InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

SERGEJ ESENIN: EH, Ç’ VITE SHKUAM, KOHËRA PLOT TRISHTIM…

2 Tetor, 2020
in Kulturë, Të ndryshme
A A
SERGEJ ESENIN: EH, Ç’ VITE SHKUAM, KOHËRA PLOT TRISHTIM…

Me këtë rrugë unë jam i dashuruar,
njëlloj dhe me shtëpinë e ulet pranë.
Lart, në dritare kashtës, së praruar,
kallama jeshilojnë përmbi tavan.

Eh, ç’ vite shkuam, kohëra plot trishtim,
vite kur ngjizej dhunshëm çmenduria.
Kujtoj fëmijërinë në fshatin tim,
blerimin që s’ kish fund në sytë e mia.

Lavdi e paqe kurrë s’ kam dëshiruar,
unë, kotësinë lavdisë, ja di shumë mirë,
sapo mbyll sytë shoh n’ ëndërr i malluar,
kthinën atërore buzë livadhit, ndën rrëpirë.

Kopshti ndriçon nën vesën mëngjesore,
gushti mbi gardh është shtrirë e po pushon,
pëllëmbët hapur i mban bliri në bregore,
mbi to një në zog i vogël cicëron.

Atë, izbën e drunjtë, kam adhuruar,
në trungje kish të çara plot mister,
gjëmonte furra me buçimë, e egërsuar,
kur jashtë binte dëborë, me llohë dhe erë.

Gulçim i heshtur, ulërimë dëgjohet,
thua se një të gjallë të vrarë po e vajton.
Ç’ka vallë deveja e baltës që trishtohet,
në mes furtunës që furishëm po kalon?

Duket ka parë vende të largëta, një vegim,
në kohë të lulëzuara, gjurma ëndrrash,
rërën e artë të Afganistanit pa mbarim,
dhe retë e Buharasë, mjegull legjendash.

Oh, këto vende edhe unë i kam shëtitur,
kam ecur në ato shtigje e s’ jam zhgënjyer.
Tani ama një nostalgji më ka zhuritur,
në tokën e vendlindjes për t’u kthyer.

Por kjo dremitje shkoi, si shumë të tjera
si tymi kaltërosh kur qiellin zuri.
Paqen kërkoj – livadheve të gjera!
Paqen kërkoj – në një shtëpi prej druri!

1923

Shqipëroi: Arqile Garo

Të Lidhura

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”
Kulturë

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”

2 Qershor, 2026
“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com