InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fatos Lubonja: Humbja nuk erdhi prej Bashës, por prej sistemit. PD të ristrukturohet për të ndryshuar Shqipërinë…

21 Korrik, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Fatos Lubonja: Humbja nuk erdhi prej Bashës, por prej sistemit. PD të ristrukturohet për të ndryshuar Shqipërinë…

Për Fatos Lubonjën, Partisa Demokratike, duhet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, për t’u rikthyer sërish në pushtet.

I ftuar përmes një lidhje “Skype” në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Lubonja evidentoi si faktorin kryesor të humbjes së PD, në zgjedhjet që sapo lamë pas sistemin. Sipas analistit, oligarkët, krimi i organizuar dhe mediat, kanë luajtur një rol përcaktues në rikonfirminin e PS në krye të vendit.

PD sipas tij, duhet të vetërregullohet për të mposhtur sistemin e krijuar, i cili sipas tij është shumë i fuqishëm.

Fatos Lubonja: Duke ndjekur edhe fushatën e saj elektorale dhe retorikën e saj, përgjithësisht përqendrohet në një interpretim jo të saktë të humbjes së saj. Ata bëjnë sikur përgjegjësi kryesor i humbjes dhe i të keqes që ka kapur Shqipërinë, është Edi Rama. Por sipas mendimit tim, Edi Rama është përfaqësues i asaj ndërtese që fola. Është regjimi, sistemi që Rama ka kalëruar. Vjedhja e votës nuk është bërë se dha Edi Rama një urdhër, por është bërë se interesat e krimit të organizuar, oligarkisë dhe mediat e sponsorizuara prej tyre. Ata janë pjesë e këtij sistemi. Katet poshtë janë të kapura nga partia dhe ky është një proces që i dedikohet Ramës. Ata që akuzojnë Bashën si humbës dhe mburrin Ramën si fitues, këta e largojnë publikun nga thelbi i problemit që është sistemi. Nëse PD duhet të ndryshojë vetveten për të ndryshuar Shqipërinë, duhet të kuptojë se nuk mundet për të ndryshuar Shqipërinë, nëse nuk ndryshon sistemin, për këtë duhet të ristrukturohet. Në debatet që shoh unë sillen e risillen rreth Bashës, ndërsa sistemi nuk preket fare. PD, është e lidhur me këtë sistem, kanë dalë nga ky sistem dhe kanë punuar te ky sistem. Unë s’pretendoj të jap zgjidhje, por të tregoj problemin.

PD a del e vetme përballë këtij sistemi?

Fatos Lubonja: Unë them se një nga arsyet se PD s’i ka dalë kundër këtij sistemi, është fakti që nëse do të jepte mesazhin elektoral se ka ndërmend të çmontojë të gjithë katet poshtë, do të kishte kundra një fuqi të madhe. Ajo është e dënuar nëse do të fitojë për të punuar me çmontimin e këtij sistemi. Këtu kërkohet një zgjidhje. Unë kam idetë e mia, por mbi të gjitha e ngre këtë problem dhe them që të ikim nga teza që s’po punon Luli’. Edhe nëse një më i zoti se Luli duhet të ballafaqohet patjetër me këtë gjë, sepse ndryshe do të jetë në iluzion. Pjesë e sistemit jemi të gjithë, por duhet të jenë instrumentet për ta ndryshuar.

Si ndryshohet ky sistem, ku ju flisni dhe për njerëz brenda PD që janë me Bashën dhe mendojnë që zgjedhjet janë vjedhur dhe janë një pjesë tjetër që janë kundër atij dhe shohin atë si humbës?

Fatos Lubonja: Ata që thonë se zgjedhjet janë vjedhur, ndoshta kanë të drejtë. Por ka dhe të drejtë Mark Marku që thotë pavarësisht nga kjo, ne duhet të bëjmë një politikë që merr parasysh këtë fuqi që ka sistemi. Këto nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Unë ngre problemin që kushdo të vijë, sepse Marku tha që ne në Lezhë fituam edhe pse është ky sistem. Kjo është një zgjidhje. Por unë shtroj problemin që ky regjim, me të gjithë fuqinë, i ka forcat më shumë. Ai e llogariti me patronazhistët, harxhoi kaq para dhe fitoi. Gara kërkon të futen njerëz të tjerë, grupe të tjera interesi. PD të mos pretendojë që gjithçka rrotull nesh sepse ne jemi e vetmja forcë. Basha duhet të ndërtojë lëvizje me të tjerë aktorë dhe të krijojë një tjetër forcë. Kjo kërkon një tjetër qasje. Jo domosdo kryetari të bëhet Kryeministër. Kemi raste për këtë nga Italia. Këto lindin nga debate të sinqerta.

Lidershipi i PD duket se nuk e ka zgjedhur këtë rrugë që po thoni ju dhe shumë të tjerë, pse mendoni ju që nuk e kanë zgjedhur?

Fatos Lubonja: Ata mendojnë kështu, duan të marrin pushtetin. Është një sëmundje e vjetër shqiptare ku interesat e vendit shkojnë kundër me interesat personale, ai i braktis interesat e vendit dhe drejtohet nga ato personalet. Gjithçka që ka bërë Enver Hoxha ishin thjesht se rrezikohej pushteti i tij, flas këtu për prishjet e marrëdhënieve me Kinën dhe Rusinë. Nëse do të përqendrohet vërtetë te interesi shqiptarë dhe jo te i tyre, atëherë do të ketë një zgjidhje.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com