bota nuk e kuptoi. Dhe ata filluan t’ia hedhin fajin Pakistanit, se Pakistani është përgjegjës për të.
Mënyra se si populli afgan bashkëpunoi me njëri-tjetrin, do të thoja tani, nuk kam dëgjuar ndonjë raport të madh të gjakderdhjes, që më bën të lumtur. Ne jemi trashëgimtarë të traditës së umetit musliman. Marrëveshja e Paqes Hodaybiya është shembulli më i madh. Po i drejtohesha talebanëve, nëse fitoni terren në Afganistan, falni, jepni amnisti siç bëri Nelson Mandela në epokën e fundit në përpjekje për të bashkuar Afrikën e Jugut… Unë shpresoj.











