InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Lulzim Basha, Edi Rama dhe doktrina rilindase e dizinformacionit “Putin”!

12 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Lulzim Basha, Edi Rama dhe doktrina rilindase e dizinformacionit “Putin”!

Nga Dritan DEMIRAJ

Ndërkohë që ish-krerët e UÇK, Thaçi-Krasniqi-Veseli-Selimi, po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë me akuzat për krime lufte, Edi Rama, në mënyrën më të paturpshme dhe të padenjë për një kryeministër shqiptar po mban ndezur çështjen e “Shtëpisë së verdhë”.

Kjo akuzë antishqiptare dhe krejtësisht e pavërtetë, është provuar se u gatua në Beograd, u investua nga qeveria e Beogradit, u përgatit nga prokurorët serbë dhe nuk është aspak objekt hetimi në gjyqin aktual të Hagës.
E gjithë kjo fushatë e Ramës dhe e mediave pranë tij, në mënyrë të njëllojtë me raportin e antishqiptarëve të paguar nga serbët Dik Martin dhe Karla de Ponte, kanë si qëllim që të njollosin jo vetëm luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës, por edhe vetë Shqipërinë.

Ndërkohë për të larguar vëmendjen nga skandalet qeveritare, dështimi për të zbatuar planin e propozuar nga Lulzim Basha për të luftuar pandeminë, për të ulur infeksionet, për të shpëtuar jetët e qytetarëve, për të hequr paratë e oligarkëve dhe për tia dhënë ato spitaleve, për të paguar mjekët, infermierët dhe shtuar kujdesin për të sëmurët, shtimin e ndihmës financiare për qytetarët, uljen e çmimeve të ilaçeve dhe të ushqimeve, ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti, ndalimin e bllokimit të perspektivës Europiane të Shqipërisë, etj urdhëron ngritjen nga ana e maxhorancës së Komisionit Parlamentar për hetimin e akuzave ndaj Shqipërisë për krime të supozuara në veri të vendit.

Zoti kryeministër!

Ngritja e Komisionit Parlamentar për hetimin e akuzave ndaj Shqipërisë për krime të supozuara në veriun e vendit, është shfaqja qesharake e rradhës së një kryeministri të kapur në krim dhe që qeveris bashkë me krimin e organizuar.

Por nga e ka prejardhjen gjithë strategjia e propagandës së gënjeshtrave të Ramës??
Mjaftojmë të analizojmë me kujdes mënyrën se si e mban pushtetin Putini dhe se si ai e zbaton propagandën e tij, në atë që quhet “Doktrina e dizinformacionit Putin” dhe të kuptojmë që propaganda e Ramës zbaton saktësisht këtë doktrinë dezinformimi për të mbajtur pushtetin e tij të korruptuar.

Propaganda e Rusisë është përshkruar nga ekspertët perëndimorë si një “vatër zjarri e gënjeshtrave” e cila në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur hedh në treg dezinformata të shpeshta. Në mënyrë tipike, dezinformimi dhe fushatat propagandistike të suksesshme, i japin përparësi qëndrueshmërisë së mesazheve që shpërndan propaganda ruse.

Rusia nën lidershipin e Vladimir Putinit, qëllimin kryesor e ka që audienca (populli) të besojë në diçka të re, sipas interesave të oligarkëve të tij, të vërë në pikëpyetje gjithçka që publikon opozita, ta përçajë atë sa më shumë, duke përdorur të gjitha mjetet, format dhe të dobësojë konkurrentët politikë të Putinit (njëlloj si Rama kundër Bashës dhe opozitës jashtë parlamentare).

Kremlini zyrtar, me qëllim që të arrijë këtë objektiv përdor shumë mjete, përfshi këtu mbështetjen financiare të drejtëpërdrejtë të partive politike të reja (në mënyrë të njëjtë me partitë e reja të Ramës). Dezinformimi rus është krijuar për të tronditur besimin e qytetarëve në identitetin e tyre të përbashkët dhe në parimet e tyre demokratike, institucionet dhe proçeset duke manipuluar mediat sociale, duke krijuar histori të rreme (njëlloj si akuza e fundit e Ramës për liderin të opozitës), duke krijuar akuza të rreme, persona të rremë (njëlloj me dhjetra persona të punësuar në KM nga Rama, të cilët përdorim FB me emra anonimë vetëm që të justifikojnë me progagandë 3D gënjeshtrat e Ramës).

Njëlloj si Putini që përdor median shtetërore Russia Today (RT), të cilën e financon me më shumë se 300 milionë dollarë në vit, edhe Rama përdor intensivisht “armë mediatike” të tilla si ERTV dhe jo vetëm, për të transmetuar një vijë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme disiformimi.

Për këtë qëllim, ERTV përdor dhjetra milionë Euro dhe ka në dispozicion buxhet pa limit të sponsorizuar nga Rama dhe oligarkët e tij, me qëllim që të theksojnë teoritë e konspiracionit të krijuara për të ngritur dyshime mbi akuzat e opozitës dhe për të ulur mbështetjen e saj popullore, e cila kohët e fundit është rritur ndjeshëm si pasojë e aksionit intensiv opozitar duke denoncuar çdo moment me fakte dhe prova dështimin total të qeverisjes 8 vjeçare të Rilindjes.

Për më tepër, si pjesë e një numri të caktuar të mekanizmit të ndikimit të njohur si “masat aktive”, në vazhdim të gënjeshtrave të Ramës, edhe “udhëheqës” të tjerë të Rilindjes bëjnë shpesh deklarata të rreme (kampioni është padyshim Taulant Balla) me qëllim që të përforcojnë më tej këto përpjekje mashtrimi dhe dezinformimi për popullin shqiptar.

Natyra përsëritëse e këtyre narativave, synon të portretizojë një këndvështrim të caktuar si një perceptim popullor (që në fakt nuk është i vërtetë). Për më tepër, synimet e këtij dizinformacioni nuk janë më të kufizuara vetëm për audiencat në vend, por për më tepër shpërndahen edhe në rajon dhe në Perëndim.

Si përfundim, korrupsioni galopant gjatë zgjedhjeve të fundit (në vitin 2016 në Dibër, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017, zgjedhjet moniste bashkiake të vitit 2019), përdorimi i parave të pista, grupeve kriminale, lidhjeve qeveri-bashki-policia e shtetit-krimi i organizuar, etj janë vetëm një pjesë e vogël e përpjekjes më të gjerë për të vrarë shpresën e besimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kundër proceseve demokratike dhe institucioneve të besueshme për një Shqipëri më të mirë.

Por populli shqiptar, përgjigjen më të mirë Ramës dhe Rilindjes së tij do tia japë në datën 25 prill 2021.

D.D. Washington D.C.

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com