InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

“Talebanët po vijnë të më vrasin”, britma rrëqethëse e kryebashkiakes së parë grua në Afganistan

16 Gusht, 2021
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
“Talebanët po vijnë të më vrasin”, britma rrëqethëse e kryebashkiakes së parë grua në Afganistan

Novelistja dhe publicistja turko-britanike, Elif Shafak ka publikuar në rrjete sociale, fjalët rrëqethëse të Zarifa Ghafari, kryebashkiakes së parë grua në Afganistan, tashmë që i gjithë shteti është sërish në duar të talebanëve.

“Jam ulur dhe po pres që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time. Ata do të vijnë për njerëz si unë, të më vrasin”, janë fjalët tmerruese të 27 vjeçares, Zarifa Ghafari.

“Fjalë rrëqethëse nga e guximshmja Zarifa Ghafari, kryebashkiakja e parë grua. Gjithçka duket e parëndësishme krahasuar me britmat e grave afgane”, shkruan në rrjetet sociale, novelistja Elif Shafak.

Talebanët kanë marrë Kabulin dhe popullata, sidomos bashkëpunëtorët e SHBA-ve dhe komunitetit ndërkombëtar, frikësohen nga hakmarrja. Ata po përpiqen të largohen masivisht dhe janë dyndur drejt aeroportit të Kabulit.

Ditën e sotme ka patur raportime dhe dëshmi filmike, se si të paktën dy persona janë rrëzuar nga krahët e një avioni amerikan, ndërkohë që avioni ishte në lëvizje.

Në Afganistan mbizotëron frika dhe paniku, veçanërisht tek gratë, që janë kategoria më e rrezikuar, e shtypur dhe diskriminuar nën regjimin e talibanëve. Ato nuk mund të shkollohen pas moshës tetë vjeçare, duhet të qëndrojnë kryesisht në shtëpi dhe nuk mund të lëvizin lirisht pa prezencën e një burri të familjes. Gjatë regjimit të talebanëve deri në vitin 2001, vajzat minorene martoheshin me detyrim dhe nuk kishin të drejtat themelore të njeriut.

Në shtypin ndërkombëtar ka patur raportime, se talebanët kanë nisur të trokasin derë më derë, për të kërkuar personat në listën e tyre të “armiqve”.

Të Lidhura

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Bota

Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

6 Qershor, 2026
Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026
Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026
Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com