Nga Paulin Marku
Edhe sot pas 30-viteve të ashtëquajtura demokraci nuk arritëm të kemi një drejtësi të pavarur dhe një polici demokratike dhe publike.
Duke respektuar trupat e ndershme të policisë, për mundin ,përpjekjet dhe vështirësitë që po kalojnë në interes të zbatimit të dëtyrës, me të drejtë lind pyetja?
Si jetojnë e punojnë kjo trupë policore e thjeshtë dhe si jetojnë e punojnë drejtuesit e tyre politikë e policorë?
Policimi si një shërbim publik kryen disa detyra:
1.Policia është manifestimi më i dukshëm i autoritetit shtetëror që kryen detyrat më të dukshme, më të menjëhershme dhe më imponuese për të siguruar mirëqenien, si të individit ashtu edhe të komunitetit në tërësi.
2.Detyrat parësore të policisë janë ruajtja e qetësisë publike, ligjit dhe rendit, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të individit , veçanërisht e jetës , parandalimi dhe zbulimi i krimit, reduktimi i frikës , dhënia e ndihmës dhe shërbimeve për publikun.
3.Përparimi drejt policimit demokratik arrihet kur ka një ndryshim nga një qasje e orientuar drejt “kontrollit politik”, në një qasje më të orientuar drejt “shërbimit dhe detyrës”, ku interesi kryesor i zbatimit të ligjit mbetet i përqendruar në parandalimin proaktiv të krimit.
4.Një polici demokratike i zhvillon dhe i zbaton veprimtaritë e saj në përputhje me nevojat e publikut dhe të shtetit, duke i dhënë përparësi ndihmës ndaj atyre anëtarëve të komunitetit që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.
5.Policia duhet t’i përgjigjet komunitetit në tërësi dhe të përpiqet të ofrojë shërbim të shpejtë dhe në mënyrë të paanshme , të barabartë, përmes veprimtarive të tyre, punonjësit e policisë duhet të jenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të shoqërisë për të promovuar mbrojtjen ligjore dhe ndjenjën e sigurisë.
6.Kur kërkohet që policia duhet të mbështesë institucione të tjera shtetërore në kryerjen e shërbimeve të tyre, kur kjo parashikohet nga ligji.
7.Besimi dhe bindja e publikut në policinë janë parakushte për një policim efektiv.
8.Policimi demokratik kërkon në të njëjtën kohë që policia të qëndrojë jashtë politikës dhe të mbrojë veprimtaritë dhe proceset politike demokratike (si liria e fjalës, tubimet publike dhe demonstratat).
9.Policia duhet të udhëhiqet nga parimi që “çdokush duhet t’u nënshtrohet kufizimeve sipas ligjit “.
10.Policia duhet të konsiderohet si rojtare e barazisë, integrimit dhe kohezionit në opionin publik.
Në rast të kundërt demokracia rrezikohet!











