Nga Edmond Spaho.
Nuk pritej ndonjë përgjjigje tjetër. I vendosur deri në fund për të mbrojtur kolltukun e pushtetit personal. Edhe duart t’a presin do ta mbërthejë kolltukun me dhëmbë. Me dhëmbët e korrupsionit, koncensioneve, inceneratorëve, të tenderave sekrete e 1001
Nëse ndryshimet kushtetuese dhe ato në Kod janë sipas praktikave “më të mira” europiane, sikur ke deklaruar, përse nuk pret të shprehet Komisioni i Venecias? Përse nuk dëgjon kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit?
Le të mos hyjë Shqipëria në Europë, le të mos hapen negociatat, mjafton Edi të mbretërojë.
Nesër do të na thotë që negociatat nuk hapen sepse ka probleme të brendshme Europa, ajo nuk është e përgatitur të martohet me këtë deli burrë dhe përralla të tjera të cilat i tregon prej vitit 2013.
Nuk ka Kod Zgjedhor që të shpëton nga zemërimi i shqiptarëve, nuk të bëjnë fajde as partizat që po i krijon si tufëzat dhe arëzat. Po të vjen fundi, po të lënë edhe ndërkombëtarët. Ta rrëzojmë në 25 prill!












