Tashmë është zyrtare që Ferhan Hasani është lojtari më i ri i Partizanit.
Ka qenë vetë klubi i kuq, që nëpërmjet një njoftimi për mediat, bën me dije se ditën e martë në orën 10:00, do të prezantohet para mediave Hasani.
Për “demat” që afrojnë në skuadër një lojtar që pritet të ndihmojë ekipin e Dajës, është një goditje e madhe.
30-vjeçari ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës, Brondbi në Danimarkë, Al Raed dhe HJK Helsinki në Finlandë.