Sot në fakt duhet heshtur në respekt të dhembjes, duhet heshtur për të dëgjuar veç kujen e gjëmën e nënës tënde që humbi përjetësisht birin e saj, që humbi thelbin e ekzistencës si nënë.
Por nuk mundemi të heshtim, se vdekja jote nuk ishte e zakontë, vdekja jote është një dëshmi e rëndë se sa pak vlen jeta në këtë vend. Vdekja jote është një dëshmi se ky është një shtet kriminal që nuk i shërben qytetarit, nuk mbron dhe nuk garanton të drejtën themelore, të drejtën për të jetuar.Vdekja jote dëshmon rrezikun, pasigurinë për të sotmen dhe ankthin për të ardhmen që na rri pingul mbi kokë çdo ditë dhe më e rënda është se vdekja jote ishte parathënë.
Rreziku se e përkohshmja për tu mbrojtur ndaj pandemisë #COVID-19 po kthehet në të përhershme konturohet më qartë përmes faktit se Shqipëria është tërhequr “përkohësisht” nga neni 8 dhe 11 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Me anë të një note verbale të dërguar pranë Këshillit të Evropës, Shqipëria e ka arsyetuar këtë veprim me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e cila ka sjellë kufizime në liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Ti nuk ke vdekur Klodian, ti je vrarë! Ti je një dëshmi se ne po humbim, po shuhemi, po mbytemi. Ti je një dëshmi se çfarë fati mund të kemi secili prej nesh, secili prej fëmijve tanë. Ndaj sot në vend të heshtjes ka revoltë. Ndaj sot në vend të heshtjes ka rebelim, nga ai lloj rrebelimi instiktiv kur rrezikun e ndjen pranë dhe instikti i një populli nuk gënjen.
Ngjarja e 8 Dhjetorit tregoi se dhuna e krimi sot ka fytyrën e shtetit, ndaj nuk duhet të heshtim sepsegjaku yt, nuk mund të bëhet ujë.











