InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shpifjeve dhe trillimeve, ndaj figurës së Ahmet Zogut, ju ka dala boja me fakte historike!

7 Dhjetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Shpifjeve dhe trillimeve, ndaj figurës së Ahmet Zogut, ju ka dala boja me fakte historike!

Nga Luftar Pepmarku.

Në përgjigje të disa shkrimeve abuzive, të publikuara këto ditë, po shkruaj si më poshtë. – Si mendoni zotëri, se Zogu, shiti copa të truallit shqiptar, nga që nuk kishte bukë të hante, shtëpi ku të strehohej e të banonte, rroba të vishte???

Çudi që akoma i bihet kësaj kambane të çjerrë, të asaj periudhe, kur Shqipërinë e kishin bërë raja të Jugosllavisë, deri në 1948. E pastaj raja të Moskës, deri në 1960. më vonë të Kinës deri në 1978. Jo zotëri, sikur të studiohen arkivat e kancelarive të gjithë botës, nuk mund të gjendet një dokument i nënshkruar nga Zogu si person, si kryeministër, si President, apo si Mbret i shqiptarëve, në dëm të interesave të shqiptarëve e të Shqipërisë!

Në këtë Shqipëri që krijoi Evropa, falë luftrave dhe përpjekjeve të shqiptarëve, kërkesave të tyre të vazhdueshme, marrëveshjeve të saj me portën e lartë, është Ahmet Zogu, më vonë Mbret i shqiptarëve Zog I, që krijoi shtet për herë të parë, me kushtetutë e ligje demokratike europiane, me rend e qetësi shembullore, në gjithë hapësirën shqiptare të njohur nga europa e asaj kohe!

Në përvjetorët e shpalljes së Pavarësisë, kur të tjerët nuk e përmbanin entusiazmin e kësaj arritje, Zogu porosiste: Festoni e gëzoni por kurrë mos harroni, se gjysma e truallit tonë amëtar e pothuajse gjysma e shqiptarëve, lëngojnë nën sundimin e shteteve të tjera fqinje. Prandaj atyre që me cinizëm kujtojnë padrejtësisht Shën – Naumin e anashkalojnë qëllimisht gjysmën e Shqipërisë të mbetur jashtë kufijëve shtetëror të vendit tonë, Zoti ua ndriçoftë mendjen. Mbase ju duket folklorike, por edhe në folklor përjetësohen ngjarje jetike, ju kujtoj se në fshatrat e Krujës vite më parë këndohej një këngë, në vargjet e së cilës thuhej:

“Ky Pashiqi si Lugati,

Piu zeherin nga inati,

Si ma hodhi një djal prej Mati”!

Është koha të studiojmë sa më shumë dhe të heqim dorë nga baltosja e kontributorëve të çeshtjes Kombëtare! Tek ballafaqohej me mendime të gabuara përbaltosësish, Prof. Skënder Luarasi ka shkruar: “Bota edhe kur nuk i kanë njerëzit e shquar i nxjerrin nga balta! Ne edhe kur i kemi i mbulojmë me baltë”.

Sa keq! Zoti na mbushtë me mend, që edhe nëse dikujt i kemi inat, hakun t’ ja themi! Dikush shton: “Kush e solli Zogun në fron? Me ndihmën e kujt erdhi? – E ndjej të nevojshme të sqaroj si më poshtë; – Mendoj se e solli koha me rrethanat e saj. Problemet e shumta me të cilat ballafaqohej Shqipëria në ato vite.

E provuan shumë veta para tij, dikush me ndihmën e turkut, dikush me të Italianit, të tjerë me ndihmën e Serbit e të Grekut, po asnjëri nuk qeverisi në gjithë hapsirën shqiptare, që krijoi Europa! Kur ideologjia komuniste kishte filluar të instalohej në shtetet e Ballkanit, ishte interesimi i vendeve perendimore, që ta kufizonte përhapjen e kësaj mortaje! Ato e ndihmuan Zogun të kthehej në shqipëri. Ata e kushtëzuan Serbinë që mos ta pengonte për t’ u kthyer në atdheun e tij. Kjo thjeshtë se Qeveria e Nolit kishte ardhur në pushtet me metoda bolshevike,e ushtronte pushtetin me metoda komuniste, kishte drejtim dhe orientim komunist.

Zogu erdhi pa luftë, përmes tokave shqiptare të mbetura, jashtë kufijve zyrtar tëShqipërisë Londineze. Ai ngriti shtetin shqiptarë me drejtim e orientim europianoperendimor. Ndërtoj një infrastrukturë e cila pothuajse mungonte fare.

U hapën një numër i konsiderueshëm shkollash cilësore. U përgatit një inteligjencë, dinjitoze, pothuajse në të gjitha degët e ekonomisë. U sigurua rendi dhe qetësia, për ta patur zili edhe sot. Jo më kot udhëheqsi i Internacionales Komuniste të asaj kohe, Gjergj Dimitrovi, në dhjetorin e vitit 1925 kur Zogu erdhi në Tiranë, midis të tjerash ka thënë: “Hyri Napoleoni në Tiranë u shua edhe një vatër e Lëvizjes Komuniste në Ballkan”!

Sot kush do me mësuar të vërtetat e Historisë janë krijuar të gjitha mundësitë. Fatmirësisht ka një literaturë të bollshme.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com