Të gjithë jemi qëlluar mesnatën e 8 Dhjetorit me plumbin që vrau Klodianin,25 vjeçarin që u ekzekutua me dy plumba në rrugen e lagur nga shiu dhe mbytur nga lotët e të gjithë atyre qe e njihnin dhe jo vetëm. Në ditën e rinisë një i ri vritet se kishte kaluar orën policore,i pafajshëm dhe me plot ëndërra që u shuan me plumbin e marrë.
Një ngjarje që na kujton filmin Lulëkuqet mbi mure vetëm me një ndryshim sot fashisti ishte një polic pa eksperiencë që paguhet me taksat tona. Ne jemi një shoqëri e çuditshme që kemi krijuar vetë një shtet të tillë,të papërgjegjëshmen që të vret naten e të qan ditën madje do të të hedhë dhe hi syve.
Ajo që po ndodh në policinë e shtetit është e pa tolerueshme,që pas “hapjes së madhe në kohen e Tahirit” ku nisi shtimi në radhë e policisë së shtetit me të rinjë të Akademisë së Sigurisë e deri tek emërimet politike prodhuan këtë situatë që kemi sot,një polici të mbushur me policë që ngjajnë më shumë si donzhuan,të papërgjegjshëm në shumicen e rasteve dhe të pa aftë për të kryer detyren.
Ne kemi parë raste pa fund ku policia nderon kriminelët madje dhe i ruan kur janë në bllok,kemi parë edhe policë që janë fshehur para një atentati mafioz në mes të Tiranes,policë që rrahin qytetarë dhe mbrëmë që vranë një 25 vjeçarë.
Në vend që ministri të merret me situatat e paprecendanta në polici merret me zëvendësimin e policëve 55 vieç e lart po mirë që po i zëvendëson por me kë,me këta që nuk dinë kur një polic duhet të qëllojë,me policë që nuk janë të aftë të analizojnë një x situatë me logjikë e gjakftohtësi,unë do isha 1000 herë më i qetë e i sigurt në rrugë me një polic 50 vjeçarë që patrullon sesa me një që në rastin “më të mirë e ka mendjen të ngacmojë vajzat që presin të kalojnë në semaforin” dhe në rastin më të keq me atë që pamë mesnaten e 8 Dhjetorit.
Ajo që të bie në sy në fakt është dhe indiferenca e pseudo vipave shqipëtarë që pasi pushtuan instagramin me lotët e krokodilit me #blacklivesmattër sot heshtin para asaj që duhet të na kishte ngritur në këmbë të gjithëve. Ne që merremi me jetën e princ Harrit dhe Trump-it nuk ngrihemi nē këmbë për vrasjen e një të pafajshmi që fatin e secilit mund ta kemi dhe vetë.
Ne që duartrokisnim grekët kur protestonin në 2008-ten pë vrasjen e një 14 vieçari nga policia sot duhet të jemi shembulli i një populli që lufton për drejtësi.
JETA E SHQIPËTARVE KA VLERË, ndaj ngrihuni o të mjerë që nuk ditëm kurrë të ishim vërtetë krenar por veç të dhjerë…
Protesto sot në orën 16:30,të kërkojmë drejtësivsotvqë mos të përsëritet nesër sërish…











