Shpetim Axhami, kryetar i PLL
Sot 8 Dhjetor-Dita Kombëtare e Rinisë!
Ditë reflektimi për ndryshim duke integruar vetë rininë!
Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë në Shqipëri, ku 30 vjet më parë urugani i protestave studentore, protagonizmi dhe insiativa e tyre mundësuan shembjen e regjimit diktatorial komunist.
Urugani dhe zjarri studentorë bëri që të ndizej fryma antiregjim e shumicës dërrmuesë të shqiptarëve që për rreth 50-vjet nuk kishin parë një ditë të bardhë prej diktaturës komuniste më të egër në Europë.
Kjo ditë ngelet dita ku demokracia fitoj mbi diktaturën dhe liria fitoj mbi izolimin me një shpresë dhe besim për një Shqipëri si gjithë Europa.
Për aq më tepër kjo ditë, sot, duhet të na shërbejë të gjithëve, si një ditë reflektimi ndaj asaj që u keqbë hera-herës në devijim të idealeve të DHJETORIT ‘90, si një reflektim që gjithçka të ndryshojë, të zhvillohet e të eci përpara ashtu si e kërkonte ideali rinor i asaj kohe.
Rinia mbetet forca më e madhe promotore e çdo ndryshimi dhe aq më tepër garancia e ruatjes së themeleve të demokracisë sa herë që ajo nëpërkëmbet nga kushdo që kërkon të dalë mbi parimet themelore të saj.
Prandaj sot është i domosdoshëm një vlerësim dhe një vëmendje maksimale për atë që kërkohet dhe duhet të i afrohet rinisë për një integrimin serioz e me vlera të saj si e ardhmja e kombit tonë.
Ky integrim do bënte që çdo i ri e çdo e re të rinoj e të jetësojë Atdheun e vet për pa u larguar rrugëve të Europës.
GËZUAR DITËN TËNDE RINI??.











