Nga Brikena Bogdo
Amerikë, Kinë, apo Deep State? Fake news, apo diktaturë virale? Po qartësohet që është një megaplan, tashmë me tendencë globaliste për dominim global. Një nga përplasjet kryesore, midis establishmentit aktual (ku përfshihen edhe kompanitë e teknologjisë) dhe Trump, është media dhe fake news. Kompanitë amerikane Microsoft, Sisco, Yahoo, Google prodhojnë programe për në Kinë, por që lejojnë qeverine kineze që të censuroje të kontrollojë më pas të denoje. Është flagrant rasti i gazetarit kinez, i cili dha një lajm, duke guxuar të tejkalonte censurën kineze. Për këtë fakt, ai gazetar u gjurmua nëpërmjet programeve amerikane të teknologjisë, u identifikua, u dënua 10 vjet burg. Katër kompanitë amerikane të teknologjisë, që kanë depërtuar në Kinë dhe u bëjnë shërbim qeverisë komuniste kineze, në censurë, detektim, identifikim dhe dënim të qytetarëve kinezë dhe kujtdo që tenton të tejkalojë censurën, u akuzuan drejtpërdrejt nga senati amerikan për këtë skandal dhe u thirrën për të dëshmuar përpara tij. Disa prej tyre e pranuan edhe faktin që në marrëveshje me qeverinë kineze, informacioni do të ishte i kontrolluar.
Po të klikoni Google ndërkombëtar, për lëvizjen gjigande të miliona kinezëve, që u ngritën në vitin 1989 në Kinë, për demokraci, patjetër që do të shikoni një nga pamjet që ka rrënqethur botën, studenti që dilte pëpara tankut për vetflijim, për demokraci dhe mirëqenie. Por, po të klikoni Google-in kinez, aty nuk do të jepet asnjë informacion për atë lëvizje dhe pamja e studentit në sheshin Tien An Men, është e zhdukur. Është tejet e dhimbshme, kur dëgjon studentët kinezë, që nuk kanë asnjë informacion për atë lëvizje dhe për studentin që kërkon të vetflijohet. Kjo situatë censure kontrolli dhe përndjekjeje është falë kompanive amerikane të teknologjisë. Ndërkohë, Sisco në shkelje të ligjeve amerikane u ka shitur aparatura përgjimi qeverisë kineze, që nuk duhet t’i shiste.
Kuptohet qartazi që interesi i këtyre kompanive në Kinë është shumë i lartë. Deduksioni është shumë i thjeshtë. Nëse, këto kompani kanë ndihmuar që të vendoset censurë në gati cerekun e botës, nëse këto kompani arrijnë që për interesat e Kinës, shkelin ligjin amerikan, përse nuk e bëjnë këtë gjë edhe në Amerikë d.m.th të jenë pjesë e censurës mediatike amerikane, duke vendosur se çfarë lajmi do të jepet dhe kush jo? Përse, të mos bëjnë një rrokadë interesash, d.m.th këto kompani t’ia shpërblejnë Kinës, që i ka lejuar të depërtojnë në çerekun e botës, për të fituar shuma marramendëse, të ndihmojnë qeverinë kineze, në rrëzimin e presidencës Trump? Armiqësia Trump-Kinë është krejt e ditur dhe e shpallur. Interesat e njëri-tjetrit, d.m.th kompani teknologjie amerikane-qeveri kineze, janë shumë të fuqishme.
Ndërkohë Trump është në luftë të hapur edhe me kompanitë e teknologjisë. Trump hedh akuza shumë të forta për deep state (shteti i nëndheshëm), ku përfshin edhe kompanitë e teknologjisë. Në fakt, këto kompani po rezultojnë mbi të gjithë shtetet, pasi buxheti i tyre dhe fitimet janë më shumë se sa buxheti i një shteti. Amerika i jep OBSH-së 400 milion dollarë, Bill Gates 100 milion dollarë. Në këtë mënyrë shndërrohen kontrolli ekonomik botëror. Lufta e drejtpërdrejt e Trump është me kompanitë e teknologjisë, të cilat, nëse vazhdojnë me fitimet e tyre marramendëse, shumë shpejt, do të rezultojnë fuqia e re botërore, të mos themi që janë tashmë, por nëndheshëm, prandaj Trump i identifikon si Deep State. Ata janë në dijeni të çdo marrëveshje kontrate, tenderi, duke mundësuar që t’i devijojë paraprakisht për interesat e tyre. Ata kanë në dorë të gjithë serverat e CIA, apo të Departamentit të Shtetit Amerikan, Shtëpisë së Bardhë, dhe të gjithë botës, duke u bërë kontrolli politik botëror. Duke pasur kontrollin politik dhe ekonomik botëror, jemi përpara një fuqie të re botërore, ku nuk do të ketë mundësi aksesi, as Amerika, as Kina, as Europa, as Rusia, nëse do të lejohen të vazhdojnë në këtë rrugë.
Me sa duket, Deep State, apo fuqia e re botërore përdori Kinën për interesat e veta për të arritur rrëzimin e Trump. Kina është superfuqi në fushën teknologjike dhe kush më mirë se sa Kina mundet të bëhet palë për këtë dominim botëror, patjetër për të nxjerrë përfitimet e veta, apo për tu bërë veten, superfuqi botërore. Është një garë tashmë e hapur, por me sa duket edhe e shpallur. Ja ku u qartësua triniteti konfliktual, Trump, Kinë, kompani teknologjie.
Cilët ishin ata që përfituan më së shumti gjatë periudhës së pandemisë? Kompanitë e teknologjisë fituan 282 miliardë dollarë, në dy muajt e parë. Shikoni sa po imponohet përdorimi në çdo fushë e sistemit on-line. Kush do vazhdojë të fitojë? Tani, ne po kuptojmë slloganin që na u ofua, në fillim të pandemisëm, “Bota nuk do të jetë më e njëjta”. Shikoni me vëmëndje qëndrimin e Trump ndaj pandemisë, shikoni se sa i sulmuar nga kundërshtarët është pikërisht për qëndrimin ndaj pandemisë. Jo më kot, doli dhe deklaroi që nuk do të ketë një mbyllje të dytë, si pasojë e pandemisë, pasi ata që fitojnë drejtpërdrejt nga pandemia janë kompanitë e teknologjisë. Kush fitoi tjetër nga Pandemia? Kinezët? Trump thotë, po. Mos ndoshta po e përdorin Covid si armë shkatërrimi në masë? Nuk mundet ta hedhësh poshtë si hipotezë, përsa kohë filloi nga Kina, por edhe një fakt tjetër që Kina llogarit në këtë vit, një rritje të prodhimit të brendshëm bruto mbi 10%.
Kur këto kompani kontrollojnë, censurojnë dhe komandojnë të gjitha rrjetet sociale, pse nuk hartokan edhe megaplanin e Fake Neës që tashmë është strategji e mirëfilltë, e cila e ka bërë dëmin e saj? Askush nuk arrin dot, të ndajë nëpër lajmet, që ofrohen në media dhe rrjete sociale, cila është e vërteta dhe cila e gënjeshtërta.
Meqenëse nuk kishte lajm zyrtar ,se cfarë ndodhte në Amerikë me zgjedhjet presidenciale, prevaluan të gjitha lajmet nëpër rrjete sociale, të cilat flisnin: që serverat e Dominion janë marrë në përdorim nga ushtria amerikane, katër prej punonjësve të saj kanë folur me FBI-në, që presidenti i FEC (Komisioni Federal Elektoral Amerikan) organi që zyrtarizon zgjedhjet ka konfirmuar manipuline të mëdha, që kongresi ka deklaruar qartë, që ende nuk ka asnjë president të zgjedhur, që drejtuesi i fushatës se Biden,, në Texas, është arrestuar se ka ndryshuar fletëvotime, që shërbimet sekrete nuk pranojnë presidentin e zgjedhur Biden. Duket qartazi, që të gjitha janë fake news, pasi me pak njohuri ligjore e kupton që p.sh, shërbimet sekrete nuk kanë asgjë në dorë, që të shpallin presidentin apo jo, të cilin e shpall FEC. E vërteta është që gjithçka ka mbetur një betejë juridike, ku do të vendosin faktet. A do të arrijë Trump të vërtetojë vjedhjen e votës në Amerikë? Koha është tepër e shkurtër për një betejë tepër të madhe, që do të kondicionojë më pas të gjithë botën e qytetëruar. Nëse për sistemin zgjedhor, (pasi e gjithë përplasja është për votimet me postë) arrihet të hidhen dyshime tepër të forta për ndershmërinë e zgjedhjeve dhe devijimin e votës së lirë, atëhere ky sistem ka probleme serioze dhe po hedh poshtë themelet e demokracisë.
Një nga shtetet që ka hedhur themelet e demokracisë Greqia, ka një detyrim ligjor në zgjedhje; çdo shtetas mbi moshën 18 vjeç, është i detyruar ligjërisht që të votojë, me dëshirë, apo pa dëshirë ditën e zgjedhjeve. Shtetasit grek kanë një detyrim tjetër, që të shkojnë në vendlindje, personalisht, për të votuar dhe nëse nuk shkojnë, kanë penalitete shumë të forta. Dy benefite të forta ka ky sistem. Së pari, i jep vlerë çdo qytetari, por dhe fuqi individit në vendimmarrje dhe ligjbërje (fjala politikë vjen nga greqishtja “polis” qytet, ku qytetari vendos për fatet e tij) dhe e dyta shmang korrupsionin atë cfarë po përflitet gati rëndom sot në zgjedhje në Amerikë. Pra nuk luajnë dot me identitetet, askush nuk mundet të votojë për ty (ashtu si ndodhi në Amerikë, apo rëndom në Shqipëri) nuk mundet të votojë një i vdekur, nuk mundet të luhet me pullat e sigurisë. Dhe po të shikojmë edhe në Greqi e në Itali shtete që kanë qenë promotore të demokracisë, qeveritë nuk kanë stabilitet dhe bien shpesh. Kjo vërtet krijon një imazh të një mungese stabiliteti politik, por këto shtete kanë themele të forta demokratike. Qytetari vendos, nëse pushtetari qëndron në pushtet, apo jo pa mbaruar afati katër vjecar.
Dhe këtu ka të drejtë Trump, që kërkon të prekë sistemin zgjedhorm i cili po deformohet, duke humbur vullneti real i zgjedhësve. Kjo po pasqyrohet në faktin që kontestimet janë tepër të forta, si kur u zgjodh Trump si tani. Kur fitoi Trump, u akuzua që u ndihmua nga rusët, ndërsa sot dyshimet janë që kinezët kanë ndimuar Biden. Në të dy rastet ka qenë teknologjia e akuzuar.
Me sistemin on-line devijojnë dhe shkatërrojnë sisteme zgjedhore. Me sistemin on-line, devijojnë lajmin për të paraqitur në rrjete sociale atë që duan, fake news, askush të mos dijë të vërtetën. Duket sikur republikanët kanë marrë flamurin e gazetarisë së pavarur, duke denoncuar media të rëndësishme, por që edhe në atë kamp po bëjnë përgojime për kundërshtarin që nuk janë parë kurrë në histori. Një gjë është e sigurt, që jemi përballë një diktature virale, lidhur me emergjencën, infektimet, kurën, vaksinën. Me diktaturën virale po zgjidhen presidentë dhe po shpallen në këto media, duke anashkaluar institucionet zgjedhore që duhet të shpallin zgjedhjet. Në media, dëgjon që me vendime administrative krejt antiligjore, në shkelje të të drejtave të njeriut, kush rebelohet, penalizohet. Duket sikur kanë ardhur në pushtet komunistët, pasi ata janë shembulli ynë i diktaturave dhe i shkeljeve të të drejtave të njeriut, e burgimeve internimeve edhe për një fjalë, ose kanë ardhur në pushet të paaftë që janë, në ditët e fundit të tyre të pushtetit.
Përfitimi i kësaj situate nuk i dihet se çfarë do të jetë edhe sikur Biden t’ia marrë fitoren Trumpit, ky i fundit ka mbi 71 milion amerikanë që kanë votuar për të, të cilët zbritën në rrugët e Washingtonit dhe iu përgjigjën thirrjeve për të shkuar dhe votuar personalisht, (pasi dihej shumë mirë megaplani i demokratëve me votimet me postë), një shumicë në senat, pra bomba është gati të shpërthejë. Ajo që dallohet është një urrejtje masive, e shndërruar në art, pasi po i përball forcat kundërshtare në një dhunë mendore, psikologjike, ashtu siç po bëhet me pandeminë, ku më e rrezikshme po rezulton frika për virusin se sa virusi vet, dhuna mediatike duke të shkaktuar dhunë mendore. Edhe nëse nuk, është djalli vet, duhet të jetë dikush, që e njeh mirë atë, që njeh rivalitetin (atë të keq), zilinë, korrupsionin, pabarazinë, dhe dogmën. Dikush, që kërkon të përçajë dhe sundojë. Një gjë është e sigurt, që nuk është tipike amerikane.
Pra po qartësohet, kush po nxjerr përfitimet e mëdha, Kina dhe kompanitë e teknologjisë, të cilët do të vazhdojnë të nxjerrin përfitime kolosale. Me imponimin e shërbimeve on-line, Amerika do të ketë humbje të mëdha pasi një përqindje e konsiderueshme e ekonomisë amerikane është e mbështetur tek transporti. Miliona amerikane do të humbasin punën dhe të ardhurat e tyre. Si gjithmonë, lufta reale është luftë ekonomike për supremaci, dominim botëror dhe për tregje të reja, të cilat Trump u përpoq t’i kufizonte si vërshimin e Kinës në ekonominë amerikane si imponimin e kompanive të teknologjisë. Të dy janë kundër Trump, si Kina ashtu edhe kompanitë e teknologjive, të cilat sot bashkojnë forcat, më pas do t’i kundërvihen njëra-tjetrës, pasi secila synon dominim botëror.