InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi

26 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi

Nga Erl KODRA

Kur Sali Berisha, lideri historik i Partisë Demokratike, dha dorëheqjen si Kryetar i partisë në vitin 2013, boshllëku dhe konfuzioni që u krijua në lidershipin e saj, ishte i kuptueshëm. Partia Demokratike nuk është thjeshtë një organizim politik, por ndryshe nga çdo parti tjetër në Shqipëri, ajo është vet fryma e përballjes me të keqen, e dënuar t’i rezistojë çdo agresioni, në mbrojtje të parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe lirive dhe të drejtave njerëzore.

Partia që lindi nga këto parime të përbotshme, nuk mund të bjerë pre e epsheve për pushtet, as të kthehet në viktimë e një lufte të brendshme pa principe morale. Për më tepër, Partia Demokratike nuk mund të kthehet në një arenë luftrash për lojën e pushtetit, për interesat personale të askujt, sepse interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve tejkalojnë fatet personale të gjithsejcilit.

Aksioma e përçarjes së kundërshtarit, për ta mposhtur dhe sunduar atë, është e vjetër sa njerëzimi. Shoqëritë demokratike perëndimore e kanë tejkaluar këtë epokë, por për fat të keq, shoqëria jonë gjendet në kulmin e një luftë të tillë pa principe, anipse, ata që po e aplikojnë i kanë shkaktuar vendit tragjedi pafund.

Fundja, lufta e sotme nuk është një lojë e zakonshme politike, as një përplasje fraksionesh brenda një partie, as programesh ose idesh për çështje të caktuara, por është mirëfilli një lojë për pushtet, e sponsorizuar dhe e dirigjuar nga armiku më i egër i demokracisë dhe shtetit ligjor, Kumbari i Mafias në krye të Qeverisë, Kryeministri Edi Rama. Sikur të ishte ndryshe, domethënë, ata që i bëjnë opozitë Partisë Demokratike dhe Kryetarit Lulzim Basha, të ishin ndofarë filozofësh të mendimit politik shqiptar, ose të kishin ndonjë vlerë më të madhe intelektuale, ose të kishin arsye të tjera përveç inatit, shpirtëngushtësisë dhe smirës; por mbi të gjitha, të mos i shërbenin hapur dhe pa pikë turpi Edi Ramës, edhe mund të gëzonin njëfarë mirëkuptimi.

Po kush janë dhe çfarë përfaqësojnë Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli? A janë ata intelektual të klasit të lartë, njerëz me dije të thella dhe kredenciale të larta morale? Po Mylsim Murrizi dhe Rudina Hajdari? Po Majlinda Bregu? Kush ishte Jozefina Topalli dhe çfarë pozitash mbante ajo deri më 2013? Po Astrit Patozi?

A mos ishin të dy nënkryetar të Partisë Demokratike? A kanë qenë ata aspirant për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike? Imagjinoni për një moment sikur Astrit Patozi të merrte drejtimin e Partisë Demokratike. A do të ishte dakort Zonja Topalli? A do ta pranonte ajo Astrit Patozin si liderin e saj? Po anasjelltas? Çfarë mund të ndodhte me Partinë Demokratike nëse në krye të saj të ishte Astrit Patozi ose Jozefina Topalli?

Po i ngre këto pyetje retorike sepse ky është thelbi i sulmeve dhe pretendimeve të dy kundërshtarëve më të egër të Lulzim Bashës; domethënë, se Basha është një diktator që ka uzurpuar partinë, se ka bërë marrëveshje me Edi Ramën, se ka tradhëtuar idealet e demokratëve dhe njëmijë e një të zeza të tjera. Ata që thonë se kjo lloj gjuhe nuk i bën dëm Partisë Demokratike gabohet rëndë.

Po, kjo lloj gjuhe dhe këto akte i bëjnë shumë dëm jo vetëm PD-së, por edhe krejt shoqërisë. Ata i bëjnë mirë vetëm Edi Ramës dhe shtetit të mafias që ai ka ngritur. Megjithatë, nuk po themi se edhe ata janë të kapur nga mafia, megjithse, pak e vështirë të besohet se një tip si Astrit Patozi të jetë imun nga viruse dhe veset njerëzore. Për zonjën Topalli rezervohem të them të njëjtën gjë.Partia Demokratike mbështetet nga një masë e madhe e qytetarëve shqiptar, familje të nderuara që kanë bërë historinë e Shqipërisë.

Njerëzit më mendjehapur të shoqërisë gjenden në Partinë Demokratike, pjesa më me moral e shoqërisë e mbështet Partinë që aspiron për shtet të së drejtës. Shumë demokrat kanë kredenciale më të larta morale se çdonjëri prej lidershpit aktual të Partisë Demokratike. Ka prej atyre që kanë shkrirë jetën e disa brezave për idealet e lirisë, prosperitetit dhe dinjitetit njerëzor. Por ata vetëm qëndrojnë me dinjitet, pa kërkuar privilegje, as për të qenë me çdo kusht në krye të Partisë.

Tek e fundit, demokracia është procedurë, dhe si e tillë, Lulzim Basha është Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në opozitë të ashpër me Shtetin e Mafias dhe Kumbarin e saj, Edi Rama. Në këto rrethana, është krejt e qartë se kush është armiku, kush po i shërben vendit, dhe kush po i shërben kujt. Është nga ato momentet ku gjithkush merr anë; me të mirën apo me të keqen.

Me sa duket, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi e kanë bërë zgjedhjen e vet, tashmë të pakthyeshme.

Suksese në jetë, Jozefinë!

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com