InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“I zgjodha unë se kush do të ekzekutonte, Saka është një yll”, Sauthgejt: Penalltitë janë i gjithi faji im!

12 Korrik, 2021
in InfoPress, Lajme, Sport
A A
“I zgjodha unë se kush do të ekzekutonte, Saka është një yll”, Sauthgejt: Penalltitë janë i gjithi faji im!

Kujtimet e penalltisë së tij të humbur në gjysmëfinalen e 1996-ës, jo vetëm që nuk u fshinë, por u shtua një tjetër plagë e freskët. Garet Sauthgejt pranon se faji, që Anglia nuk triumfoi dot në finale me penallti, ishte i tiji. “Jemi shumë të zhgënjyer fillimisht. Lojtarët ishin fantastikë. Ata dhanë gjithçka në këtë mbrëmje. Herë pas here, luajtën shumë mirë. Nuk e mbajtëm dot topin mjaftueshëm, veçanërisht në fillim të pjesës së dytë, por nuk ka asnjë fajtor për këtë.

Ishte një kënaqësi të punoje me ta. Në dhomat e zhveshjes ishte një situatë shumë e dhimbshme”, ishin fjalët e para të trajnerit anglez. Rashford dhe Sanço u aktivizuan në minutën e fundit të shtesës vetëm për të goditur penalltitë dhe Sauthgejt pranon se kjo lëvizje ishte e gabuar, me të dy sulmuesit, të cilët u treguan të pasaktë, ndërsa Saka humbi në fund edhe penalltinë vendimtare:

“Kjo është përgjegjësia ime. Unë zgjodha goditësit e penalltive bazuar në atë që kishim bërë në stërvitje dhe askush nuk vendosi vetë. Kemi fituar së bashku si skuadër dhe na takon të gjithëve ne përgjegjësia që nuk arritëm ta fitonim këtë ndeshje. Për sa u takon penalltive, ato ishin një vendim imi dhe mbeten me mua. Ne ishim të mirëpërgatitur për ndeshjen dhe e nisëm mirë. Por, fatkeqësisht, djemtë nuk arritën të bënin më shumë”.

Pastaj trajneri sheh nga e ardhmja: “Lojtarëve u thashë se jemi të gjithë bashkë, që kanë qenë të pabesueshëm dhe ishte kënaqësi puna me ta. I dhanë vendit kujtime të pabesueshme dhe kjo mbrëmje do të jetë e vështirë për të gjithë ne. Duhet të ndihemi të zhgënjyer, sepse mundësitë për të fituar trofe si këto janë shumë të rralla në jetë. Por, kur ata të reflektojnë për atë që kanë bërë, duhet të jenë shumë krenarë për veten”.

Sigurisht që nuk mund të kritikohet edhe Saka, i cili bëri një Europian të shkëlqyer: “Saka është një superdjalë. Ai është kaq i dashur nga i gjithë grupi. Bëri një turne të pabesueshëm, ai është një yll dhe do të vazhdojë të jetë një yll. Në një finale, luajti shumë mirë kur hyri në fushë. Ne duhet të jemi pranë për ta mbështetur dhe ndihmuar, por unë jam i sigurt se ai do të marrë shumë dashuri nga mënyra se si ka luajtur këtë turne”.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias
Sport

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

31 Maj, 2026
“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026
Sport

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026

3 Prill, 2026
Kosova ‘thyhet’ në finale, Turqia shkon në Botëror
Sport

Kosova ‘thyhet’ në finale, Turqia shkon në Botëror

1 Prill, 2026
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Sport

Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026

3 Janar, 2026
‘Lojtarët tanë janë gati’, Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit
Sport

‘Lojtarët tanë janë gati’, Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit

27 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com