Në vazhdim të atyre që Lulzim Basha i quan dështimet e qeverisë Rama, kryedemokrati ka renditur edhe luftën kundër drogës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha shkruan se Rama e ka cilësuar si histori suksesi betejën kundër drogës, por kjo nuk është e vërtetë.
Teksa i referohet një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Basha thotë se “Shqipëria cilesohet si vend kryesor i origjinës së kanabisit për vitin 2014-2018”.
Kryedemorkati Basha kujton se edhe 55 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet e 25 prillit.