InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Manaj- Robert Ndrenikës: U bëre me partinë që bën zgjedhje si në Korenë e Veriut

26 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Manaj- Robert Ndrenikës: U bëre me partinë që bën zgjedhje si në Korenë e Veriut

Ditën e djeshme aktori Robert Ndrenika ishte zëri dhe imazhi i spotit të Partisë Socialiste, përmes të cilit kryeministri Rama kërkoi mandatin e tretë në nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit.

Përfshirja e Ndrenikës në fushatë nga kampi i majtë solli një lumë komentesh negative në rrjet ndaj aktorit. Ata i kujtonin atij qëndrimet e para për Teatrin Kombëtar dhe komentet se kishte frikë se mos ia hiqnin pensionin.

Më vonë ishte dhe vetë Ndrenika, ai i cili reagoi për sharjet dhe fyerjet në drejtim të tij, ku specifikoi fyerjet e ardhura nga Londra nga djali i Ali Manajt, gazetari Arben Manaj.

Ndrenika lëshonte fyerje me natyrë seksuale ndaj tij, duke thënë se po e sulmonte djali i një ish-Sekretari partie në Gjirokastër.

Ndërkohë vetë Ben Manaj ka reaguar me një shkrim të gjatë në rrjete sociale, duke iu përgjigjur “pikë më pikë”.

Ai thotë se eshtrat e përmendura nga Ndrenika për babanë e tij nuk i merr si mallkim, por si një ogur pozitiv, teksa thotë se babanë e ka gjallë në Londër.

Krahasimin që Ndrenika ia bëri me Phenianin ai ia “kthen” duke i thënë se partia e re që ka zgjedhur (nënkupton PS) është si në Phenian, pasi bën zgjedhje pa kundërshtarë.

Në fund nuk nguron ta thumbojë aktorin e madh duke i thënë se ka qenë më herët deputet i PD-së ndërsa sot pranon të jetë në të njëjtën parti me ish-kryetarin e Kuvendit në kohën e Komunizmit.

MESAZHI I ROBERT NDRENIKES

O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale.

Nuk jam kundër, por vetëm se më shan nga Londra… Nga ore nga ?

Nga Londra! Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjuhën Shqipe …U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull.

Dhe sot ky ga…ruci më shan nga Londra!
Nuk do kisha thënë as gjysmë fjale po të më shante nga Pheniani se kështu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë!

REAGIMI I BEN MANAJT

I dashur Robert,

Lexova me dhimbje sharjet dhe epitetet me organe mashkullore në adresën time, madje edhe mallkimet me ndjellje vdekje për babain tim! Thonë se nga këto të fundit të shtohet jeta!

Gjithsesi, unë kam respekt maksimal për ty si aktor dhe kaq, për të tjerat i ke në postimin tim ne FB!

Më pëlqeu referenca ndaj Phenianit, vendi i cili bën votime pa asnje parti, sic beri partia jote e re e cila e imitoj Phenianin në zgjedhjet e fundit lokale, pasi partia jote e vjetër është PD-ja, deputet i së cilës ju krenarisht keni qenë!

Babai im më lejon t’ju informoj nuk ka vdekur dhe është gjallë e shumë mirë në Londër, edhe pas mallkimit tënd, dhe ka bërë edhe vaksinën, jo si personalitet, siç bëhen në Shqipëri!

Nuk i kam thënë që më ke sulmuar si në kohen e tij, nga pozicioni i luftës së kllasave!

Por jam i sigurt se do gëzohet shumë që një njeri si ju që keni qene “me njollë” në biografi në kohën e karrierës së tij politike gjatë komunizmit, ka lënë PD që ai e urren, dhe është futur ne partine e tij!

Është fiks, siç thoni ju ne postimin sharës-mallkues: “O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë”!

Një ish-deputet i PD-se antikomuniste, në të njëjtën parti me Ish-Kryetarin e Parlamentit Shqiptar në kohën e komunizmit!!!

Ai kënaqet pa masë duke parë në satelit filmat e realizmit socialist në Digitalb, ku ju i Madhi Robert Ndrenika, keni shkëlqyer me klasin tuaj të aktrimit ndaj te cilit unë si shume shqiptarë, përulem me shumë respekt!

Dhe vetëm për kaq, jo me shumë!

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com