Shkatërrojeni o sharlatanë të pafytyrë!
Krahas gjendjes së vështirë ekonomike, ku varfëria spo njeh kufi për banorĕt e Polisit të cilët janë punëtorë e duan vendin e tyre, por pasuria po ju grabitet çdo ditë, pyjet po priten dhe po rrafshohen nga të ashtuquajturat firma. Në fakt, përfituesit e vërtetë janë pushtat e pushtetit që administrojnë karriget me votat e vjedhura. Përfituesit e vërtetë janë dy apo tre vetë (mulla omari, drejtuesit e komitetit ekzekutiv dhe ndonjë administrues firme që nëpërmjet tij xhirohen paratë). Fatkeqë e ditëzinjë janë ata që shkojnë derë më derë dhe shpërndajnë miell, oriz, sheqer e vaj për të blerë votën dhe hallexhinjtë gënjehen, e citoj fatkeqë sepse rrinë nën thundrën e hajdutëve, mashtrojnë bashkëfshatarët dhe kruhen pas ndonjë kocke që ju hedh mulla omari i cili ka 20 vjet u merr votën, ju premton, i mashtron, ju fut dajak e në fund përsëri dërgon ditëzinjt për ritualin e miellit kur afron koha e votave.

Bëjnë sikur ndërtojnë një rrugë e Gostimës me një fond minimal dhe shkatërrojnë pjesën e ndërtuar dhe të asfaltuar të rrugës nga Miraka në Gostimë. Aty pa pikën e përgjegjësisë kalojnë traktorë me zinxhirë dhe asfalti ka pësuar dëmtime gjatë gjithë gjatësisë ku zinxhirët kanë përshkruar. Por jo vetëm traktorët këtu kalojnë kamionët me trupa dhe dru zjarri pa pushim sepse duan te grabisin dhe shkatërrojnë pronën e polisit pa rënë dëbora dhe pa u bërë zgjedhjet se dihet pas zgjedhjeve nuk vjedhin dot më pasi populli nuk i voton këta hajdutë.
Unë i bëj thirrje banorëve të Polisit të dalin të gjithë bashkë, të pengojnë këtë masakër për shkatërrimin e pronës së përbashkët (pyjeve) të pengojnë traktorët me zinxhirë që kalojë dhe ju shkatërrojnë rrugën e asfaltuar. Vetëm ju banorë do mundeni të pengoni masakrën se pushteti është bashkëpunëtor në veprat e pista dhe shkatërrimtare pasi nga vjedhja e pyjeve merr pjesën e luanit.

Në zonën e Polisit ku është rruga e asfaltuar, ka jetë, dhe banorët ndërtojnë dhe mendojnë për të ardhmen por pushteti mendon për xhepat e vet dhe me mos veprimet e tij mundëson ç’popullimin e zonave dhe krijon mundësinë për veprim të mafies që sot është vetë pushteti.
Ky denoncim për publikun, ilustrohet me foto (shikoni makinën me trupa, shikoni rrugën si është dëmtuar nga zinxhirët) te bëra sot në vendin e krimit ekonomik nga bandat e pushtetit.

Mirë qĕ nuk e kanë mirëmbajtur rrugën (shikojeni nga fotot) por po e shkatërrojnë. Turp!!
Gjatë kafes me disa banorë ju premtova se une, Partia Demokratike Dega Librazhd dhe opozita e bashkuar jemi me ta për çdo denoncim dhe do i mbështesim në nismat e tyre në mbrojtje të pasurisë që po ju rrëmbehet me shpejtësinë e dritës.
Kryetar Dega E PD Librazhd
Bujar Vreto
06-12-2020











