InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

SKENDER DOÇI: SHREKU DHE BORËBARDHA

14 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Lulet i dashuron shpirti, jo mendja/ 100 thënie nga Skender Doçi

I vendosa këta dy personazhe për titull, pasi janë mishërimi i vlerave të etikës, moralit dhe karakterit.

Janë personazhe për fëmijë, por vlerat e lartpërmendura janë spikatur në mënyrën më të mirë të mundshme, nëpërmjet këtyre dy personazheve (secili film për fëmijë) vlerat janë shpalosur thjeshtë, por shfaqen në dimensionin e tyre universal.

Vlerat që mbart secili individ në vetvete, përbëjnë edhe vlerën e një shoqërie. Demokracia në vetvete është një sistem i tërë vlerash, ku individi ndërvepron me mjedisin shoqëror në mënyrë të vazhdueshme për nevojat që ka. Secili njeri ka individualitetin e vet i cili e bën të dallueshëm nga individët e tjerë. Shoqëria është terësia e individëve që përfshihen në marrëdhënje të ndërsjellta dhe të vazhdueshme mbi bazën e nevojave shpirtërore, materiale dhe jetike, e cila mund të jetë e organizuar mbi bazë territori, shteti, kombi apo grupime nga më të ndryshmet (të vogla e të mëdha) social-shoqërore, ekonomike, politike dhe shpirtërore. Kur themi të glorifikojmë individin dhe interesat e tij legjitime, gjithmonë kemi parasysh ruajtjen dhe respektimin e individualitetit të tij.

Qëllimi i shoqërisë nuk është unifikimi i individëve përsa i përket individualitetit të secilit, por është plotësimi i nevojave të secilit individ duke ruajtur individualitetin e tij. Edhe sistemi arsimor në të gjitha nivelet e tij këtë synon. Atëherë shoqëria dhe çdo lloj organizimi brenda saj, njësi përbërëse kanë individin me individualitetin e tij specifik, po ashtu edhe shteti e qeveria (në kuptimin e përfaqësimit).

Gjithçka e mirë fillon nga individi, në qoftë se do progres fillon aty, në qoftë se do shtet shoqëri të lirë, civilizim, të ardhme të begatë fillon dhe mbaron tek individi, brumosja ndërgjegjësimi dhe mirëqenia e tij personale.

Po cili është roli që luajnë etika, morali dhe karakteri i individit në jetën e përditshme të tij, dhe ndikimi që kanë mbi shoqërinë në përgjithësi?

Ne si shoqëri, që nga koha e Skënderbeut vijmë pa beteja të forta të organizuara në shkallë kombëtare qoftë për arsye vlerash, patriotizmi apo kombëtare. Pra, na ka munguar ajo shkolla masive ku nëpërmjet betejave të fuqishme spikatet në mënyrë kolektive karakteri i secilit.
Mos të harrojmë se para 160 vitesh, Amerika që shohim sot, ka bërë luftën civile e cila ka hyrë në histori si “lufta qytetare” për të zhdukur skllavërinë e cila në atë kohë ishte institucion. Llogariteni gjysma e kombit ka hyrë në luftë me pjesën tjetër për të liruar një herë e përgjithmonë skllevërit dhe kanë vdekur përgjatë katër viteve luftime mbi 600000 mijë luftëtarë, në fund edhe “Princi i lirisë” Abraham Linkoln. A ka “shkollë” më të madhe se kjo, për karakterin të drejtën, lirinë e moralin qytetarë?! Para 60 viteve po në Amerikë, kanë shpërthyer protestat më të fuqishme për të drejtat e njerëzve me ngjyrë dhe kulmuan me vrasjen e heronjëve të lëvizjes, Martin Luterking dhe Xhon Kenedi, “shkolla” e dytë madhore në harkun e një shekulli.

Çdo qytetar amerikan edhe sot ndjehet hero i dy momenteve historike ku në përballjet e dhimbshme brenda kombit, ka triumfuar e drejta dhe morali njerzor.

Pa u zgjatur shumë, pas Skënderbeut ne nuk kemi pasur beteja të fuqishme e të përgjakshme në shkallë kombëtare qoftë për parimet e qytetërimit qoftë për ato patriotike-kombëtare.

Vijmë tek sistemi komunist, ai lirinë, nderin, moralin dhe patriotizmin i shkatërroi përfundimisht nëpërmjet “krijimit të njeriut të ri”, patriotizmin dhe qytetarinë i zëvendësoi me “idealet komuniste”.

“Shkolla” jonë e madhe nëpërmjet momenteve kulmore historike apo qytetare, ku formësohet dhe spikatet karakteri i secilit qytetar, pas kohës së Skënderbeut na ka munguar ose ka qenë tërësisht e mbrapsht, sikurse ishte diktatura komuniste.

Ne, mund të flasim për vendosjen në një rrugë të qartë të vlerave tona kombëtare dhe qytetare, përgjate këtyre viteve të demokracisë, ku lëvizja e lirë përmbi të gjitha i hapi rrugë urbanizimit dhe rritjes së qyteteve tona. Nuk çuam shkollat me ideologji komuniste në fshat por në një pjesë dërrmuese, sollëm fshatin në shkollat me drejtim perendimor nëpër qytetet tona. E kam theksuar edhe një herë tjetër, 30 vitet e fundit janë periudha më e lavdishme e historisë tonë që pas kohës së Skënderbeut.

Lind pyetja: –Përse gjatë tridhjetë viteve nuk kemi ecur aq sa duhet me moralin, etikën dhe karakterin qytetarë? Ka Shumë faktorë, njëri është se ka qenë tranzicioni politik dhe social i cili ka pas të bejë me një mentalitet të ngulitur jo ashtu siç duhet prej shumë kohësh, i dyti rrethanat e vështira ekonomike, i treti familja. Mos të harrojmë se arsyet që folëm më lartë pikë së pari impaktin e kanë pasur në mentalitetin familjar dhe si rrjedhim në shoqëri. Sot familja shqiptare akoma përpiqet t’i orientojë brezat e ri për nga një “konservatorizëm”i kaluar në kohë përsa u përket shumë treguesve që karakterizojnë grupmoshat e reja. Kjo është edhe arsyeja që jo pak të rinjë shqiptarë në rrugën e një koncepti evropian për jetën, janë në një dualizëm i cili iu humb shumë kohë. Pastaj kthehen tek rruga e vjetër, ku karakteri etika dhe morali qytetarë lënë për të dëshiruar. Unë nuk mund të them se një i ri shqiptar është me kohën kur ai indoktrinohet politikisht, apo nga besimi fetar, kur vjedh qytetarët dhe shtetin në punën që bën, ushtron një biznes apo veprimtari të paligjshme, gëzohet kur fiton partia e tij se do iu marre punën e përditshme në shtet bashkëmoshatarëve të tij, apo do i heq nga puna vetë ai. Po kur prindërit e këshillojnë fëmijën e porsa diplomuar të merret me politikë dhe të ndjekë partitë nga mbrapa dhe nuk i sugjeron të hap një biznes apo të kërkoj një vend pune në privat.

Duhet ta kemi të qartë se, vizioni që kanë për fëmijët një pjesë e madhe e familjeve shqiptare  është i cunguar, ndoshta jo sa duhet i shëndoshë apo i brumosur fort me moralin dhe karakterin e individit dhe respektimin e lirisë dhe individualitetit të tjetrit.
Po mos të ishin faktorët e mësipërm, rinia jonë dhe si rrjedhim shoqëria do ishim në një stad më të pëlqyeshëm nga ç’jemi sot.

Unë personalisht mendoj se, ecja përpara e individit me vlerat e moralit, karakterit dhe lirisë është rruga e vetme për të ndërtuar një shoqëri dhe shtetin demokratik. Pastaj zhvillimi ekonomik vjen njësh me këto vlera pasi resurset, pozicioni gjeografik i vendit tonë e mundëson për një kohë të shkurtër mirëqenien ekonomike të çdo shqiptari.

Si shpjegohet që prindërit shqiptarë, i sugjerojnë fëmijëve të tyre të lënë Shqipërinë dhe mos të punojnë në atdheun e tyre, ndërsa prindërit amerikan i japin bekimin fëmijës së tyre për të luftuar në Kosovë apo në Afganistan për çështjet e lirisë së qytetarëve atje, sepse kështu thotë atdheu i tyre Amerika. Si mund të flasim në këtë rast për patriotizëm, vlera, moral apo karakter të njehësuar?! A mund të quhemi ne më të “zgjuar” në këtë rast?!
Unë mendoj se jo.

Morali, karakteri dhe vlerat në përgjithësi janë përtej interesit të cunguar dhe të ngushtë  personal.

Të gjithë ata që s’kanë mundur të bëjnë ndonjë gjë të kënaqshme në jetë, nuk e kanë se ishin të ndershëm dhe të moralshëm, por nuk kishin aftësitë e duhura profesionale ose kurajon e nevojshme, dhe pastaj bëjnë militantin e rëndomtë mbas partive politike, ku karakteri dhe individualiteti i tij merr edhe një goditje tjetër, pasi bëhet “zhele” derisa partia t’i gjej një punë dhe ky të kënaqet që bashkëmoshatari i tij doli në rrugë falë partishmërisë dhe “rrugës” që ky ndoqi.

Shreku dhe Borëbardha, jane dy filma për fëmijë të cilët i  kanë parë të gjithë në fëmijëri, por secili nga ne duhet t’i shoh edhe në moshë madhore pasi cilësitë njerëzore (individuale) janë ato që ia vënë vulën kombit dhe jetës tonë. Moralin, karakterin dhe vlerat në përgjithësi i ke të brumosura nga familja. Por nuk të ndalon askush ti fitosh në jetë, sikurse edhe t’i humbasësh përgjatë saj dhe të kthehesh në një njeri me shpirt të trazuar, me mendje jo të qartë, të bëhesh egoist dhe snob, i padobishëm për shoqërinë dhe për me tepër, të jesh një model i keq për fëmijët e t’u për kohën dhe akoma më i keq për të ardhmen e tyre.

    Skender Doçi
Datë: 13. 10. 2020

Të Lidhura

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com